Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria mirëpret rezolutën BE-Serbi

Shko poshtë

Qeveria mirëpret rezolutën BE-Serbi Empty Qeveria mirëpret rezolutën BE-Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 10, 2010 12:11 am

Qeveria mirëpret rezolutën BE-Serbi

Qeveria mirëpret rezolutën BE-Serbi UN+General_Assembly
Qeveria ka mirëpritur një projekt-rezolutë kompromis të arritur midis BE-së dhe Serbisë e cila pritet të paraqitet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Qeveria e Kosovës thotë se ajo hedh poshtë mundësinë e bisedimeve për statusin me Serbinë dhe inkurajon dialogun midis të dy vendeve si shtete të pavarura.
Në projektin e ri bëhet thirrje për dialog mes dy shteteve për një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët.
Projekti i ndryshuar përmend faktin se "një zgjidhje e pranuar nga të dy palët ... mund të gjendet nëpërmjet negociatave".
Një projekt i mëparshëm i rezolutës ishte kritikuar nga BE-ja, sepse dënonte shpalljen e pavarësisë nga Kosova.
Qeveria serbe këmbëngul se projekt-rezoluta e ndryshuar nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp qeveria e Kosovës thotë se projekti, që ka mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së "është në përputhje të plotë me realitetin e krijuar në Kosovë dhe në rajon".
"Kjo draft-rezolutë merr në konsideratë mendimin këshillëdhënës të GJND-së, e cila ka konkluduar qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare," thuhet në deklaratë, transmeton BBC-ja.
"Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për deklaratën e bërë publike nga Qeveria e Serbisë, e cila në mënyrë dëshpëruese përpiqet të krijojë keqinterpretime dhe pritje false lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së re të përpiluar nga BE-ja dhe SHBA-ja", thuhet më tej në deklaratë.
Kompromisi
Çelësi i kompromisit, sipas analistëve, duket të jetë përpjekja e ekspertëve BE-së për ta formuluar tekstin e projekt-rezolutës në mënyrë të tillë që secila palë të mund ta interpretojë atë në mënyrë të vet e në të njëjtën kohë të mos jetë e dëmshme për asnjë proces.
Projekti i ndryshuar përmend faktin se "një zgjidhje e pranuar nga të dy palët ... mund të gjendet nëpërmjet negociatave".
Duke parë tekstin e ri të rezolutës dhe duke e krahasuar atë me variantin e parë që Serbia kishte dorëzuar, është e qartë se ka ndryshime rrënjësore.
Në tekstin e parë që ishte krejtësisht i papranueshëm për shumicën e vendeve të BE së, Serbia dëshironte që Asambleja e Përgjithshme të thotë se "shkëputja e njëanshme nuk është zgjidhje", duke patur parasysh se statusi i Kosovës për shumicën e vendeve të BE-së së është zgjidhur dhe ai është pranuar nga këto vende.
Nuk ka qenë i pranueshëm as formulimi ku ftohej për dialog në mes të dy palëve për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për çështjen e statusit.
Këto formulime janë hequr nga teksti i ri i projekt-rezolutës.
SHBA-ja dhe 22 vende anëtare të BE-së që e kanë njohur Kosovën reaguan me zemërim dhe bënë fushatë që vendet e tjera të votonin kundër projekt-rezolutës, duke i sugjeruar Beogradit se kërkesa për anëtarësim në BE do të vihej në rrezik.
Në variantin e ri të tekstit të rezolutës merret në dijeni mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).
GJND-ja vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës në asnjë mënyrë nuk shkel normat e së drejtës ndërkombëtare.
BE-ja ka përshëndetur kompromisin duke theksuar se tani ka rëndësi procesi që duhet të pasojë.
Aprovimi i projekt-rezolutës mendohet të përmbyllë çështjen e mendimit te GJND-së, dhe të fillojë atë që BE-ja dëshiron të bëhet: një kapitull i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ku mund të bisedohet për gjithçka, por nuk mund të bisedohet për dy çështje, statusi i Kosovës, dhe ndarja territoriale, duke patur parasysh perspektivën evropiane të Serbisë dhe Kosovës e të rajonit.
BE e kënaqur
BE-ja e ka përshëndetur vendimin e Serbisë që të pranojë kushtet e e saj për paraqitjen e tekstit të ri të projekt-rezolutës për Kosovën.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton ka thënë se përshëndet ngrohtësisht njoftimin e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, lidhur me hapat e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në lidhje me projektrezolutën për vendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.
Zonja Aston tha se tashmë kjo projektrezolutë do të paraqitet nga 28 vende evropiane, 27 vendet anëtare të BE-së dhe Serbia.
"Ne kemi bashkëpunuar me Serbinë dhe kjo arritje është një tregues i angazhimit të përbashkët për perspektivën evropiane të Serbisë," tha zonja Ashton.
"Pas votimit të sotëm në Asamblenë e Përgjithshme, është e rëndësishme që të fillojë dialogu me Beogradit dhe Prishtinës. Ky dialog do të jetë një faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon," tha zonja Ashton.
Qeveritë evropiana e mirëpritën këtë hap.
"Ky është një hap tjetër në rrugën drejt normalizimit të marrdhënieve," tha ministri i Jashtëm francez Bernard Kouchner nëpërmjet një deklarate.
Ministria e Jashtme spanjolle shprehu "kënaqësi të thellë" duke thënë: "Me këtë marrëveshje Serbia riafirmon me forcë dëshirën e saj për të vazhduar hapat e fuqishëm në procesin e integrimit evropian, në një frymë konstruktive".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi