Zhorzh Sand:ERDHi ME MENGJESIN (Tregim)
Faqja 1 e 1
Zhorzh Sand:ERDHi ME MENGJESIN (Tregim)
Zhorzh Sand:ERDHi ME MENGJESIN
Kur e ze fruthi femijen kater vjece, kur familja eshte e madhe: babai, mamaja, gjyshebabai, gjyshemamaja, djali tete vjec, vajza gjashte vjece, kur femija me fruth, i perkedheluri i gjyshebabait, rri shtrire ne krevatin e vogel, te hekurt, te verdhe, me parmake dredha - dredha qe formojne rrathe e rombe, dhe qe ka rritur edhe dy te tjeret, dhe shton tekat e fruthit, gjithe familjes i prishet rehati.
- Dua, dua, - perpjek duart e vogla, shenje qe gjyshebabai duhet t`i ulet prane e t`i kendoje kengen e bilbilit.
- Karekllen. 1) -
Mamaja ia ve afer krevatit. Gjyshebabai, e kerrusur brenda rrobave te zeza, perkul mbi te voglen krejt roze, shtrire ne kurriz ne krevatin e vogel te verdhe qe i zgjat docken, fytyren e zbehte, te embel, zbukuruar me rrjeten e thelle te viteve. Nje kompozim ngjyrash dashurie. Mamaja ve buzen ne gaz. Nxiton. Koha e mengjesit eshte e shkurter. Familja e madhe. Puna mjaft larg: te zbresesh kodren, krenarine e qytetit, te ecesh gjer ne fund te rruges automobilistike, hijeshuar me fidane te rinj trotuareve, gjersa te pershendetesh me syte e bronzte te heroit. I hedh shikimin e fundit kompozimit ngjyrash dashurie. Nxiton.
Gjyshebabai mbeshtet doren e rreshkur tek parmaku i verdhe i krevatit te vogel. E vogla, shtrire, zgjat kembet me thembrat e skuqura flake nga levizjet plot gjalleri, duke i nxjerre jashte dredhave te parmakeve te krevatit te verdhe.
- Perendia ime, - flet gjyshebabai me vete, po me ze, - sa shpejt po rritet kjo kokone.2)
E vogla, fytyreprush nga fruthi, perpjek duart e vazhdon si laureshe "dua, dua" - n e saj. Vetem ajo e di se kur duhet ta pushoje.
Gjyshebabai buzeqesh me te gjitha rrudhat e fytyres, rrjetezuar thelle ne vite. Ia merr ne duart e veta zgerbonje docken e njome roze se vogles, qe e mban jashte nga nje tjeter dredhe e parmakut te krevatit. Ze e kendon ulet, bute, ngrohte. Perkedhel docken roze. Perkedhel kacurrelat e verdha te bardha maje kokes, te zbukuruara me kujdes nga mamaja. Nuk i heq syte nga fytyra e vogel qe skuq prush.................................
.................Mamase, dhimbjet e lindjes i filluan ne darke.
- Ka kohe, - mendoi. Vazhdoi punen mbi soben Super Blanka. Preku kot dorezen e kazanit te ujit te nxehte. Doren tjeter e vuri poshte barkut.
- Po te jete cupe, nuk e duam, - thote gjyshebabai. Ulur ne minder ne krah te sobes pjek nja dy geshtenja per djalin dhe vajzen.
- Na mjafton kjo jorgulle, - 3) kthehet nga vajza, i jep geshtenjen e qeruar, pasi e hedh e e pret me duart e rreshkura qe nuk e ndiejne te nxehtin dhe i prek bute floket e zinj, te ashper, te shendetshem.
- Kujt i ka ngjare, xhanem, me keta floke?
Mamaja heq doren nga kazani. Kthen koken nga babai. Te dy me floke te zinj, te ashper, te shendetshem. Mamaja ul koken, ve doren mbi bark, sikur e ve mbi koken e se panjohures.
"Cdo te behet me te, po te guxoje te jete vajze?" Zemra i perpelitet bashke me levizjet e femijes. Pret shikimin e gjyshebabait.
Geshtenjat mbaruan. Me penden e gjelit gjyshebabai fshin pllaken e sobes, mbledh levozhgat ne doren e rreshkur dhe i hedh ne zjarr. Shkund duart. Nuk ngutet.
- Do t`ia fal tezes, - thote mamaja. Ajo nuk ka femije. Nuk mund te kete.
Ne shtrat, shtrire me kujdes ne krah, fut doren poshte jastekut, zakon i femijerise,, mbeshtet faqen dhe ia le lotin.
.........................
Mysafiri i ri, qe trokiti ne jete bashke me mengjesin,ishte vajze.
Mengjesin tjeter, heret, gjyshebabai doli ne oborr, nen pjergull, perveshur shami, fund e menge, lau mire e mire me sapun fytyren e duart, qafen e veshet, i fshiu mire e mire me peshqirin e bardhe, lidhi shamine e kokes, uli fundin e perveshur,uli menget e mbuloi lleret e fishkura dhe u gatit te vizitoje mysafiren e vogel ne maternitet.
Te shtatedhjete vjetet e jetes se saj i vuri mbi kepucet e vogla me pak take, i mbeshtolli me shallin e mendafshte, te madh, te zi,kujtimin e vetem nga i shoqi sjelle nga Stambolli dhe trak - truk zbriti kodren.
Lehona, fytyrezbehte nga lindja dhe pikellimi, perpiqet t`i fuse se vogles gjirin ne goje. Eshte ulur me mundim ne fund te salles, perballe deres. Zerat melodioze te kanarinave e bilbilave qe mbushin hapesiren e salles, fluturojne mbi te e rreth saj, pa i qendruar gjekundi.
E vogla perpiqet me kot te kape ushqyesin e jetes. Leviz pareshtur kembet e vogla, thembrat i behen flake nga ferkimi,tund koken e vogel, me dy fije floke te verdhe te bardhe, te lagur, maje saj.
Ne kete lufte per jete kthen koken nga dera, ku e pret gjyshebabai me fytyren diell, me shallin e krahet hapur si shqiponje................
- Cupa ktheu koken, me veshtrejti 4) ja, keshtu, -- ben gjestin, kthen pak koken menjane, con edhe syte andej.
- Pa po mua, ja, mu ketu, - bashkon gishtat e dores se djathte ne nje pike dhe ate pike e ve mbi zemer, - me cerriti, 5) - tregoi me vone gjyshebabai.
Qe nga ai cast e vogla zuri vend ne zemren e gjyshebabait, futur brenda zgavres se kraharorit te thate si ne fole, per te mos dale kurre.
Dhe nuk doli. Gjyshebabai, duke i perkedhelur floket e bute, te verdhe te bardhe, qe dalngadale u bene kafe mendafsh, e mbajti shtrenguar ne ate gjoks te thare, sikur te donte, keshtu, ta mbronte nga fati i ndryshuar.
Edhe emrin ia zgjodhi nga anet e saj, nje emer qe kendohej kenge.
Mamaja e pelqeu kete emer. Afrohej me emrin e motres se saj te vdekur shume vite me pare.
............................
Po per supet e se vogles nderrimi i fatit dhe pesha e vdekur u bene teper te renda.
............................
1) karriken
2) kukull
3) fjale perkedhelese
4) veshtroi
5) kendoi
E merkure 25 gusht 2010 ora 16:00
ZHORZH SAND.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi