Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardit Gjebrea

Shko poshtë

Ardit Gjebrea Empty Ardit Gjebrea

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 24, 2008 12:36 am

Ardit Gjebrea
Gjebrea para eres se re



Ardit Gjebrea U1_ardit-gjebrea
Gjebrea me te birin, Jon
Ne keto kohe, kur ekranet televizive do te pushtoheshin perseri nga vajzat bukuroshe, apo thene ndryshe nga misset ("Miss Shqiperia" ne Vizion Plus, "Miss Albania" ne Ora News apo dhe "Top Model's of the World" ne Top Channel), e sidomos kur Vera Grabocka do te rikthehej atehere kur pakkush besonte se ajo do ta bente edhe kete vit konkursin e misseve, pyetja "Po Arditi ku eshte", ka ngacmuar jo pak njerez.
Dhe ai nuk vonoi te shfaqej. Pikerisht atehere kur duhej. Jo ne ndonje studio televizive, por ne kodrat e liqenit. Jo me ndonje spektakel, sic mund te mendohej, por ne nje forme krejt ndryshe: me nje aktivitet shume popullor, me festen e madhe te birres, organizator i se ciles ishte ai vete. Si per te na dhene nje shenje te qarte se ne kete rishfaqje te tij (pas problemeve me shendetin) do te vije me formula te reja ne projektet e tij.
Rikthehesh ne nje projekt tete muaj pas "Kenges Magjike". Si kane kaluar keto muaj?
Kam bere pushim e ushtrime fizioterapie dhe ajo cfare eshte me e rendesishmja, kam rigjetur familjen time. Ne keto kohe rigjeta shume ndjesi, qe i kisha humbur per faj te punes. Mundem ne keto kohe te ishim edhe nje here te tre bashke. Kjo ka qene periudha kur une zbulova Jonin shok. Femija mbetet gjithmone i vogel per prindin, por ne keto tete muaj kuptova se ai eshte rritur vertet shume.
Aq sa tani mund te jete krah teje dhe si nje asistent i mire i yti?
Angazhimi i tij krah meje ne festen e birres ishte rrjedhimi i ketij zbulimi qe une bera.
Festa e birres ishte ide qe doli nga kjo kohe pushimi?
Jo. Festa e birres kishte nje vit e gjysme qe planifikohej ne axhenden e puneve te mia, por "amortizatoret" me lane ne balte per nje moment. Me duhej nje "riparimi" i suksesshem i tyre ne Austri qe te mund te ndizja edhe nje here te gjithe motoret, e per t'iu rikthyer punes pikerisht me kete projekt te mbetur ne letra. U bera tok me Monen (Monika Kryemadhi) dhe me Endri Fugen dhe, per dy muaj, arritem te organizonim gjithcka per datat 22, 23 dhe 24 qershor, duke e mbyllur me sukses kete feste, edhe pse java e fundit ishte sfilitese nen ato temperature te larta.
Kjo mund te quhet aktiviteti me masiv qe ke organizuar ndonjehere, apo jo?
Po, ndaj me terhoqi menjehere propozimi qe me beri presidenti i birres "Stela". Ishte nje organizim shume me i madh ne krahasim me gjithcka tjeter kisha bere me pare, ndaj thirra ne ndihme miqte e mi.
Pse pikerisht Moniken dhe Endrin? Behet fjale per ndonje miqesi e bashkepunim te ri apo per lidhje te kahershme?
Me te dy, vec e vec, jam njohur rreth viteve '90, kur isha drejtor ne TVA. Une kam pasur shume te njohur gjate jetes time, sepse eshte vete profesioni qe kam qe ma mundeson nje gje te tille, por jo te gjithe keta te njohur te kthehen ne miq.
Keta te dy hyjne tek ata qe kthehen ne miq?
Sigurisht qe po. I cmoj aq shume, sa shpresoj qe miqesia me ta te jete e gjithhershme.
A beson te miqesite e perhershme?
Besoj, sepse kam shume miq qe prej koheve te femijerise.
Aksioni i madh i festes se birres, me te cilin shenove rikthimin tend, nese mund ta quajme keshtu, mbaroi. A do kete ndonje aksion te dyte?
Po. Tani me pret nje sezon televiziv shume i ngarkuar. Kam kohe qe po bisedojme me pronarin e tv Klan per nje program strukture, per te cilin nuk kam qene une gati.
Ndersa tani jeni gati...
Po. Tani jemi ne momentin e duhur dhe vendin e duhur per te rifilluar eksperiencen e suksesshme te lene kater vjet e gjysme me pare.
Si kater vjet e gjysme me pare? Per cfare e keni fjalen?
Per spektaklin e se dieles "Telebingo Kombetare".
Kjo do te thote se do te kemi nje rikthim te Gjebrese ne nje format televiziv te se dieles?
Po. E diela pasdite me ka sjelle fat e mund te them pa frike se ai spektakel ka qene shkolla ime me e mire. Per tre vjet me radhe drejtova plot 120 te diela. Ndaj me pelqen t'i kthehem serish ketyre te dielave pasdite.
Si do i kthehesh kete here?
Do te rikthehem me nje orar te munguar ne ekranin shqiptar. Nuk dua te kaloj ne detaje, por mund te them se do te jete nje format shume popullor, qe ne ekrane te huaja ka pasur nje vazhdimesi te suksesshme, ndersa ne Shqiperi nuk eshte kthyer dot ne tradite. Kjo nuk do te thote qe une siguroj se do ta kthej ne tradite, por se do tentoj t'i hap rruge krijimit te kesaj tradite. Ndaj, duke filluar nga 7 tetori do te startojme me programin "E diela ne tv Klan" qe do te zgjase nga ora 13:30 deri ne 19:30.
Disa detaje me shume do t'i donim gjithsesi... A do te kene dicka te ngjashme me "Telebingon"?
Jo. Po e rimarr formatin e se dieles, duke lene jashte lojen e fatit.
E duke futur... cfare?
Duke futur elemente qe e bejne edhe me popullor kete program. Une terhiqem gjithmone nga parimi qe sa here dale ne ekran, telespektatori ta ndjej veten protagonist edhe atehere kur eshte diku duke ndjekur programin qe une drejtoj. Eshte shume e rendesishme qe spektatorin ta kthesh ne pjesemarres aktiv.
Si, konkretisht?
E kuptoj qe po perpiqesh te zbulosh strukturen dhe rubrikat e ketij programi, por besoj se mjafton te them se formati i nje lloj programi te tille dihet tashme nga eksperiencat boterore. Menyra e servirjes do te jete krejt ndryshe dhe siguroj se do te kete shume te papritura.
Per te ndertuar nje program te tille, sigurisht qe duhet nje ushtri e tere njerezish, nje ekip i madh. A i keni gjetur ju gjithe keta njerez?
Eshte e vertete qe duhet nje ushtri e tere. Nje hark kohor prej gjashte oresh transmetim te drejtperdrejte eshte pergjegjesi e madhe. E ne nje rast te tille s'mund te thuash Une, por Ne.
Kush do jete pjese e kesaj Ne-je te madhe kete here?
Bashke me Sander Frangajn jemi duke e menduar.
Bashkepunetorja juaj Vera Grabocka, me sa duket, nuk eshte pjese e ketij ekipi. Eshte perfolur nje prishje miqesie mes jush, ne fakt ju kemi pare duke u perqafuar me njeri-tjetrin jo pak here neper korridoret e "Klanit". Ama secili ka nisur nje projekt me vete. Cila eshte e verteta?
Me Grabocken jemi perqafuar e do vazhdojme te perqafohemi gjithmone, pavaresisht nese do te punojme me bashke apo jo. Ndersa, per sa i perket programit te se dieles, producent eshte Sander Frangaj dhe une jam i bindur qe ai do te zgjedhe variantin me te mire te mundshem per kete format televiziv. Kete here po provojme nje praktike tjeter te huazuar nga praktikat e huaja.
Qe eshte?
Nje praktike qe nuk me njeh mua si producent. Une ne kete program jam thjesht nje "I blere" nga televizioni "Klan" per te prezantuar, per te kenduar dhe per te bashkebiseduar ne programin e cdo te diele.
Vetem kaq!?
Po. E vetmja pjese qe i mungon asaj cka une kam bere ne 8 vitet e fundit eshte mosdeshira per te trokitur ne dyert e sponsoreve, e cila te krijon nje stres te jashtezakonshem ne kurriz te punes artistike.
Atehere, duket se kete here do e kesh me te lehte?
Perkundrazi. Perfundimisht konstatoj se jam i pandreqshem. Nuk jam producent tek "E diela ne Tv Klan", por do vazhdoj te jem producent te "Kenga magjike", po cdo te diel. Nderkohe qe, dy here ne muaj, do te jap mesim per komunikimin me median dhe pergatitjen televizive ne Universitetin "Fama" ne Prishtine, cka kerkon gjithashtu nje pergatitje serioze.
Si ia del qe ben kaq shume gjerash njeheresh?
Ka nje sekret. Eshte Anila, bashkeshortja ime. Ne tri vitet e fundit, ajo ka qene ne rolin e producentes ekzekutive ne projektet e mia dhe me ka lehtesuar pafund. E do te jete pjese e ekipit edhe ne "E diela ne tv Klan".
Po Joni, do jete serish pjese e ekipit, si te festa e birres?
Po, do jete edhe ai prezent. Do doja qe te ndiqte te gjitha detajet e paskuintave te realizimit te nje shfaqjeje.
Pse?
Ai ka deshire te vazhdoje studimet per menaxhim biznesi dhe une mendoj se, pavaresisht nga ndryshimet, qe kane bizneset ne fusha te ndryshme, kane nje logjike menaxhimi, e cila ka nje emerues te perbashket: fillesen nga zeroja e ndjekjes se elementeve te vogla qe bejne nje e nga nje te teren.
Pra, synimi eshte qe ne nje te ardhme te shpejte Joni te menaxhoje projektet e babait, apo jo?
Pse jo. Ne jemi tashme nje ekip shume i mire. Na mbetet vetem te perfeksionohemi edhe me shume.

Zefina Hasani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi