Sakineh Mohammadi Ashtiani: I thoni gjithë botës se kam frikë me vdekë
Faqja 1 e 1

Botë islamike:
I thoni gjithë botës se kam frikë me vdekë.
Botue nga: JO VRASJES ME GURË TË Sakineh Mohammadi Ashtiani
“Si janë në gjendje të përgatiten që të marrin në shej fytyren time e duert e mia, të më gjuejnë me gurë? Përse? Jam Sakineh Mohammadi-Ashtiani. I thoni gjithë botës se kam frikë me vdekë. Nga burgu i Tabrizit falnderoj ata që mendojnë për mue".
Janë fjalët e fundit të besueshme me të cilat gruaja iraniane, 43-vjeçare, nanë e dy fëmijëve, kërkon ndihmë. E dënueme për tradhëti bashkëshortore e për përfshimja në vrasjen e të shoqit, mbas atyne frazava të nxjerra nëpërmjet një organizate humanitare nga burgu, Sakineh ka qenë e shtërngueme të bajë një rrëfim falls në tv dhe avokati i saj, Mohammed Mostafei, asht detyrue të iki në Norvegji.
Qysh kur Mostafei ia ka ba të njohun botës ngjarjen e Sakineh, janë shumëfishue apelimet dhe kërkesat, edhe zyrtare, drejtue qeverisë së Teheranit, që grueja të mos vritet. Nisma e fundit, që sot mund të firmohet tek Repubblica. It (asht fjala për datën 26 gusht 2010, shënimi im, D.G.), asht një letër e intelektualëve francezë që i kërkojnë Teheranit që "t’u japë fund këtyne lloj metodash si ky ndëshkim i padrejtë dhe barbar ", tue ba thirrje edhe për "respektimin e dinjitetit e të lirisë të të gjitha iranianeve të shtypuna apo të kërcënueme ". Ndërmjet firmuesëve janë, sociologu Edgar Morin, historianët Elisabeth Roudinesco e Max Gallo, shkrimtari Marek Halter, filozofët Daniel Schiffer e Michel Serres.
Në vijim të mobilizimit ndërkombëtar të javëve të fundit kundër egzekutimit të saj, Ambasada iraniane në Londër ka lëshue një deklaratë me date 8 korrik 2010, tue pohue se dënimi i Sakineh Mohammadi Ashtiani nuk do të bahet nëpërmjet gjujtjes me gurë. Megjithate, pozicioni i saj ligjor nuk asht i qartë, sa kohë që avokati i saj nuk ka marrë asnjë njoftim për ndryshimin e egzekutimit të saj me vdekje.
Gjatë procesit, Sakineh Mohammadi Ashtiani ka dhanë një "rrëfim" të lëshuem nën kërcënim gjatë marrjes në pyetje dhe ka mohue akuzën e tradhëtisë bashkëshortore. Dy prej pesë gjyqëtarëve e kanë shpallë gruen të pafajshme, tue thanë se ajo i ishte nënshtrue edhe ma parë rrahjes me kamxhik e tue shtue se nuk ishin gjetë provat e nevojëshme të tradhëtisë bashkëshortore në ngarkim të saj. Megjithate, tre gjyqtarët tjerë, në mes të cilëve edhe kryetari i gjykatës, e kanë konsiderue te fajshme mbi bazën e "njohjes së gjyqtarit", një dispozitë e ligjit iranian që u lejon gjyqtarëve të shprehin gjykimin e tyne subjektiv e ndoshta arbitrar për fajsinë edhe kur mungojnë provat e sigurta e vendimtare. E gjykueme fajtore nga shumica e pesë gjyqrtarëve, Sakineh Ashtiani Mohammadi u dënue me vdekje nëprmjet gjuejtjes me gurë.
Si do të vdiste Sakineh, e dënueme me vdekje me gjuejtje me gurë, nëse presioni i opinionit publik ndërkombëtar nuk do t’ia dalë mb’anë me bllokue dorën e xhelatëve të saj? E mbështjellun në një shami të bardhë prej lini, do të varrosej deri në gjoks e do të vritej nga të afërmit e të pranishëm tue e goditë me gurë të përmasave të tilla që nuk duhet t’i sjellin vdekjen e menjëherëshme. Gurët duhet të jenë të madhësisë së tillë që të mund të garantojnë një kohëzgjatje egzekutimi prej rreth tridhjetë minutash. Që llahtari i paimagjinueshëm që të sjell ky lloj egzekutimi i detyrohet barbarisë së tij, asht diçka që merret me mend: por çka e ban edhe ma të mënershëm asht një konsideratë tjetër, që, siç ndodhë shpesh, lidhet me historinë. Dënimi me vrasje me gurë nuk ka ba pjesë kurrë në kulturën tonë juridike. Në botën klasaike, ku janë rrajët e së drejtës sonë, «ndëshkimi me gurë» (“kitoni” si e quen Hektori tek “Iliada”) ishte një formë drejtësie popullore jashtë çdo kontrolli institucional, që nuk qé pranue në «kopështin e ndëshkimkeve» as greke e as latine. Vdekje me gurë ishte një shpërthim i zemrimit popullor, që bahej nga grupe spontane, pa asnje verifikim paraprak të fajsisë. Nuk ishte nje institucion juridik: «drejtësinë” nuk e jepnin persona të tretë të painteresuem. Pjesëmarrja e palës së fyeme në këtë lloj ndëshkimi ishte e papranueshme e në kontrast me kërkesat e Shtetit që po lindte për të kapërcye fazën e hakmarrjes e për të kalue në ate të së drejtës. Qoftë edhe për këte ideja e dënimit me vrasje me gurë na godet në mënyrë të veçantë. Sepse na kthen në prehistori të së drejtës që kishim iluzionin se ishte kapërcye një herë e përgjithmonë.
Simbas komitetit ndërkombëtar kundër dënimit me vrasje me gurë nga viti 1979 e deri më sot janë krye 150 egzekutime të tilla.

Për ZSH: Daniel Gazulli
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Të shpëtojmë Sakineh Mohammadi Ashtiani-n nga gurëzimi !
» Loreta Xhaferi:Dashuria eshte luksi qe jo te gjithe mund t'a kene.Nje pershendetje me vargje speciale per te gjithe te dashuruarit!GEZUAR SHEN VALENTININ !
» VIKTORIA XHAKO - MOS THONI... – Poezi
» Përshëndes të gjithë shqiptarët pa dallim religjioni dhe ideologjie politike sepse të gjithë janë shqiptar. Vetëm se na duhet më tepër dashuri e mirëkuptim për njëri tjetrit!
» Sabit Rrustemi:KA VDEKË AJO VDEKJE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi