Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu:HYJ E DAL NË FËMIJËRI...

Shko poshtë

Nehat Jahiu:HYJ E DAL NË FËMIJËRI... Empty Nehat Jahiu:HYJ E DAL NË FËMIJËRI...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 07, 2010 8:16 pm

Nehat Jahiu:HYJ E DAL NË FËMIJËRI... 38477_1156968459779_1694779987_272853_1873073_n

Nehat Jahiu:HYJ E DAL NË FËMIJËRI...
Për natë e puthi vendlindjen në ëndërr
e lotët nuk kanë të ndalur.
Malli nuk më hiqet ditë e natë
për Gropën e Rrezes, lisat e gjatë.

Përherë e kujtoj me dashuri e mallë
lojën fëmijërore nëpër mëhallë.
Fëmijëria më del përpara
e largëta, e brishta, e bardha...

Dhembja më mundon, më djeg malli,
me shi djerse mbulohet balli.
Nëpër ëndërr tretem larg e më larg
afrohem dhe përqafoj shelgun e Arës së Gjatë.

Saherë papritur zgjohem nga gjumi
përpara më del krejt katundi.
Dashuria zemrën ma djegë flakë
si qiri digjem për nënën plakë...

Dashuria më djeg, zemrën ma kallë
kur vendlindja më del përballë.
Dhe tretem e tretem në mendime
kur hyj e dal në të dhembshurat kujtime...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi