Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te panjohurat e fotografeve korcare- nga Oliverta Lila, Nje hulumtim mjaft interesant e vlera historike, nga Niko Kotherja

Shko poshtë

Te panjohurat e fotografeve korcare- nga Oliverta Lila, Nje hulumtim mjaft interesant e vlera historike, nga Niko Kotherja Empty Te panjohurat e fotografeve korcare- nga Oliverta Lila, Nje hulumtim mjaft interesant e vlera historike, nga Niko Kotherja

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 07, 2010 6:48 pm

Te panjohurat e fotografeve korcare- nga Oliverta Lila, Nje hulumtim mjaft interesant e vlera historike, nga Niko Kotherja 37316_1542847770325_1208896826_31579258_691084_n

Te panjohurat e fotografeve korcare- nga Oliverta Lila, Nje hulumtim mjaft interesant e vlera historike, nga Niko Kotherja

Fotografët korçarë, të njohur e të panjohur nga publiku i gjerë, vijnë në një enciklopedi, përgatitur nga koleksionisti Niko Kotherja. Botimi shoqërohet me një album ku vijnë për herë të parë fotografi të personazheve të njohur historikë
Një fotografi e panjohur e përvjetorit të Pavarësisë në Vlorë, delegatët e pavarësisë duke pushuar në kodrat e Vlorës, demonstrata e bukës në Korçë, gjyqet popullore, Princ Vidi e personazhe të tjetër historikë. Janë të fiksuar nga fotografë Korçarë. Këto ditë pritet të dalë në treg një enciklopedi kushtuar fotografëve të kësaj zone, shoqëruar me një album fotografik, ku rreth 80 për qind të fotografive janë të panjohura. Ky botim është përgatitur nga koleksionisti korçar Niko Kotherja, i cili veç koleksionit të tij privat, ka shfrytëzuar arkivat shtetërore. “Është një enciklopedi që i përkushtohet vetëm një qyteti, ka dhënë kontribut në shumë drejtime: në Rilindje, muzikë, pikturë, por ka dhe një kontribut shumë thelbësor në historinë e fotografisë shqiptare. Po të shikojmë origjinën jo shqiptare të Marubit, i bie që Papajani Zengo, i cili ka fotografuar në vitet 1860, të jetë fotografi i parë shqiptar. Studimi ka qëllim të nxisë më tej hulumtimin dhe pasqyrimin objektiv të veprimtarisë së fotografëve të zonës së Korçës, përcaktimin e vlerave artistike e historike të tyre, në bazë të trashëgimisë dokumentare të secilit”, thotë Kotherja. Nëse flasim për fotografët e Korçës, mund të kujtohen emrat e Sotirit të Vani Burdës e të ndonjë tjetri të njohur. Por në fakt janë shumë të tjerë, secili me një histori të veçantë. Të gjithë kishin pasion fotografinë, ndonëse për mbijetesë bënin punë të ndryshme. Albumi nis me fotografinë e nxënësve të shkollës greke të Dardhës, e cila daton rreth 1868 ose 1876, nuk dihet saktësisht. Është bërë nga Jani Zengo, prift, gurgdhendës, ikonograf, mësues i greqishtes në zonën e Korçës. Fotografët, rreth 30 të tillë, ndjekin njëri-tjetrin në linjë kronologjike. Thimi Raci nga Dardha është nga të parët në rang kombëtar që ka hapur një dyqan fotografie, ku shkruhej: “Thimi Raci, fotograf dhe teneqexhi”. Koleksionisti Niko Kotherja thotë se veç kësaj, ai ka qenë aktor amator në vitin 1906 ose 1908 në shfaqjen e dramës “Lufta e Trojës” e po ashtu muzikant i fshatit. Pasionin për fotografinë e fitoi teksa i vogël ndiqte Kristo Sulidhin dhe më 1890 ka bërë fotografinë e parë të fshatit Dardhë. Nga zona e Korçës del edhe fotografi i parë shqiptar në Amerikë, Perikli Kaçauni, i cili themeloi në Boston “Peri studio”. Sipas Kotheres, në këtë botim janë përfshirë edhe fotografë për të cilët deri më sot ka shumë pak informacion si familja Ventiku, nga e cila sot ekzistojnë materiale të pakta. “Historia e kësaj familjeje fillon me një fotograf, të cilit fatkeqësisht nuk i kemi emrin, por vetëm inicialet D. Venetik. Një tjetër dëshmi fotografike kemi nga shkrimtari Kristaq Cepa, me pseudonimin Kapo, i cili ka një fotografi të tijën personale të vitit 1927 në studion e Th. D. Venetikut, që i bie të jetë i biri i D. Venetikut. Nga kjo familje ka dalë edhe një nga fotografet e para femra në Shqipëri, me emrin Krisathi Venetiku. Së bashku me të vëllain, Kiço Venetiku, patën fatin tragjik të burgoseshin për qëndrim ndaj regjimit. Studioja që kanë pasur në qendër të qytetit u shkatërrua menjëherë pas arrestimit të tyre dhe të gjitha materialet u bastisën. Deri më sot nuk kam mundur të gjej asnjë fotografi të të dyve, përveçse një qëndismë e vitit ‘70, të përgatitur me një lloj piroteknike nga Krisathi Venetiku”, shprehet Kotherja. Por pjesë e albumit janë edhe fotografi monumentale. Ndër fotografët e njohur të Korçës është edhe Vani Burda, i cili ka kryer të parën polifoto me ngjyra më 1920 në Shqipëri, kushtuar gjashtë dëshmorëve të Oman Çiflikut me titullin “Bashkimi sjell fuqinë”. I njëjti fotograf ka fiksuar grupin e delegatëve të kolonisë së Bukureshtit që vijnë në Vlorë më 1912, për të shpallur pavarësinë. E tija është edhe fotografia e njohur e Ismail Qemalit, e përdorur në kartëmonedhat 200-lekëshe. Në vazhdën e dëshmive të rëndësishme historike, rol të rëndësishëm ka Petro Dhimitri, i cili nga populli u mbiquajt Petro Fotografi, të cilin ai vendosi ta mbajë më vonë edhe si mbiemër. Është pikërisht ai që ka bërë fotografitë e famshme të përvjetorit të parë të pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1913 në selinë e qeverisë së Vlorës në skelë. Në këtë botim vjen një tjetër foto e panjohur e këtij përvjetori, marrë nga një tjetër kënd festimesh. “Pasardhës të delegatëve të Vlorës mendojnë që Petro Fotografi mund të ketë fiksuar edhe momentin e ngritjes së flamurit më 1912. Nga ana logjike nuk ka pse të mos ketë ndodhur, kur është e dokumentuar se nga shumë kujtime të njerëzve, ai bashkë me Thanas Floqin dhe Marigo Posion ka gdhendur në dru shqiponjën, me të cilën janë stamposur qylafët e pjesëmarrësve festivë të 28 Nëntorit 1912. Duhen gërmuar arkivat”, shprehet Kotherja. Po e tija është fotoja e njohur e mitingut për mbrojtjen alfabetit me germa latine, mbajtur më 14 shkurt 1910 në Korçë. Veç personazheve të ndryshme të atyre viteve, shohim edhe gëzimin e disa dardharëve që gëzojnë për të parën makinë “Ford” që kishte mbërritur në fshatin e tyre, fiksuar nga Teodor Stefani. Mes emrave gjendet edhe piktori i njohur Vangjush Mio. Sipas Kotheres, miqësia me Sotirin i kishte ngjallur pasionin e fotografisë piktorit, i cili më së shumti ka fotografuar familjarët e tij dhe peizazhe të Pogradecit. Kotherja e çon historinë e këtyre fotografëve deri në vitin 1944. Fotografi Mandi Adham Koçi, i quajtur Mak, ishte ai që hapi për herë të parë në shkallë kombëtare të parën studio fotografike me dritë elektrike. Fati tragjik i tij nuk e la të njihej e të popullarizohej në Shqipëri, pasi u dënua pas viteve ‘60 si agjent rus pasi ishte martuar me një ruse dhe vdiq i vetmuar në vitet ‘80 në një azil të Tiranës. Fotografitë që ia la trashëgim të afërmve u zhdukën nga ata vet, për të humbur gjurmët e për të shmangur një ndëshkim të mundshëm në ato kohë. Fotografi me të cilin mbyllet trajtimi është heroi i popullit Fuat Babani, i cili është fotograf amator i Luftës së Dytë Botërore. “E kam çuar këtë enciklopedi deri në ‘44, sepse pas këtij viti fotografët e tjerë nuk mundën të punonin si fotografë, sepse u shtetëzuan dhe nuk arritën të përdornin vulat e tyre”, shprehet Kotherja. Në këtë studim nuk përfshihen fotografët e njohur Gjon Mili dhe Dhimitër Mbroja-Bratko, për të cilët ekzistojnë botime dhe janë të njohur nga një publik i gjerë. Pasurimi i këtij materiali do t’i lihet kohës, meqenëse vazhdimisht arkivat zbulojnë të dhëna të panjohura m parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi