Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Muhaxheri sjell poezi nga Zhaneta OGRANAJA

Shko poshtë

Haxhi Muhaxheri sjell poezi nga Zhaneta OGRANAJA Empty Haxhi Muhaxheri sjell poezi nga Zhaneta OGRANAJA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 05, 2010 3:43 am

Haxhi Muhaxheri sjell poezi nga Zhaneta OGRANAJA 47554_147794341921110_100000716346990_281147_149304_n
Poezi nga Zhaneta OGRANAJA

PO UROJ MBIJETESEN E ARDHMERINE....

(Udhë e mbarë shpirti i vogël: Sendli, Xheni dhe Urata, etj.)

Sendli, mbeskë, xhan, e kulluara e zemrës fëmijëri
Dhe pak ditë e do të shkelësh në brigjet e oqeanit-shkollë
Të asaj bote që ka veç dituri në përjetësi
Prite dlirë e qetë ditën që të bën mendje-hollë

Shkollimi, rruga më e drejtë në jetë për çdo gjë
Shkollimi është pasqyrë e një tjetër jete nga kjo që ke sot
Sendli, portretin tënd zbukuro aty me çdo virtyt e dlirësi. Me çdo gjë
Mos u shqetëso nga asnjë gjëmin e stuhi e paditurisë. Perversi dinak është inferioriteti në botë

Udhë e mbarë shpirtkë në udhët e diturisë
Çupkëzë, mbeskë e bukur, mu bëfsh më e bukur
Sot, sikur ia bën të dukshme Shqipërisë
Që nesër do ta bësh Shqipërinë e veten më të lumtur

Bashkë me ty, uroj gjithë vogëlushët e botës, ato-ata
Ato-ata që ulen këtë vit në bankat e shkollës për herë të parë si ty
Me gjithë zemër ju uroj, u rritshi me ëndrra, ideale të mëdha
Përdjellimin e botës, e jetës, krenarisë, fati dritë në të bukurit e të dlirët sy

Priteni-priteni me gaz, o vogëlushë, ditën e parë
Plot shpresë të parën ditë të diturisë
Ja, muza ime sot, ju uron gjithë uratat, rilindje të bardhë
Që të josheni me të vëndlindjes pasuri të bukurisë e të Shqipërisë

Në prag të këtij fillimi, fillimi im u shfaq
Më zgjojnë kujtime dhe zemrën ma mbush kujtimi
Ndërkohë, uroj mbijetesën-ardhmërinë, çdo djalë e çdo vashë
Të gjithë shpresat të jenë veç përdjellim-përparim

Për Enean, Jurgenin, nipat e mi, drejt tyre sot
Pres, shpresoj agim të ri, me dritë të pasosur
Këtë fat njerëzor, adoleshencën e rinisë i uroj kudo në botë
Nuk dua që errësira zemrat e tyre të bëj të brengosur

Përpara edhe lart me ndihmën e Atit Zot
Të rritet, të çel e lulëzojë si lule jeta e ardhmërisë
Këto vargje për ju po i bëj një kurorë të artë sot
Dhe po jua dhuroj që diell t’i bëheni ju, sidomos, Shqipërisë

Në prag të këtij fillimi, fillimi im u shfaq
Më zgjojnë kujtime dhe zemrën ma mbush kujtimi
Ndërkohë, uroj mbijetesën-ardhmërinë, çdo djalë e çdo vashë
Të gjithë shpresat të jenë veç përdjellim-përparim

Tiranë, e Premte, 03 Shator 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi