Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elida Buçpapaj: Katedralja e Nënë Terezës e bekuar nga Rugova shprehje e pasurisë kombëtare dhe evropiane

Shko poshtë

Elida Buçpapaj: Katedralja e Nënë Terezës e bekuar nga Rugova shprehje e pasurisë kombëtare dhe evropiane Empty Elida Buçpapaj: Katedralja e Nënë Terezës e bekuar nga Rugova shprehje e pasurisë kombëtare dhe evropiane

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 09, 2010 2:53 am

Elida Buçpapaj: Katedralja e Nënë Terezës e bekuar nga Rugova shprehje e pasurisë kombëtare dhe evropiane U1_ElidaBucpapaj
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës, ideologu i pavarësisë dhe vizionari më i madh modern Perëndimor shqiptar, posa Kosova u çlirua mbështeti ndërtimin e Katedrales së Nënë Terezës. Dhe dalja e fundit e Rugovës në publik ka qenë më 26 Gushtin e vitit 2005, së bashku me Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi, kur vendosi gurëthemelin e katedrales. Atë ditë, që përkon vetëm katër muaj e pak nga dita e vdekjes së tij, ai duke e vendosur atë gur do të thoshte: "Sot është një ditë e madhe për Kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit - të lumturës Nëna Tereze - asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin." Gurëthemeli i Katedrales përkonte me 95 vjetorin e lindjes të Nënë Terezës. Pesë vjet më vonë katedralja me themele të përuara nga Presidenti Ibrahim Rugova do të mbaronte së ndërtuari.
Kosova duhet t'i kishte ndërtuar me kohë Katedralet e saj, mund të kishte ndërtuar një Katedrale për Skënderbeun, një Katedrale për Konstandinin e Madh, një Katedrale për Pjetër Bogdanin. E njëjta gjë edhe në Shqipëri. Por kjo ishte e pamundur pasi atje diktatura komuniste ikonoklaste i kishte shkatërruar dhe shkallmuar vendet e kultit, ndërsa të gjithë klerikët i kishte varur në litar apo rrasur deri në vdekjen e tyre nëpër burgje. Në të njëjtën mënyrë kishte vepruar edhe regjimi pushtues në Kosovë. Edhe sot e kësaj dite Serbia vazhdon të ndërtojë në Kosovë kisha ortodokse, ndërsa katedralja e Nënë Terezës është e para e këtij lloji. Kultura dhe besim katolik është pjesë e kulturës tonë kombëtare, është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Shqiptarët sot janë me shumicë myslimane, bashkë me autoren e këtij shkrimi, por ky fakt nuk mund ta ndryshojë historinë, se kalimi në fenë e re ka qenë i vonshëm. Përpara se të konvertoheshim në myslimanë kemi qene katolikë, dhe përpara se të bëheshim katolikë kemi qenë paganë. Dhe Katedralet janë monumente të besimit e të kulturës që më mirë se librat e vërtetojnë historinë.
Më ka rënë rasti të vizitoj disa nga katedralet më të famshme të botës. Kam vizituar Katedralen e Sant Patrikut në New York, atë të Milanos, të Strasburgut, të Këlnit, të Fraiburgut, Katedralet e Baselit, Bernës, Katedralen e Shën Pjetrit në Romë, e ndërtuar në periudhën e Rilindjes së vonë Italiane, dhe në të gjitha herët kam mbetur e befasuar nga gjenia e artistëve, arti i të cilëve është hyjnor që të bën të besosh se përjetësia ekziston. Zakonisht Katedralet ku ndërthuret stili gotik me atë romak, ku përzihen periudha e Mesjetës me të Rilindjes, janë vende liturgjie dhe lutjesh, por janë edhe vende pelegrinazhi, si pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetërimit evropian, si monumente të kulturës Perëndimore. Kush viziton sot Katedralen e Shën Pjetrit në Romë, një nga arsyet e forta për ta bërë këtë vizitë është për të parë nga afër të gjallë mrekullinë e Mëshirës të Mikelanxhelos, një kryevepër e artistit të Rilindjes italiane punuar mrekullisht në mermer. Në Katedralen Kelnit buzë lumit Rin, më e madhja në Evropë, të mahnit stili gotik, ndërsa katedralja e Milanos ka shërbyer si frymëzim për Persy Shelley, Alfred Lord Tennyson, Markt Twen etj. etj.
Elida Buçpapaj: Katedralja e Nënë Terezës e bekuar nga Rugova shprehje e pasurisë kombëtare dhe evropiane U1_PresidentiRugova-NeneTerezaKatedralja e Nënë Terezës, që nga dita e vendosjes të gurthemelit të saj nga Ibrahim Rugova, do të duhej të ndërtohej brenda disa muajsh, do të duhej të ishte madhështore dhe e krahasueshme me Katedralet më të famshme të botës, si ato të përmendura më sipër, dhe ai gur themeli që vuri Rugova nuk do të duhej të kthehej kurrsesi në pretekst për të nisur një fushatë makabre kundër tij, ndërsa ishte në shtratin e vdekjes, duke shpifur sikur Rugova e merrte këtë nismë sepse ishte konvertuar në katolik, kur Rugova e ndërmerrte këtë nismë nga pozitat e një burrështeti me përmasa evropiane.
Kundërshtarët diabolikë të Rugovës bëjnë sikur harrojnë se figurat e shquara të katolicizmit shqiptar, janë në fakt figurat më autentike të ruajtjes dhe konservimit të identitetit tonë kombëtar, si një nga kombet më të lashta të Evropës.
Në këtë kontekst, trashëgimia katolike kristiane e shqiptarëve nuk ka se përse të fshihet, përkundrazi ajo do të duhej të evidentohej me kohë, dhe meqë diktatura dhe pushtuesi nuk na e kishte lejuar, atëhere e kemi për detyrim moral që të përmbushim ato boshllëqe, të shkaktuara me qëllim nga ata që kishin ndërmarrë kundër nesh fushata shfarosëse apo ata që e kishin kthyer Shqipërinë në tokë të ndaluar për Nënë Terezën e shqiptarët i kishin ndërsyer në fushatat vëllavrasëse të luftës të klasave. Andaj ndërtimi i Katedrales të Nënë Terezës duhet të jetë vetëm fillimi i këtij rizgjimi, që në fund të fundit është shprehja më kuptimplotë e tolarancës së shqiptarëve.

Për ZSH: Ilir Dardani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi