Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nju Jork: Pacolli lobime për Kosovën në OKB

Shko poshtë

Nju Jork: Pacolli lobime për Kosovën në OKB  Empty Nju Jork: Pacolli lobime për Kosovën në OKB

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 07, 2010 9:08 pm

Nju Jork: Pacolli lobime për Kosovën në OKB

Nju Jork: Pacolli lobime për Kosovën në OKB  BP_Dinner_N

BEQIR SINA, New York


Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, po qëndron në Nju Jork gjatë punimeve të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, me aktivitet lobues për Kosovën.
Pacolli po vazhdon aktivitetin e tij lobues me takimet e realizuara me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht me përfaqësues të vendeve që do të votojnë me 9 shtator gjatë punimeve të OKB-së.
Presidenti i AKR-së në kuadër të kësaj vizite ka shtruar një darkë miqësore ku kanë qenë të ftuar përfaqësuesit më të lartë të shumë shteteve, ndër ta Ministri i Punëve të Jashtme të Maldiveve bashkë me delegacionin e tij, ambasadorët e Timorit Lindor, Grenada, Bangladesh, Azerbaijan, Yemen, Republikës Dominikane, Indonezisë, Bruneit dhe Kazakistanit. Në darkë kanë qenë prezent edhe përfaqësues të mediave nga Kosova.
Pacolli ka kërkuar drejtpërsëdrejti nga përfaqësuesit e shteteve që kanë qenë prezentë në këtë darkë, që të votojnë kundër rezolutës së propozuar nga Serbia në këtë sesion të AP të OKB. Presidenti i AKR-së, Pacolli, ka marrë një sërë konfirmimesh nga këto vende se ato do ta mbështesin fuqishëm Kosovën duke dhënë kontributin e tyre veçanërisht për këtë çështje.
Të mërkurën, Pacolli zhvillon disa takime me Ministra të punëve të Jashtme dhe Ambasador të Kombeve të Bashkuara si dhe me Kryesitë e Ambasadave në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Kreu i AKR-së ka themeluar një zyre të plotë pune në Nju Jork në Millenium në Plaza Hotel ku janë vendosur shtabi i tij dhe një grup i madh i lobistëve të cilët do të punojnë bashkë për Kosovën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi