Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapa:Shikimi im..

Shko poshtë

Lediana Kapa:Shikimi im.. Empty Lediana Kapa:Shikimi im..

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 05, 2010 8:45 pm

Lediana Kapa:Shikimi im.. 41156_150757658287449_118736901489525_400222_7050401_n
Lediana Kapa:Shikimi im.. 57947_151366684893213_118736901489525_403615_7573317_n

Lediana Kapa:Shikimi im..

E kam parë botën....një çarçaf i bardhë,
e kam ndjerë shiun,pikat permbi ballë,
kam dëgjuar zogjtë sa bukur kendojnë,
kam vënë re te femijët...me ëndrrat lodrojnë!

E sodita diellin dhe kam ndjere ngrohtesinë,
kam shëtitur yjet ,kam njohur magjinë,
kam lakmuar hënën për formën e plotë,
jam larë me burimet...pirë ujin e ftohtë!

Kam lexuar librat dhe mbi to kam qarë,
sa shumë të vërteta,zgjuarsi e rrallë,
i kam pare poetët duke ëndërruar,
sytë i mbanin mbyllur,vargjet për ti shkruar!

E pashë oqeanin shumë të zemëruar,

dallget kundershtonin,s'kishin të pushuar,
vëzhgova ylberin po s'munda ta prek,
më mrekulloj shqiponja...Por s'munda ta ndjek!

Kam parë kur lind dita,i ndjeva ndriçimin,
vështrova perëndimin,adhurova shkelqimin,
kam parë qiellin blu dhe sytë ja kërkova
doja që gjithë botën dhe unë të shikoja...

Kam parë një qytet ku lind dashuria,
romantizmi rronte dhe vete lumturia,
kam parë njerëzimin të qeshin,të qajnë,
dëgjova Moxartin dhe lotet më shkanë...!

© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi