Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:TAKIM ME VILSONIN DHE GENCIN

Shko poshtë

Vullnet Mato:TAKIM ME VILSONIN DHE GENCIN Empty Vullnet Mato:TAKIM ME VILSONIN DHE GENCIN

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 09, 2010 1:28 pm

Vullnet Mato:TAKIM ME VILSONIN DHE GENCIN 60172_1345114519098_1568334934_30695987_5523278_n



Vullnet Mato:TAKIM ME VILSONIN DHE GENCIN 38460_1308028591973_1568334934_30618240_5123714_n

Vullnet Mato

TAKIM ME VILSONIN DHE GENCIN
In memoriam
“U çova nga gjumi i gjatë dhe erdha
të takohemi në gjumin tënd të shkurtër ! „
Kumboi zëri i Vilsonit nga përtej jeta
me tingullin e njohur, disi të mugët.

“S’i kemi harruar çastet, o mik Vullneti,
kur lexonim vjershat te rrapi i gurrës,
na i shtypje me makinën tënde “oliveti“,
t’i ngjitje te tabela letrare e kulturës...

Këtu pranë kam dhe Gencin e përgjakur
nga plumbat e zinj të pushkatimit poetik...
Mos u habit që ende nuk jemi plakur,
poezia na la të rinj, siç vdiqëm atë ditë...“

Vilsoni i kishte pis të zinj flokët e ballit,
dhe prej së largu i vinte era gjethe bushi,
nga vitet te Zgara mes shkurreve të malit,
ku fjeti i shtrirë nga bataretë e plumbit.

“Atë poezinë fatale me titullin “Sahara“
që shkrova me frymëzimin tim spontan,
e pagova me plumba ballit natën te Zgara,
ku varret mes shkëmbinjve mezi u çanë...“

Gencit bjond i kërceu mollëza e Adamit,
sikur i lëvizi një kokërr arrë te mesi i qafës:
“Nënë Gjiska më solli arra shtëpie te varri
siç m’i mbushte xhepat për nxënësit e klasës.

Kur na gjykuan me ekspertizën e poezive,
nuk e kuptuam ç’po ndodhte te ky shtet,
teksa ne dergjeshim në birucat e mizorive,
na fajësonte spiuni i Degës, mësuesi poet!...

Sikur ne kishim nxirosur të djeshmen e zezë,
me ide që flinin të heshtura te raftet e librave,
ku kontrolli policor nxori rastësisht në shesh
farëzat lirisë që do të bleronin pas dimrave.

Vetëm se menduam stinën e lastarëve të penës,
ne falëm rininë, pa kërkuar hakmarrjen e krimit.
Po kosëtarët mizor që na prenë lastarët e jetës,
pse s’u penduan t’i kërkojnë falje vajtimit ! “
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi