Faton Ratkoceri:Shtigje që s'më shpien askund (under construction)
Faqja 1 e 1
Faton Ratkoceri:Shtigje që s'më shpien askund (under construction)
Faton Ratkoceri:Shtigje që s'më shpien askund (under construction)
f'R 27-qershor-2010
20:40
Nuk e di se si është andej kah ti
por te unë edhe sonte po bie shi
ende rrugët janë të lagura
edhe pyjet i sodita e s'bëzanin
edhe shtigjet ishin lagur
edhe vazhdova t'i shkelja
shtigjet që s'më shpien askund
...
23:35
pika-pika lëshohej qielli mbi mua
secilin hap që bëja tutje - rëndohesha
secilën pikë shiu që thithte lëkura ime - lagështohesha
shndërrohesha në tjetër qenie - tjetërsohesha
as edhe një lëvizje e ndonjë banori
t'pyllit të gjendej gjëkundi
të gjithë kishin marr strehë
instinkti i tyre i kurdisur
si gjendja jote emocionale
aty kishte mungesë
gjeta vetëm
dëshpërim, vetmi, shtigje ...
shtigje që s'më shpienin askund
...
28-qershor-2010
22:52
hapi hapin e përcillnin
pika pikën si thika e mbillnin
tokën e bekuar - e të lënë djerrë
braktisje, arrati në muzg pa hënë - muzgëtirë
eh këmbët më ishin lagur - qull
e shkrrap shkrrupet muzikale
më bënë të ndjehem si muziktar
shkrrap shkrrupet shkelnin pa mëshirë
myjshen e bërë nga gjethet të rëna përtokë - skëterrë
befas edhe një shteg
dy shtigje tri që s'më shpienin askund
...
23:20
S'kam si ta di se si është sonte andej kah ti
ka mjegull e as dritën e kuqe të abazhurit tënd
se dalloj qartë - terr shi dhe qetësi
shteg pa kry - shteg që të kthen pas
e hedh hapin ti - përqethurazi
e hedh hapin unë - i platitur
e shiu vazhdon të bjerë - pamëshirshëm
dhe unë vazhdoj të lagem qull - pastrehshëm
tjetërsohem në shpirt
shpirt që sodit natën - verbërisht
...
28 gusht 2010
10:00
dielli ne mesdite sillej egersisht
kishte leshu rrezet e tij pameshirshem
smog-u ajrin e qytetit tim e sillte ne gisht te vogel
ne sillemi verdalle kot se koti
shume me makina rruget i ngulfatin
trotuaret nuk jane per kembesore
e kalimi i rruges behet me lutje perendise
shiqimin larte as qe e paramendoj
shikoj poshte e shoh vetem pluhur
berllogje gati-gati antike
me befason nje shoqeri mes armiqsh te perbetuar
macja bardh e zi perdredh bishtin
kur qeni ngjyre kafe i afrohet afer
gojehapur vazhdoj rrugetimin
shtigjet jane thare ka dite e dite pa rene shi
vetem zeri i insekteve shi-ndjellese mbreteron
e hapin vazhdoj hap pas hapi deri ne fund ...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi