Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Rashica:MJERËZIMI

Shko poshtë

Valon Rashica:MJERËZIMI Empty Valon Rashica:MJERËZIMI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 12, 2010 6:39 pm

Valon Rashica:MJERËZIMI 14113_382752617023_662692023_4295236_4880640_n

Valon Rashica:MJERËZIMI
Mjerimi dhe gëzimi,
a nuk ngjajnë
me njëri-tjetrin?

Se shpesh
së bashku
e të kapur dorë për dore
na vizitojnë

dhe se kur
me njërin prej tyre
ditën e kalojmë,
tjetri në shtrat na pret

Gëzimi dhe mjerimi
ngjajnë me njëri-tjetrin

se që të dy
janë anët
e të njëjtes medalje
me të cilin Zoti i fatit
në dy gjysmat
e së njëjtës fushë-lojë
na ndanë

Edhe gëzimi
edhe mjerimi
ujin e njëjtë e pinë
dhe që ty duke qarë
në të njëjtin
liqen të lotëve derdhen

duke u përmbytur
për më shumë dashuri...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi