Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklarata e SHBA: Vlerësojmë reformat e qeverisë ''Berisha''

Shko poshtë

Deklarata e SHBA: Vlerësojmë reformat e qeverisë ''Berisha'' Empty Deklarata e SHBA: Vlerësojmë reformat e qeverisë ''Berisha''

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 11, 2010 11:52 am

Deklarata e SHBA: Vlerësojmë reformat e qeverisë ''Berisha''

Deklarata e SHBA: Vlerësojmë reformat e qeverisë ''Berisha'' Faqja%203
Ambasadori i Misionit amerikan në OSBE kërkon

Shefi i Misionit të SHBA-ve në OSBE, ambasadori Ian Kelly, shprehu nga Vjena vlerësimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjet e qeverisë shqiptare dhe për progresin e bërë në implementimin e reformave të rëndësishme që prej raportit të fundit të OSBE-së. Kelly nënvizoi se një prej sfidave kryesore në të ardhmen mbetet reforma zgjedhore para zgjedhjeve lokale. Në përgjigje të Raportit të dorëzuar prej ambasadorit Bosch dy ditë më parë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ambasadori Kelly veçoi përmirësimet e dukshme të qeverisë në luftën kundër trafiqeve njerëzore, në reduktimin e korrupsionit dhe në krimin e organizuar. "Shumë zhvillime pozitive kanë ndodhur që prej Raportit tuaj të fundit, kryesisht në përpjekjet për të mbrojtur individët nga diskriminimi, në luftën kundër trafiqeve njerëzore, në reduktimin e korrupsionit dhe në krimin e organizuar, dhe në përmirësimin e qeverisjes ambientaliste. Shqipëria meriton njohje për këto arritje", u shpreh Kelly. Ajo e cila përbën një rëndësi të veçantë për ndërkombëtarët është reforma zgjedhore, e cila sipas shefit të misionit të SHBA në OSBE, duhet t'i referohet rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it. "Ju i kushtoni vëmendje si progresit të bërë nga Shqipëria në zbatimin e reformave të rëndësishme, ashtu edhe sfidave që mbeten në disa çështje kyçe. Një prej tyre, është reforma zgjedhore, veçanërisht duke patur parasysh afrimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Ne vazhdojmë të besojmë se rekomandimet e Raportit të OSBE-ODHIR përmbajnë udhëzime të dobishme për përmirësimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri", thekson Kelly. Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh që qeveria shqiptare ka me Prezencën e OSBE-së në Tiranë, ambasadori i misionit amerikan e cilësoi atë si të frytshëm. "Gjithashtu, iu përgëzojmë për vëmendjen tuaj të veçantë në koordinimin e punës së Prezencës me qeverinë shqiptare dhe me aktorët e tjerë kolalë dhe ndërkombëtarë, në veçanti me BE-në. Ne konstatojmë marrëdhëniet pozitive mes Prezencës dhe qeverisë. Ne sinqerisht iu falënderojmë ambasador Bosch, për punën që keni bërë si Kryetar i Prezencës dhe iu urojmë gjithë të mirat në angazhimet tuaja në të ardhmen. SHBA mirëpret vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me ekipin tuaj", u shpreh shefi i misionit amerikan. Deklarata e Shefit të Misionit të SHBA në OSBE, ambasadorit Ian Kelly, u mbajt në Këshillin e Përhershëm të Organizatës në Vienë. Dy ditë më parë, OSBE u bëri thirrje palëve politike për të nisur menjëherë punën lidhur me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR ndaj reformës zgjedhore. Në raport nënvizohej se kjo reformë duhet të fillojë sa më shpejt dhe të përfundojë pas një procesi të përshtatshëm konsultimi - një proces me qasje gjithëpërfshirëse. KQZ-ja, më pas, do të jetë në gjendje të zbatojë me efektivitet çfarëdo ndryshimesh për të cilat do të bihet dakord në fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi