Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kudret Selamaj:O moj hene

Shko poshtë

Kudret Selamaj:O moj hene Empty Kudret Selamaj:O moj hene

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 10, 2010 12:28 am

Kudret Selamaj:O moj hene 32466_120180051355313_100000899568829_107262_1083833_n
Kudret Selamaj:O moj hene

O moj hene ,ne forem kose.
Rihesh, hahesh, kurre nuk sose.
Sheh shume gjera ,s'duron dot.
Shkon pas reve , e del pa lot.

Mjegull 'e holle, fije fije.
Behet ,burulluk shamie.
Per sa gjera, te gerryen meraku?
Jep e merr ,kthehe si harku.

Nje yll afer ,e ke tendin.
Lare i tere ,ne boje argjendi.
Stolisesh ,e vazhdon vrapin.
Aty ,se ku ke dollapin ?

O moj hene ,e verdhe dylle !
Kaq merak ,per cilin yll?
O moj hene ,e verdhe si ftoi !
Cili yll ,te tradhetoi ?

Si nje thele ,pjepri e ngrene.
E vetmuar, ngele moj hene.
O moj ,hene, qe shkon pas reve.!
Hodhe vellon, dhe u ktheve.

Pa kur ndrine ,porsi ari !..
Udhen gjen, kollaj udhetari.
Doli hena, ngjyre floriri.
Derdh nje drite ,te zbehte qiriri.


Doli hena ,ndriti qielli.
Shko ti, te fle une -tha dielli .
Prapa malit ,del si draperi.
Si bri kau ,si bri cjapi .

Kthehe ,ketej andej ,neteve.
Mos do ,t'ju fshihesh poeteve ?
Kulaçi ,kur heq çerepin.
Pak hi ,ta ka zene cepin....

Hene e bardhe ,qumesht bardhaku!
Behe rreth ,te gerryen meraku.
Sa te kane, kenduar ,moj hene!
E prape ,ka ngelur, shume pa thene ..

S'di ,prej frikes a prej turpit?
Fshihesh tej ,te Kashte e Kumtrit ...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi