Miratohet nga Komisioni i Jashtëm i PE heqja e vizave

Me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, eurodeputetët japin
Shqipëria kalon me sukses testin për plotësimin e kushteve lidhur me liberalizimin e vizave edhe nga Komisioni i Politikës së Jashtme në PE, i cili me shumicë votash ka miratuar dje, draft-raportin e KE për vizat. Me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, komisioni i jashtëm ka dhënë aprovimin e tij e tij për projekt/raportin e paraqitur nga europarlamentarja Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Pas komitetit për çështjet e brendshme në PE, raporti i ekspertëve të KE është prezantuar në Komisionin e Jashtëm, progresin e qeverisë shqiptare lidhur me ecurinë e përmbushjes së kushteve. Rezultatet e paraqitura nga misioni i KE kanë qenë tërësisht pozitive, duke konstatuar se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se është gati për heqjen e vizave. Gjatë raportimit, përfaqësuesit e Komisionit Evropian u shprehën se në 25 maj, KE identifikoi disa çështje ende të pambyllura dhe këto kritere u adresuan nga të dy vendet gjatë muajit korrik. KE po përgatit një raport të bazuar mbi raportimet e ekspertëve të vendeve anëtare dhe nga burime të tjera. Ndërkohë që, raportuesit bënë të ditur se, raporti final pritet të finalizohet në mes të shtatorit. Duke iu referuar konkretisht Shqipërisë, raportuesit theksojnë se Shqipëria ka bërë progres pozitiv lidhur me çështjen e të riatdhesuarve, ndërsa vlerësohet themelimi i mekanizmave serioze për promovimin e masave të riintegrimit. "Për sa i përket strategjisë për kthimin, progres i mirë është bërë; plani i veprimit është adoptuar në qershor 2010 dhe janë themeluar mekanizmat për promovimin e masave të riintegrimit si p.sh. regjistrimi, banimi, punësimi. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë në këtë drejtim", citohet në raportin faktmbledhës. Për tre kushtet e fundit teknike, qeveria arriti që brenda një kohe rekord të përmbushte të gjitha kërkesat e KE duke shënuar progres të gjithëanshëm. Me vlerësime pozitive janë shoqëruar edhe faktet e mbledhura mbi progresin e bërë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ekspertët e Komisionit Europian kanë vlerësuar se, qeveria ka marrë masa serioze edhe në kuadër të zbatimit të ligjit antimafia. "Për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, autoritetet shqiptare kanë bërë progres të mirë. Kapacitetet administrative janë forcuar dhe masat janë marrë për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar. Për sa i përket korrupsionit, përpjekjet janë intensifikuar. Në çështjen e aseteve kriminale, burimet njerëzore janë rritur dhe hetimi i aseteve ka filluar si rezultat i ligjit antimafia. Agjencitë po bashkëpunojnë me Policinë dhe Prokurorinë", konstatojnë ekspertët e KE. Brenda muajit shtator 27 vendet e Bashkimit Evropian pritet të aprovojnë projekt/raportin dhe atëherë shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë në zonën Shengen brenda javëve që vijnë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi