Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajram Osmani:Kur varfëria troket në derë…

Shko poshtë

Bajram Osmani:Kur varfëria troket në derë… Empty Bajram Osmani:Kur varfëria troket në derë…

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 12, 2010 4:02 am

Bajram Osmani:Kur varfëria troket në derë…

Bajram Osmani:Kur varfëria troket në derë… 58376_147777738595347_116519628387825_234110_2589831_n

Vështirë ishte që pas vdekjes së burrit të mbijetohet me fëmijë të mitur. E më vështirë është kur ke fëmijë të sëmurë dhe vet nuk ja del dot. Kështu më pat rrëfyer zonja Istrefi para ca vitesh. Tani ajo edhe vetë është e sëmurë. E sëmurë nga zemra. Athua pse dhe si erdhi deri te kjo sëmundje???.

Bajram Osmani:Kur varfëria troket në derë… 59324_147779205261867_116519628387825_234125_2987637_n

Ne ditën kur sivjet e vizitova Familjen Istrefi zonja e shtëpisë nuk mundi të dalë fare te dera e shtëpisë. Vajza Shemsija (e sëmurë mentale) u gëzua shumë kur vërejti se dikush po troket në derën e tyre. Me vrap e thirri vëllain e saj Florimin. „Dil se po vjen një njeri, shpejtë more se një njeri, shpejtë, shpejtë...“. Ajo nuk ishte mësuar që ti vizitoj kush!!!.

Florimi, djali i dytë i Familjes me bujari më ftoi që të hyjmë brenda. Unë insistova që të qëndrojmë në oborr. Shtëpia mezi që e përballon rrënimin, nëna është e sëmurë dhe nuk mund të del dot në oborr, motrën po e shef edhe vet. Ajo ka “probleme” të tjera. Nënën më duhet që për çdo muaj ta dërgoj në kontroll te internisti. Shumë herë nuk kemi mundësi që ta paguajmë. Ç´ti bësh, kështu e ka jeta. Herë me bukë e herë pa bukë, herë me Lek e herë pa Lek, bëjmë përpjekje që të mbijetojmë. Vëllai i madh Gëzimi përpiqet që të na siguroj diçka. Ai si punëtorë krahu punon kohë pas kohe te “Bageri”
Babai, ndjesë pastë ishte punëtorë i vyer por na la të vegjël, vdiq i ri. Tani edhe nëna u sëmurë. Motra nuk i përballoj kursesi kësaj varfërie. Ajo tani siç e shef sillet andej këndej dhe nuk qetësohet fare. Nuk i përballoj varfërisë si ne meshkujt. Ndoshta edhe nëna u sëmurë prej kësaj s´kamje që kemi, nuk e di, ndoshta?.


Bajram Osmani:Kur varfëria troket në derë… 47371_147779631928491_116519628387825_234128_2638900_n

Shiko dyert e Oborrit, ato qëndrojnë dhe tregojnë vjetërsinë e tyre. Ne gjithashtu shpresojmë dhe qëndrojmë, shpresojmë në ndihmën e zotit dhe të bamirësve që së paku ta ndërtojmë një kulm mbi kokë. Ndoshta gjendet një rrugëdalje edhe për ne?. Zoti është i madh, bamirës me siguri se ka ende. Shtëpia është afër rrënimit, dyert qëndrojnë ende. Ne me të vërtet jemi të varfër. Varfëria mundet me bamirësi. Ne do u jemi të gjithëve mirënjohës për ç´do ndihmë që na ofrohet, përfundoi Florimi.

Bajram Osmani:Kur varfëria troket në derë… 58750_147781398594981_116519628387825_234135_7597101_n

Bajram Osmani:Kur varfëria troket në derë… 61277_147781721928282_116519628387825_234138_7456611_n

Bajram Osmani:Kur varfëria troket në derë… 41322_147782078594913_116519628387825_234143_6685645_n

Kësaj familje me të vërtetë i duhet ndihma. Ndihmë që në bazë të mundësive ta ndërtojnë një shtëpi të re. Të largohen nga kjo shtëpi e vjetër ( Shiko fotot ) para se nuk është rrënuar fare. Shtëpia nuk afron as kushtet minimale për jetesë. Ndihmë që do ju mundësoj Familjes Istrefi një jetë më „normale“ se tani. Zonjës Istrefi, Shemsijes, Florimit dhe Gëzimit do ja kthej edhe njëherë gëzimin dhe harenë që deri tash nuk e patën.

Foto dhe teksti: B. Osmani

www.guacka.eu

© by Guacka 20100902152211

Për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojne këtë Familje, ndihmat mund ti dërgojnë në këtë gjirollogari:

Nga Gjermania:


Albanischer Kulturverein Dardania e.V.

Kreissparkasse Ravensburg

KN. 101069524
BLZ. 650 501 10

Destinacioni/ Verwendungszweck: Familja Istrefi

Nga Bota:

Albanischer Kulturverein Dardania e.V.

Kreissparkasse Ravensburg
Int. Bank Accont Number:
DE43 6505 0110 0101 0695 24
SWIFT-BIC: SOLADES1RVB
Destinacioni/ Verwendungszweck: Familja Istrefi

Aksioni është transparent dhe ç´do ndihmë do bëhet publike me përjashtim të atyre që dëshirojnë të mbesin anonim!!!

Na kontaktoni: info@guacka.eu
info@ldd-bos.de
info@dardania-rv.de
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi