Riza Hoxha, Gjon Neçaj: Zyraja, invalidja e dashuruar me jetën
Faqja 1 e 1
Riza Hoxha, Gjon Neçaj: Zyraja, invalidja e dashuruar me jetën
Zyraja, invalidja e dashuruar me jetën
Nga Riza Hoxha, Gjon Neçaj
Në qytetin e Bajram Currit të gjithë e njohin, jo për fatkeqësinë që ka pësuar në jetë, por për dashurinë që ka për jetën dhe përpjekjen gati mbinjerëzore për t'iu mos nënshtruar fatkeqësisë. Edhe pas 35 viteve nga fatkeqësia, poetja Zyra Ahmetaj njihet nga të gjithë qytetarët, ndërsa Bashkia e ka nderuar me titullin "Krenaria e qytetit".
"Zyraja është krenaria e qytetit, këtë titull ia kanë dhënë qytetarët",- thotë ish-mësuesi i saj ,Sadri Oruçi. Në realitet libri i saj "Fluturojnë engjëjt" prej kohësh është bërë libri më i lexuar nga rinia e qytetit verilindor,thotë përgjegjësi i bibliotekës publike,Avdyl Sulaj.
"Lexohet se përcjell mezazhin e dashurisë për jetën. Nuk janë thjesht vlerat artistike të vargut, por mesazhi që ato përcjellin, aq më tepër që këto mesazhe përcillen nga Zyraja", thotë Lulzim Logu,kryetar i Klubit Letrar.
ZYRAJA E DASHURUAR ME JETËN
Zyraja ishte vetëm 19 vjeç, kur në vitin 1975 u nis për në aksion në Elbasan. Pas një muaji ndërsa po kthehej në vendlindje me bashkëmoshatarët, autobuzi ra në humnerë në Shpal të Mirditës, ku vdiqën 4 të rinj dhe shumë të tjerë u lënduan. Tropojanët ende e kujtojnë aksidentin , ku mes të lënduarve, ishte edhe Zyraja.
"Në këtë aksident humba aftësinë për të ecur. Jam kuruar brenda e jashtë vendit dhe vetëm pas shumë kurimeve arrita të ec me paterica", kujton me dhimbje Zyraja.
"Aksidenti ishte i rëndë. Isha e re dhe mendova se ëndrrat dhe jeta ime mbaroi këtu. Isha vetëm 19 vjece dhe vetëm fakti se nuk do të mund të ecja kurrë , ishte tortura më e madhe për mua", vazhdon ajo.
Populli ka një fjalë të urtë: "kurrë mos u dorëzo". Dhe Zyraja kështu bëri. Gjeti forcën ta përballojë jetën te librat e vargjet e poezisë,te jeta aktive dhe pasionet e saj të pashuara.
"Të jetoja e t'u shërbeja njerëzve të mi, forcën e gjeta te poezia, te shkrimet ,te vjershat që i shkruaja edhe në momentet më të vështira të jetës, pasi poezia është jeta ime", thotë Zyraja.
ZYRAJA MES ËNDRRËS DHE REALITETIT
Zyraja tregon se ka qenë nxënëse shembullore në mësime. Në adoleshencë ka lexuar shumë libra, ishte e shkëlqyer dhe kishte ëndrra, si të gjitha bashkëmoshataret e veta.
Ringritja në paterica i dha Zyrasë, ish-artistes amatore të rrethit dhe ish-sportistes së ekipit të volejbollit, forcën jo vetëm për ta jetuar jetën, por edhe për t'i shërbyer asaj, përmes krijimtarisë letrare e përmes qëndismave me të cilat ndihmon edhe familjen.
Ajo tashmë njihet nga të gjithë si një qendistare e rrobave kombëtare për gra dhe të rritur,fëmijë e vajza.Xhamadanin,xhubletën,tirqit,tashmë i sheh në shitje ngado ,të cilat janë qendisur nga dora e artë e Zyrasë.Pra ajo qendis me duart e saj vargje dhe mrekullitë e veshjeve të trevës.
Por Zyra Ahmetaj ka edhe një pasion tjetër. Ajo përvetësoi aq mirë anglishten sa nisi të japë kurse falas të mësimit të anglishtes, në shtëpinë e saj.
"Kam realizuar ëndrrën time, edhe kështu t'u shërbej bashkëqytetarëve të mij. Kënaqësia më e madhe është kur edhe pse rrallë dal me karrocën e invalidit, të gjithë më përshëndesin", tregon ajo.
SI E KALON JETËN ZYRAJA
Jeta e Zyrasë është e mbushur me aq shumë aktivitet sa është vështirë kush nuk e njeh, të besojë se ajo është invalide prej 35 vitesh. Familja e saj e ardhur nga Kepeneku në fillim të viteve '90 është vendosur në Bajram Curri bashkë me 4 vëllezërit dhe një motër.
Sot vazhdon të shkruajë poezi dhe të japë mësime falas të gjuhës angleze.
"Nuk është vetëm poezia drita e shpëtimit për mua, por edhe kurset e gjuhës angleze që jap për fëmijët e qytetit tim",- thotë thjeshtë Zyraja.Ajo është e lidhur edhe me klube letrare në Gjakovë dhe është anëtare nderi e shumë klubeve letrare brenda dhe jashtë vendit.
Ka krijuar në qytetin e Bajram Currit edhe degën e shoqatës "Shpresë dhe dashuri" me synimin për t'u ardhur në ndihmë praplegjikëve të rrethit. Ajo është shumë aktive si kryetare e shoqatës.Pajisja me karroca invalidi,ndihma dhe dhurata të ndryshme nga fondacione të huaja bamirëse,janë disa nga premtimet që Zyraja ua ka bërë realitet.
"Përmes shoqatës u vijmë në ndihmë sadopak paraplegjikëve të rrethit, edhe pse kemi vështirësi lëvizjeje. Por strukturat shtetërore më ndihmojnë", thotë kryetarja Zyra. Ndaj të gjithë në Bajram Curri e njohin poeten, qëndistaren dhe kryetaren e një shoqate humanitare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi