Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet shqiptari në veri të Mitrovicës

Shko poshtë

Vritet shqiptari në veri të Mitrovicës Empty Vritet shqiptari në veri të Mitrovicës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 08, 2010 7:35 pm

Vritet shqiptari në veri të Mitrovicës

Vritet shqiptari në veri të Mitrovicës Autooo393A940
Automjeti i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes.


(E plotësuar) - Zyrtarë nga Policia e Kosovës konfirmuan se deri më tani janë intervistuar tre dëshmitarë në kuadër të hetimeve rreth vrasjes së Hakif Mehmetit, i cili u qëllua mbrëmë me armë zjarri në veri të Mitrovicës.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, toger Besim Hoti ka thënë se edhe pas dëgjimit të dëshmitarëve policia nuk ka arritur të sigurojë informata rreth të dyshuarve të mundshëm.
“Policia ka marrë në pyetje tre persona të cilët kanë qenë në shoqëri në një kafene me viktimën para vrasjes. Ata kanë thënë se viktima ka vërejtur dy të dyshuar duke dalë nga një veturë, dhe menjëherë ka dalë nga kafeneja dhe ka filluar të ikë. Jo shumë pas kësaj janë dëgjuar të shtëna”, ka thënë Hoti, duke shtuar se hetimet janë duke vazhduar.
Hakif Mehmeti është vrarë mbrëme vonë afër shtëpisë së tij në veri të Mitrovicës, në një lagje ku jetojnë shqiptarë dhe serbë bashkë.
* * * * * *
Haki Mehmeti (1979), i përkatësisë etnike shqiptar, banor i lagjes “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës, është vrarë mbrëmë afër shtëpisë së tij, rreth orës 21.40, nën rrethana ende të pasqaruara.
Në bazë të informatave preliminare të hetuesve policor, mësohet se viktima kishte dy vrima të shkaktuara nga armë zjarri të kalibrit të vogël, 6 mm, në pjesë të qafës dhe fytit.
Besohet se persona të dyshuar, ende të pa identifikuar, kanë ikur nga vendi i ngjarjes menjëherë pas ekzekutimit të viktimës së tyre.
Policia e Kosovës është në kërkim të një automjeti të markës “Golf” ngjyrë e bardhë pa targa të regjistrimit, që besohet të ketë qenë i përfshirë në këtë rast, ndërsa Policia e Kosovës ka aktivizuar urdhrin operativ “unaza e çeliktë” në kërkim të automjetit të dyshuar.
Sipas zëdhënësit të policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, i cili është informuar lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra policore, ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për autopsi.
Hetuesit rajonal të skuadrës për krime serioze në Mitrovicë, janë duke udhëhequr hetimet e tyre lidhur me rastin e vrasjes.
Motivet dhe rrethanat e plota të rastit të vrasjes së rëndë nuk janë të njohura deri në këtë moment, ndërsa hetuesit kanë intervistuar disa persona në cilësi të dëshmitarëve të mundshëm të këtij akti kriminal.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi