LDK e LDD kërkojnë kthimin e ligjit për UÇK-në në Qeveri

Pas shumë kohë mungese të trajtimit me ligj, kategoritë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më në fund do të kenë përkujdesje ligjore. Kjo do të realizohet me miratimin e Projektligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre, i cili është duke u shqyrtuar në Kuvendin e Kosovës.
Para ligjvënësve, projektligjin e ka prezantuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili ka thënë se ky akt ligjor është i rëndësisë së veçantë, sepse ka për objekt trajtimi ata që kanë kontribuar më së shumti gjatë luftës.
“Qëllimi kryesor i nxjerrjes së këtij projektligji është përcaktimi i statusit dhe përkrahja financiare, përmes pensioneve dhe beneficioneve tjera për kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë Kuçi.
Me këtë projektligj do të sigurohet pension për familjarët e dëshmorëve, të të zhdukurve, pension invalidor dhe ai i veteranit pas moshës 55 vjeçare dhe një varg beneficionesh tjera në sistemin shëndetësor, arsimor dhe të shërbimeve publike.
“Të gjitha e dimë që të gjithë kanë dhënë shumë për këtë vend, por asnjëherë nuk e kanë marrë atë që e kanë merituar dhe tani besoj se ka ardhur koha që ata që kanë dhënë shumë për këtë vend, ta marrin atë që e meritojnë”, ka thënë Kuçi.
Kryetari i Komisionit për legjislacion Bahri Hyseni ka ngritur disa çështje në këtë projektligj, duke kërkuar që ato të përmirësohen gjatë shqyrtimit të tij nëpër komisione.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Ramë Buja i ka dhënë mbështetje projektligjit, por ka parashtruar edhe disa vërejtje, sikur që është përcaktimi i saktë i dëshmorit të kombit.
Ai ka thënë se duhet të qartësohet çështja e pjesëtarit të UÇK-së, i cili është ai qytetar që u është bashkuar radhëve të UÇK-së para datës 12 qershor 1999, përderisa ata që janë larguar para kësaj date janë dezertorë.
Buja po ashtu ka bërë vërejtje për mospërfshirjen e diasporës në këtë projektligj.
“Nuk janë futur fare ata të cilët janë angazhuar në perëndim e që ishin pjesëtarë të UÇK-së. Edhe ata duhet të gëzojnë të drejtën e veteranit të luftës. Veteranët e UÇK-së kanë vullnet dhe që të kenë ngritje profesionale arsimore, duhet të sigurohen bursa”, ka thënë Buja.
Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Adem Hajdaraj e ka kundërshtuar projektligjin, duke thënë se nuk i plotëson kriteret, ngase nuk i përfshinë të gjithë dhe bën përjashtime të strukturave të tëra.
Hajdaraj ka kërkuar që ky projektligj të kthehet në qeveri për të eliminuar mangësitë e këtij projektligji, në pikat ku bëhet fjalë për përjashtimin e shumë luftëtarëve.
Mangësitë në projektligj, sipas tij, mund të evitohen vetëm me vullnet politik dhe ai duhet të ekzistojë meqenëse nuk mund të mbetet askush jashtë këtij projektligji, por të trajtohen të gjithë luftëtarët njësoj.
Sipas Hajdarajt, me këtë projektligj bëhet ndarje dhe përjashtime të shumë luftëtarëve për realizimin e të drejtave të tyre.
“Nëse dikush ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ka qenë në Ministrinë e atëhershme të mbrojtjes deri në vitin 1991, atëherë ai përjashtohet”, ka thënë Hajdaraj.
Në emër të AAK-së, Donika Kada e ka mbështetur projektligjin, por ka thënë se ka shumë pika konfuze dhe reale brenda tij, ndërkohë që ka kërkuar mbështetje shtetërore, për siç ka thënë ajo, dëshmorët e gjallë që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë për shtetin e Kosovës.
Kurse Ibrahim Makolli, shef i Grupit Parlamentar të AKR-së, e ka mbështetur këtë projektligj që rregullon fushë të rëndësishme, por ka kërkuar që të bëhen plotësime dhe mos të trajtohen luftëtarët e lirisë si raste sociale.
Ndërkaq, Gani Geci ka thënë se LDD-ja kërkon ndryshime rrënjësore në këtë projektligj.
“Ne e mbështesim ligjin që i futë të gjitha kategoritë e jo ata që i ndanë luftëtarët”, ka deklaruar Geci.
Debati për Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre, do të vazhdojë në pjesën tjetër të seancës, ndërkohë që në rend dite janë edhe disa projektligje të tjera.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi