Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklaratë nga F.B.K.SH

Shko poshtë

Deklaratë nga F.B.K.SH Empty Deklaratë nga F.B.K.SH

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 13, 2010 12:47 am

,
Deklaratë nga F.B.K.SH U1_FBKSH
FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR
F.B.K.SH Tiranë, 12/shtator/2010
D E K A L A R A T Ë
Nr, 04; protokoll; 12/10
Kuvendi i “III”-të i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, zhvilluar më 24/prill/2010 në qytetin e Himarës, erdhi jo vetëm si obligim statutuorë i F.B.K.SH-së, jo vetëm si strategji efikase dhe sfiduese kundër rrymave antishqiptare në atë zonë, por dhe si një eveniment i një rëndësie piemontale qoftë për moralin atdhetar që karburonë Çështjen Kombëtare dhe vet Frontin po ashtu edhe për vendimet historike që ai mori:


  • Kuvendi i “III”-të i F.B.K.SH-së, në Himarë më 24/prill/2010, pas një analize paraprake të detajuar (mbështetur në fakte, infomacione dhe këshilla shqiptarodashëse të aleatëve) mbi ndryshimet gjeopolitike në Ballkan e më gjerë, vendosi unanimisht ngrirjen përkohësisht të strukturës ushtarake të tij, Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), duke vlersuar se është rruga dhe mjetet demokratike, për momentin, ato të cilat do të lejojnë impelmentimin e Platformës dhe strategjisë së F.B.K.SH-së deri në zgjidhjen përfundimtare të Çështjes së Bashkimit Kombëtar, përshtatur kushteve të reja të krijuara.
  • Ky Kuvend Historik, që i kalonë përmsat e kohës në të cilën jetojmë, cilësoi se: “nëse situatat në rajon do të ndryshojnë në disfavor të shqiptarve, sigurisht, nëpërmjet respektimit të strukturave të FBKSH-së dhe kolegjalitetit brenda tyre, do të propozohet rikthimi i AKSH-së, në skenë, e freskët ashtu si është “konservuar”.
  • Kuvendi i Himarës ka, gjithashtu, një rëndësi unikale sepse përfundimisht ju dha grushtin e merituar disa elementëve karrieristë, delirant dhe të dëmshëm për Çështjen Kombëtare, duke dezinfektuar radhët e veta me perjashtimin cerimonial ( me votë të lirë) të tyre dhe duke garantuar anëtarët e vet dhe mbarë opinionin e shëndosh atdhedashës se F.B.K.SH-ja nuk është parti politike, por lëvizje politiko-atdhetare e masave e cila ka marrë për sipër detyrën hyjnore, Bashkimin Kombëtar Shqiptar. Nëse dikush mendonë, se F.B.K.SH-ja do të ndërrojë rrugë, gabohet rëndë. Ky Front gjithëpërfshirës nuk ka qenë, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë pronë e askujt, por mjeti për realizimin e aspiratës së shqiptarve nën një betim solemn moral edhe ushtarak.
Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) ju bënë thirrje të gjithë atyre, individëve, që tentojnë të përulin, intrigojnë, sulmojnë apo sabotojnë qëllimshëm, për interesa të dyshimta, Çështjen Kombëtare apo figurat atdhetare që e drejtojnë atë, se nuk do të tolërojë për asnjë çast, madje do të jetë shumë i ashpër karshi tyre edhe pse ai është organizëm politiko-atdhetar .
Kombi Bekoftë Shqiptarët!
Kryetari
i F.B.K.SH
Prof. Arbër Kastërioti
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi