Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrit Omeri: Alpinizmi shqiptar është në krizë totale

Shko poshtë

Astrit Omeri: Alpinizmi shqiptar është në krizë totale Empty Astrit Omeri: Alpinizmi shqiptar është në krizë totale

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 01, 2009 1:14 pm

Astrit Omeri: “Në Shqipëri ka 10 ekipe, por është për të ardhur keq që masivizimi është zhdukur”

Alpinizmi shqiptar është në krizë totale
Nga Albert Zholi

Astrit Omeri (Mjeshtër i Merituar i Sportit), Drejtor fotografie i shumë filmave artistik, ka realizuar dhe një numër rekord filmash dokumentarë për sportin e bukur të alpinizmit. Plot 65 filma dokumentarë për alpinizmin, përbëjnë një numër rekord filmash për sportin por që ende flenë në sirtarët e arkivit të RTSH-së. Për “Telegraf” ai rrëfen një pjesë të jetës në rrugën e bukur të sportit, por edhe të operatorit në shumë filma artistik.

Z.Astrit, kur ka lindur sporti i bukur i alpinizmit në Shqipëri?
Alpinizmi është një sport i hershëm në Shqipëri. Ne para pak kohësh festuam 80- vjetorin pasi kemi gjetur disa dokumente që tregojnë se fillimet i kanë aty nga viti 1912.

Kush ishin nismëtarët e parë të këtij sporti të bukur dhe të vështirë?
Prof. Avni Zajmi, Luigj Shala ishin ndër themeluesit e alpinizimit në Shqipëri. Natyrisht këta u pasuan me titullarë të tjerë si vëllezërit Marku, e të tjerë, të cilët disa nuk janë gjallë.

Kur mori formë të plotë ky sport?
Zanafilla si një sport i kompletuar vjen në vitin 1945, ku përfaqësues, apo ku, partizanë ishin sidomos të rinjtë e Beratit me në krye “Mjeshtrin e Sportit” Profesor Petraq Kule. (sot i biri Dhori Kule është rektor). Bashkë me të ishin dhe Vasil Stambuli ata angazhuan të rinjtë. Ndërsa në vitet 1955 -56, u krijuan disa klube të tjerë si 17 nëntori, Dinamo, Partizani, Tomori, Peshkopia. Thuajse në të 26 rrethet e Shqipërisë u krijuan klube tashmë mbi baza profesionale. Filloi masivizimi.
Në Tiranë çfarë spikati?
Puna e prof. Luigj Shala, i cili me shumë dashuri në vitin 1956 na hapi pranë pallatit të pionerëve ekipin e parë të alpinizmit dhe turizmit me fëmijë të vegjël (pranë qendrës kulturore Pallati Pionerëve). Ky ekip filloi eskursionet e para në Dajt, Tomorr, Valbonë, në Rrazën. Tashmë pas shumë vitesh kujtoj atë që ka thënë prof. Sala në 1956, se një ditë këtu (Dajt) do të ngrihen teleferik, do vijnë lumë makinash, do ketë shumë rrugë, ndërtesa dhe turistë. Fakti, ajo ditë ka ardhur. Atëherë të ngjiteshe në Dajt ishte eveniment.

Si ka qenë organizuar alpinizmi para viteve ‘90?
Deri para viteve ‘90, ne kishim 3 kategori që kishin në gjirin e tyre 3500 alpinistë dhe skiatorë me tituj “Mjeshtra Sporti” dhe “Mjeshtër i Merituar”. Në 26 rrethe kishte çdo ekip nga 20-30 veta, por Tirana bënte përjashtim, pasi kishte shumë klube. Këtu përjashtohen amatorët.

Po sot?
Një transformim ndodhi pas viteve 1990. Pati shterpësi. Trajnerët e mirë u larguan, nuk kishte investime. Fonde jo. Për 8 vjet unë isha Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Alpinizmit dhe Skive. Vura re se fondet erdhën në ulje dhe ky sport sot thuajse është inekzistent. I vetmi ka ngelur ekipi Partizanit. Ndërsa ai që dua të veçoj është Hasan Duron, i cili po e mban të ndezur këtë flakë tek ky ekip. Edhe sot, 60 vjeç, ai e vazhdon ekipin zinxhir të fëmijëve dhe të rriturve në këtë ekip. Gjithashtu Çim Bekeja i Dajtit po bën përpjekje sistematike dhe serioze që të ruaj traditën në mënyrë pasionante private, pavarësisht se ka shumë pengesa. Ekipin e Dajtit ai e ka kthyer në privat (ekip- shoqatë Dajti). Ky ekip me këtë drejtues (Çimi ka qenë një kacavjerrës dhe një organizator i mirë, me përvojë të madhe dhe organizator) tashmë pranë gjirit të ekipit ka afruar shumë të rinj femra, por edhe
të vjetër për eksperiencë si Ibrahim Açka.

Në vite cilët alpinistë do të veçosh?
Ndër alpinistët shqiptarë deri në vitet ‘90 (pasi pjesa e madhe e tyre e lanë pas vitit 1990) dallohet Aleksandër Bojaxhi, “Mjeshtër Sporti”, kacavjerrës, studiues për të mos thënë shkencëtar. Kozma Grillo jo vetëm si sportist, por edhe si një njeri që shkruante dhe studionte për këtë sport, pasioni i tij për malin ishte vetëm njëra anë. Taxhedin Shehu në Dibër etj…

Sa ekipe ka sot Shqipëria në këtë sport?
Në Shqipëri ka 10 ekipe, por është për të ardhur keq që nuk është ai alpinizëm cilësor, ai alpinizëm masiv, me atë dashuri dhe me pasion për malin ku shumë e studionin me literaturën e kohës. Sot ka mangësi në formën e organizimit Drejtimi i Federatës së sotme nuk bëhet mbi baza profesionale. Kryesia e sotme e Federatës së Turizmit ka vetëm një anëtar nga Tirana dhe të tjerët nga rrethet. Ato duhen ndarë sipas madhësive të klubeve. Dajti dhe Dinamo Partizani 17 Nëntori që janë klubet më të mëdha nuk kanë asnjë në kryesi. Drejtuesit duan që të bëjnë ç’të duan dhe asnjë të mos kërkojë llogari. Në Tiranë nga 5 klube është vetëm Hasan Duro në kryesinë e Federatës kjo bëhet që fondet e pakta që janë të ndahen si të dojë kryetari apo.

Pse jeni larguar nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Federate?
Dorëheqja ime si Sekretar ka ardhur e diktuar, pra jo e natyrshme. Në vendin tim erdhi një ish- çiklist, pa titull, pa asnjë kategori sportive. Më vonë duka parë prapaskenat u largova dhe nga anëtar i Kryesisë ku kam qenë që nga viti 1964.

Cila është detyra kryesore e një alpinisti?
Alpinisti ka detyrë të veçantë ai futet aty ku nuk futet kushdo, futet aty që mund të ndihmojë një njeri apo njerëz në rrezik që nuk mendohet nga shumë njerëz.

Pos sot alpinistët mund t’i realizojnë këto detyra?
Jo! Kjo vjen pasi nuk bëhet stërvitje e rregullt tre orë në ditë siç bënim ne. Nuk ka bazë teknike, çorape dhe këpucë alpine për ti rezistuar të ftohtit. Nuk kanë çorape dhe këpucët verore që t’i qepen lehtësisht shkëmbinjve. Nuk kanë kazma dhe kthetra që t’u qepen shkëmbinjve. Janë dhënë disa fonde nga Ministria për këto pajisje, por këto u blenë 4 çanta alpine që nuk i jepnin ndonjë ndihmë të madhe askujt. As për një treshe alpine. Të tjerat janë ta amortizuara. Fondi nuk dihet ka vajtur ku duhet.

Mënyra e stërvitjes
Nëpërmjet murit alpin artificial. Bota sot ka ambjente stërvitjeje si në kushtet reale. Pra të marrim kacavjerjen. Ajo sot bëhet stërvitje në salla të mbyllura. Shkencëtarët kanë përgatitur dhe prodhuar pajisje dhe mjete, ku stërvitja të bëhet brenda ambienteve sportive si të jesh në mal, pyll, apo rrëpira. Edhe kur isha Sekretar i Përgjithshëm blemë një mur alpin. Shifra ishte marramendëse e blerjes ku edhe unë kam firmosur. Por gjetiu e kisha mendimin. Tek vendosja. Ne kërkuam që ta vendosnim tek Amfiteatri i Parkut në Liqenin Artificial, pra aty ku zhvillohen shumë aktivitete që të shihej nga të gjithë dhe kush të dëshironte të merrte dhe pjesë në stërvitje. Aty në krah Amfiteatri kishte hapësirë dhe shumë vizitorë. Por nuk ndodhi kështu. E montuan në ambientet e klubit sportiv Partizani që sot ai nuk luan asnjë funksion. Është vendosur për t’u justifikuar se ja është blerë, e shikoni ku
është?. Por edhe amfiteatri sot është bërë si një vend që o zot. Janë hequr gurët, ndenjëset, pllakat. Është bërë si shkretëtirë. Edhe ky është masakruar. Pra sot është në fushën e volejbollit të ekipit të Partizanit, ky mur nuk luan rol

Ngjitjet më të vështira
Viti 1968. Aksident. Një grup e zuri llavina (nuk ishte ortek, nuk ishte borë e lagët por e thatë) 11 vetë u gjendën nën të. U deshën 10 ditë që të dilnim dhe me fuqinë tonë fizike por edhe me ndihmën e forcave speciale të armatosura, helikopterëve në fillim na çuan në fshatin Bogë, pastaj na çuan në spitalin ushtarak. Vitit, 1974 vdiqën Allaman Hoxha dhe Flamur shehu në Malin e Korabit në Llixhat e Peshkopisë. I zuri një ortek. Ishte një ditë e dhimbshme. Vitit 1975. Kam qenë trainer tek klubi Tirana dhe si gazetar dhe telekronist i RTSH shkoja me kamer për filma dokumentarë bëra dhe një film. Në malin e Jezercës na ndodhi një aksident i rëndë. Na zuri orteku. U deshën forcat e ushtrisë, popullsia e fshatit, mjekët e Spitalit Ushtarak që të na shpëtonin. Patën trauma shumë prej nesh, por erdhën dhe helikopterët në ndihmën tonë. Rushit Reçi, ishte më i aksidentuari, ju hap kafka e kokës. U
plagos rëndë dhe Sadedin Shehu një alpinist nga Berati. Ishin pra 4 veta që ranë nga maja e Jezercës dhe ndenjën 6 muaj në spital.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi