Krasniqi: Nënë Tereza tejkaloi të gjitha dallimet njerëzore

Kuvendi i Kosovës mbajti të enjten një seancë solemne për nder të 100-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, me ç’rast kryeparlamentari Jakup Krasniqi e quajti të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm fenomenin e quajtur “Nëna Terezë”.
Në fjalimin drejtuar deputetëve të Kuvendit si dhe mysafirëve të ftuar, Krasniqi tha se Kosova është krenare që nxori nga gjiri i saj një humaniste me përmasa kaq të mëdha botërore. Nënë Tereza, tha ai është një fenomen, me të cilin përfitoi dhe krenohet mbarë njerëzimi, të varfrit dhe të pasurit, të ngopurit dhe të pangopurit, besimtarët dhe jobesimtarët si dhe secili njeri, në të katër anët e globit.
“Nëna dhe motra jonë u bë dhe do të mbetet Nëna e të gjithëve në hapësirën tonë tokësore e qiellore. Kjo është mrekulli, është shenjtëri, është histori që s’është parë, as dëgjuar kurrë. Është një fenomen, prej te cilit përfitoi e krenohet mbarë njerëzimi, të varfrit dhe të pasurit, të mëdhenjtë dhe të vegjlit, të lirët dhe të robëruarit, të ngopurit dhe të uriturit, të shëndoshët dhe të sëmurët, të privilegjuarit dhe të përjashtuarit, besimtarët dhe jobesimtarët. Për secilin njeri, në katër anët e Globit është pasqyrë për njerëzi, për mirësi”, tha Krasniqi.
Seanca solemne e Kuvendit të Republikës, është në vazhdën e manifestimeve dhe aktiviteteve që po i zhvillojnë institucionet e Kosovës për nder të njëqindvjetorit të lindjes së humanistes me origjinë shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza.
Këto manifestime po organizohen nga presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, i cili vitin 2010 e ka shpallur si vit të Nënës Terezë. Me këto manifestime, sipas kryeparlamentarit Krasniqi, Kosova po i bashkohet pothuajse të gjitha vendeve të botës, të cilat me aktivitete dhe manifestime të ndryshme po shënojnë këtë vit jubilar të lindjes së humanistes shqiptare.
“Kjo Nënë e jashtëzakonshme, e papërsëritshme, mrekullisht dhe bindshëm e mishëroi dhe e dëshmoi para gjithë botës historinë, traditën, kulturën shqiptare dhe atë mbarënjerëzore. Edhe pse gjithnjë e zënë në luftë kundër të ligave, varfërisë mbytëse dhe sëmundjeve të shumta, Nëna Terezë kurrë nuk e harroi Popullin saj, ninullat e prindërve të saj, dashurinë për fëmijët. Nëna jonë, Nëna e gjithë njerëzimit, të cilën e pritnin si hyjneshë nevojtarët e mbarë botës, edhe pse kishte shumë punë, ajo gjente kohë dhe kishte mirësi ta vizitonte Kosovën dhe Shqipërinë”, tha Krasniqi.
Me vendosmërinë si të Nënës Terezë, populli i Kosovës, sipas tij i përballoi vitet më të vështira të fundshekullit që shkoi.
“Populli ynë ndjehet i privilegjuar dhe krenar për bijën e tij humaniste të këtyre përmasave, që ishte gruaja më e madhërishme e botës së shekullit njëzet. Është pra një nder dhe një privilegj i madh për të gjithë ne, që jetuam në epokën e saj e bëmë ndryshime të mëdha, që e patëm dhe e kemi përjetësisht një Gonxhe, të cilën mbarë bota e quan Nëna Terezë.
Nderi dhe lavdia e përcjelltë në përjetësi Nënë Terezën”, tha Krasniqi.
Derisa më 26 gusht, kur ishte ditëlindja e Nënës Terezë, Kuvendi i Maqedonisë mbante seancë solemne për humanisten shqiptare, në Kosovë atë ditë pati vetëm aktivitete periferike dhe jo një seancë në Kuvend.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi