Berisha inauguron spitalin e ri të Kavajës, investim 1 miliard lekë

Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të përfundimit të spitalit të ri të Kavajës. I ftuar nga ekipi mjekësor i këtij spitali, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë të inauguronte jo vetëm godinën e re, të standardeve bashkëkohore, por edhe kompletimin e tij me pajisjet e teknologjinë më moderne, një investim mbi 1 miliard lekë.
Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Së pari, ju jap përshëndetjet e mia më të përzemërta, më vëllazërore dhe shpreh kënaqësinë time të madhe që ndaj me ju gëzimin e inaugurimit këtu, në Kavajë, të një prej spitaleve më moderne të Shqipërisë. Sapo përfundova një vizitë të shkurtër dhe dua t’ju garantoj se spitali i qytetit tuaj është spitali me teknologjinë më të mirë, me planimetrinë më të bukur se çdo spital tjetër dhe kjo është një vepër tërësisht e merituar nga ju, qytetarët e Kavajës. Në ndërtimin e këtij spitali dhe për aparaturat e tij janë investuar nga Banka Islamike e Zhvillimit, Fondi i OPEC-ut dhe qeveria shqiptare mbi 1 miliard lekë (reja). Sëbashku inauguruam fillimin e punimeve në vitin 2007, sëbashku po inaugurojmë përfundimin dhe fillimin e përdorimit të tij në vitin 2010, sëbashku do të inaugurojmë vepra të mëdha për Kavajën, në vitet e ardhshme.
Spitali i Kavajës vërtet është teknologjia më moderne dhe bashkëkohore dhe një ndërtim shumë i bukur, por treguesit e shëndetit këtu, në Kavajë, janë më të mirët në Shqipëri dhe disa prej tyre më të mirët në Europë dhe në botë. Kavaja është rrethi me zero vdekshmëri amtare dhe kjo është një nder i madh për sistemin shëndetësore të Kavajës, për familjet, gratë dhe prindërit. Kjo dëshmon një përkujdesje të shkëlqyer për gruan shtatzënë dhe nënën. Nuk ka vdekje më të pamerituar, se ajo e një nënë që pret të lindë fëmijën e saj, por treguesit e kujdesit në këtë rreth janë të atillë që e kanë bërë Kavajën të qëndrojë në krye të të gjitha rretheve dhe të mos ketë një rreth tjetër në planet më mirë e më lart se ju. Në vdekshmërinë foshnjore, Kavaja fakton një prej standardeve më të larta në Europë, tre për një mijë lindje. Kjo ju bën nder juve, i bën nder familjeve të Kavajës, prindërve kavajas, sistemit shëndetësor. Ndaj, ky spital është në lartësinë e të gjithë qëndrimeve tuaja, ndaj problemeve të shëndetit.
Qytetarë e qytetare të Kavajës,
Spitali i ri është një vepër tjetër madhore që ne inaugurojmë në një hark mohor të shkurtër, në rrethin tuaj. Spitali i ri i përgjigjet plotësisht fytyrës së re që Kavaja ka marrë këto vitet e fundit, si një nga epiqendrat kryesore turistike të vendit. Kavaja pret çdo vit, dhjetëra e mijëra vizitorë dhe unë ju garantoj ju se shumë shpejt do jenë qindra e mijëra turistë, nga mbarë bota. Kavaja ka nevojë për ujësjellësin e saj. Unë ju garantoj se ujësjellësi i Kavajës do të jetë një nga më të parët që do të ndërtohet në Shqipëri. Një projekt madhështor do ta lidhë Kavajën me detin, sikundër të gjitha rrugët që çojnë drejt detit së shpejti përfundojnë tërësisht së asfaltuari. Kavaja është një ndër rrethet me prodhimin më të fuqishëm bujqësor të vendit. Ndaj edhe rrugë të tjera të reja, të shkurtra, që do ta shndërrojnë Kavajën në djep të metropolit të Tiranës, do të fillojnë vitin e ardhshëm ndërtimin e tyre. Tirana ka nevojë për një lidhje sa më të shkurtër e të fuqishme me Kavajën e rrethinat e saj.
Qytetarë e qytetare të Kavajës,
Siç e shihni, çdo ditë premtimet e qeverisë suaj, premtimet e deputetit dhe zyrtarëve tuaja bëhen realitet. Ju garantoj se gjatë viteve që vijnë, të këtij mandati, qeveria do të ndërmarrë qindra e qindra vepra publike për të ndryshuar Kavajën dhe Shqipërinë, njëlloj siç ndryshuam sot shërbimin spitalor. Unë i ftoj mediat të shkojnë e të filmojnë spitalin e vjetër e ta krahasojnë me spitalin e ri. Kjo është Kavaja e sotme. Kjo vepër e vepra të tjera janë dëshmi e një gjallërie dhe dinamizmi të paparë të ekonomisë shqiptare. Ekonomi, e cila regjistroi këto 8 muaj, një rritje prej 122 përqind të eksporteve të vendit. Ekonomi, e cila realizoi gushtin që kaloi rritjen me 20 përqind të të ardhurave të vendit. Ekonomi, e cila ka krijuar dhjetëra e dhjetëra vende pune në të katër anët e vendit, në sektorët madhorë të prodhimit. Ekonomi, e cila bëri të mundur rritjen më të madhe të pagave e pensioneve në Europë. Ekonomi, e cila bën të mundur financimin, asfaltimin, ndërtimin gjatë mandatit të dytë të 7 mijë kilometrave rrugë në mbarë vendit, rindërtimin e mbi 1 mijë shkollave dhe të qindra qendrave shëndetësore e spitaleve. Ekonomi, cila bën të mundur të ndryshojë në mënyrë rrënjësore e thelbësore Shqipëria.
Vëllezër e motra,
Kjo vjeshtë do të jetë vjeshta juaj e madhe, vjeshta e dinjitetit dhe e lirive tuaja. Këtë vjeshtë, qytetarët e Kavajës e të mbarë Shqipërisë do të lëvizin të lirë, pa viza në mbarë hapësirën europiane. Kjo u bë e mundur se qeveria çliroi Shqipërinë nga bandat, të cilat sundonin Tiranën, Durrësin dhe shumë qytete e rrethe të Shqipërisë. Kjo u bë mundur se ju u pajisët me pasaportat më moderne në Europë. Kjo u bë e mundur se në një hark kohor të shkurtër, u dixhitalizuan 14 mijë regjistra të gjendjes civile dhe u krijua sistemi më modern i identifikimit të qytetarëve. Kjo u bë e mundur se me vendosmëri dhe me gërshërën e ligjit u luftua korrupsioni, çka solli dyfishimin e të ardhurave në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në Europë. Kjo u bë e mundur se sot, vizitorët e qytetarët kalojnë kufijtë e Shqipërisë me të njëjtat kontrolle, kontrollohen me të njëjtat aparatura si edhe në Itali, Francë, Slloveni apo Gjermani. Të gjitha këto reforma bënë të mundur që ju, në muajt e ardhshëm, të lëvizni të lirë, pa viza në mbarë Europën.
Qytetarë e qytetare të Kavajës,
Krahas kësaj përpjekje të madhe të përbashkët, për të ndryshuar këtë vend, të ndërtojmë rrugë të reja, spitale e shkolla të reja, ujësjellës e kanalizime të reja, të bëjmë çdo gjë për të rritur rrogat e pensionet, ndryshime këto, që të marra sëbashku bëjnë që Kavaja e Shqipëria të klasifikohet në vendin e 57 në botë si vendi dhe qyteti ku jetohet më mirë, ekziston edhe propaganda e nihilizmit, mohimit, nxirjes e zhgënjimit.
Qytetarë të Kavajës, ata, të cilët duan të mohojnë arritjet tuaja, ata kanë urrejtje për to, sepse mendojnë se këto arritje i largojnë me kilometra nga pushteti. Dua t’u them këtyre shokëve se e vërteta është se qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë janë mirënjohës dhe vlerësojnë arritjet e kësaj qeverie, por mos mendoni kurrë se duke mohuar çdo gjë do të mund t’i afroheni pushteti. Përkundrazi, shokë apo zotërinj, pushteti do të shndërrohet për ju, në një horizont që nuk do ta arrini kurrë. Prandaj hiqni syzet e vjetra dhe shihni realiteti e ri, një realitet që ndërtohet me mund e djersë, me ndershmëri e dinjitet, një realitet që krijon një Kavajë tjetër, që krijon një Shqipëri tjetër. Rroftë Kavaja! Rroftë Shqipëria! Gëzuar Bajramin ju dhe të gjithë besimtarët shqiptarë!”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi