Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:SHIU

Shko poshtë

Kujtim Stojku:SHIU Empty Kujtim Stojku:SHIU

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 06, 2010 10:51 am

Kujtim Stojku:SHIU 47240_1370726951856_1342220805_909815_1460924_n

Kujtim Stojku:SHIU 45994_1357738907163_1342220805_878143_1249582_n
KUjtim Stojku:SHIU.

Vapa bashkë me pluhurin e verës ikën
Nxehtësia që na piqte si saç
Verën e nxehtë e lamë prapa
Tash shiun kemi në prag.

Qielli vrnejtet nga retë
Sikur do t’shpërthejë n’vaj
Shiu bie nga lart poshtë
Pastaj ngjitet prap’ lart.

Herë bie butë herë me rrëmbim
Lehtas m’bie në fytyrë
Lehtëson shpirtin tim
Rruga është e gjatë
Vjen nga një vend magjik.

Mi njom flokët e mia
Si me pendë pëllumbi
E shikoj shiun kur bie
Litar litar nga qielli
Pas e lamë verën
Vapën përzhitëse t’diellit

Shpirti im ngazëllehet
Fluturon n’hapësirë
Më njom buzët e mia
Jeta merr frymë nga pak
ujë duke pirë.

Dhe kur e shoh kështu duke rënë
Më bën t’mendoj për qiellin
Edhe shiu është i bukur
Bukurinë s’mund t’ja merrni.

Fund.
04.09.2010.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi