Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:Fëmijëria e humbur!

Shko poshtë

Lediana Kapaj:Fëmijëria e humbur! Empty Lediana Kapaj:Fëmijëria e humbur!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 10, 2010 11:49 am

Lediana Kapaj:Fëmijëria e humbur! 58482_152649578098257_118736901489525_411278_1707688_n

Lediana Kapaj:Fëmijëria e humbur! 60914_152565254773356_118736901489525_410797_3221114_n
Lediana Kapaj:Fëmijëria e humbur!

Ti linde nga dy prindër, që bashkë kurrë si ke parë,
sa shumë që të munguan, në fëmijërinë e vrarë,
jo përkëdhelje s'njohe, se ndjeve kurrë ngrohtësinë,
në qoshe vetëm rrije, mendoje lumturine...

Shikoje moshatarët me prindërit të rrethuar,
dhe ti gjithmonë e vetme,e strukur,e lënduar,
si ta doje të ishe, jo kaq e dëshpëruar,
një mrekulli kërkoje, për shpirtin e munduar...

Sa luteshe ti e vetme, dikush të të dëgjonte,
një shishe në det hodhe, askush nuk e shikonte,
nga dallgët seç u mor, në thellësi e futën,
një letër me lot shkruar, rrymat diku e zhdukën..

Dhe vitet po kalonin, po lotët s'po shteronin,
mungesën shumë e ndjeje, me ty ëngjëjt lotonin,
ata i kishe shokë, me ta ndaje hidhërimin
një botë imagjinare..asaj ja dhe besimin...

Por ëngjëjt të mësuan, se jeta të ish dhënë,
aty duhej luftuar, në tokë për të mos rënë,
me forcën të pajisën, dhe krahët ty ti dhanë,
"vazhdo të ecësh para, gjithmonë do na kesh pranë"!

E vetme more rrugët, ku shkoje as vetë s'dije,
me jetën do luftoje, dhe fatin ti do gjeje,
shpresa të shoqëronte, si hije pas gjithmonë,
jo s'kishe më ti frikë, për lumturinë s'ish vonë..

Natyrën shumë e doje, oh sytë, sa të shkëlqenin,
me hënën bisedoje, dhe yjet t'u rrëfenin,
nga dielli lart shikoje, dhe rrezet ty të ngrohnin,
dhe ëngjëjt prapë me ty, vazhdonin bisedonin...

Papritur e kuptove, sa shumë që ishe rritur,
sa shpejt vitet kaluan, nuk ishe më e mitur,
po prapë sa do të doje të thoje fjalën "nënë",
te dy seç të mungonin, dëshira s'të kish lënë..

Dëshira për ti parë, dëshira për ti puthur,
jo s'munde ti urreje dhe zotit i je lutur,
i'u lute që ti njihje, i'u lute që ti falte,
me zemër i kërkoje, asgjë nuk mund të ndalte...

Larg vendit tënd ti ike, kurbetin ti e njohe,
vazhdoje drejt një rrugë, ku veten do e zgjoje,
njerëzit të vlerësuan dhe shumë të përkrahën
dhe prapë ëngjëjt të flisnin,jo kurrë ata s'u ndalën...

Mërgimi ty të rriti, sa shumë gjëra mësove,
një ditë një letër erdhi, dhe befas prapë lotove,
"të lutem bija ime,të lutem të më falësh,
më jep ti sot një çast dhe ndjenjat mos mi ndalësh,

Jo kurrë s'të kam harruar, fajtor për ty kam qënë,
më ler që të të dua, sa shumë kam për të thënë,
më ler që të të prek, më ler që të të shoh,
të lutem mos gjyko, sa dua të të njoh"...


Dhe letrën fort shtrëngove dhe zemra fluturoi,
një çast harrove dhimbjet që jeta të shkaktoi,
i fale që të dy, sa shumë kishin munguar,
mos vallë po të mos vuajmë, nuk dalim të fituar?!.

Ah... befas ti e njohe, atë që quhej "at",
sa tepër e shtrëngove, sa tepër atë natë,
sa shumë që kish ndryshuar, sa shumë e kishe dashur,
përditë edhe më tepër, në zemrën fort të plasur!


Kjo jetë nuk të la kohë, gëzimin të shijoje,
një ditë vdekja ta mori, dhe s'munde ta shikoje,
dhe shpirti prapë u vra, sërish u përvëlua,
sa doje të ish afer...ti thoje-"sa të dua"!

E humbe,u trishtove dhe ëndrrat seç t'u zhdukën,
në thellësinë e dhimbjes ato një ditë u futën,
dhe përsëri u struke, thërrisje lumturinë,
atë që ty të mori, shpresat dhe fëmijërinë...


E përsëri u ngrite dhe përsëri luftove,
e doje ti pasionin, dashurinë ti doje,
e doje njerëzimin, doje gjithçka të bukur,
se doje më trishtimin, për jetën ishe lutur...

Kur zemrën tënde shoh, me mijëra drita dalin..
"Akoma ke të japësh, akoma do të falin,
mos ul ti kokën sot, të lutem fshiji sytë,
e fortë gjithmonë qëndro, mendo që je e dytë.

Kur zemrën tënde shoh,ylberin e vështroj,
sa herë ndeshem me të,mërzitjen e largoj,
kur zemrën tënde has, dhe shoh sa tepër vuaj,
ul kokën dhe largohem..skur të jem e huaj.

Kur ti fillon më flet,më dalin trëndafilat,
kur ti më reciton, për vete bën bilbilat,
kur sytë e tu i ndjej,shkëlqimi më mahnit
kur lehtë të vështroj vetevetja më habit,

Jo vetëm ti nuk je, dikush nga lart shikon,
ëngjëlli yt është bërë dhe dhimbjen ta largon,
jo s'mund të jetë i vdekur, se zemrën ty ta dha,
diçka qe ka shume vlere, ai për ty e la"!

Shikimin ti më hodhe, dhe dorën më shtrëngove,
"të lutem shiko pak- dhe befas më lëshove-,
je zëri që më flet, je zëri im i fshehtë,
je forca që kam brenda dhe kur s'e kam të lehtë".

Dhe njësh me ty u bëra, siç kisha qenë gjithmonë,
me ty vazhdoj unë ecjen, jo s'mund të jetë vonë,
pasioni, dashuria, ndjenja..sot po mungojnë,
e di që do ti gjejmë, nuk mundemi ti harrojmë..

Krenare jam për ty, ashtu siç je për mua,
me ty unë linda mike, shumë fort sot une të dua,
nuk ka jetë pa disfata, nuk ka jetë të dhuruar,
të gjithë po luftojmë, ç'do ditë për të fituar..

Të gjithë të fortë të jemi, jo dhimbja s'na rrëzon,
vërtetë na lagën syte, vërtetë zemra loton,
vërtetë ne vuajmë jetën, vërtetë ka padrejtësi,
po vetëm një jetë kemi, s'ia vlen të rrimë në zi!

Ia vlen që ta shijojmë, jo ndjenjat mos harrojmë,
vërtetë shenjë e kaluara, vërtetë do ta mendojmë,
po jo të na pengojë që dritën të shikojmë,
po jo të na pengojë me ëngjëjt të vallzojmë..

Të tashmen të shikojmë, frikën ne ta ndalim,
të duam njerëzimin, gabimet ne ti falim,
gjykimet nuk kanë vlerë as vend në zemrat tona,
të ardhmen të mendojmë, kjo botë është e jona!

© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi