Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elvana Gjata

Shko poshtë

Elvana Gjata Empty Elvana Gjata

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 24, 2008 12:38 am

Elvana Gjata
Elvana dhe gjithe bemat e saj
Elvana Gjata U1_Elvana-GjataNese synon te beje dicka, ajo di te gjeje rrugen dhe menyren e duhur. Ka qelluar gjithnje ne shenje. Si? Ka edhe ajo ca sekrete te sajat. Disa prej te cilave na e rrefen sot ne kete interviste.
Kur trokiti per te paren here ne deren e NRG, Elvana Gjata dinte vetem qe kishte bere zgjedhjen e duhur. Ishte e bindur qe kjo ishte menyra e vetme per te pushtuar tregun, me kenge hit e me klipe te nxehta. Ajo e dinte se po behej pjese e skuadres me te preferuar te tregut muzikor. Sepse grupi i NRG eshte i specializuar ne recetat pikante te karaktereve te vecante. Por me tej se kaq Elvana nuk mund te parashikonte dot.
Atehere ajo s’mund ta merrte dot me mend se do te vinte shume shpejt dita kur bota do te rrotullohej rreth saj. Kur do te kapercente sa hap e mbyll syte edhe kufijte e do te behej e njohur edhe ne Kosove, se do te behej e preferuara edhe e Getoarit. Do te pushtonte televizionet me nje nga klipet me te nxehta dhe… Dhe albumi i saj do te shkaktonte aq zhurme sa c’po behet keto dite ne Tirane. Pergatitjet kane kohe qe kane filluar. Rruget jane pushtuar nga posterat dhe ne Pub Venue gjithcka eshte gati per sot ne mbremje, vetem per Elvana Gjaten. Nje promovim qe te krijon idene e nje ngjarjeje te madhe. Nje buje qe ka ne qender nje vajze te embel ende te vogel, por qe ka guxuar ne RnB, ka guxuar edhe ne dialekt kosovar. Madje ka guxuar edhe te thyeje cdo rregull, sepse tekstet e kengeve te saj i drejtohen asaj dhe vetem asaj.
Nje grup i tere njerezish po punojne qe albumi i pare i Elvanes me titullin “Mames” te beje “boom”. Dhe meqe ata qe po punojne quhen Flori, Andi Dj dhe Getoari, mbremja e sotme ne Pub Venue nuk mund te jete tjeter vecse nje eveniment.
Si lindi ideja per te realizuar albumin tend te pare me nje titull paska te cuditshem?
Une mund te kisha zgjedhur edhe nje titull te tipit “Te dua”, “Me mungon”, e te tjera si keto. Por me pelqeu ky titull i vecante, qe eshte dhe versioni femeror i kenges “Babes” kenduar nga Getoari. Duke degjuar kengen e albumit te tij me po te njejtin titull, na lindi ideja per te ruajtur 50 per qind te tekstit dhe per te krijuar nje version te ri, qe do te titullohej “Mames”.
Ka lidhje gje me nenen kjo kenge?
Mund te duket keshtu nga emri, por ne fakt nuk ka te beje me kete. Titulli “Babes” ka ardhur nga fakti se Getoarit ne Kosove i therrasin babe, sepse eshte i pari qe ka kultivuar rrymen RnB.
Do te thote se ti je mama ne Shqiperi?
Mund te themi keshtu. Sepse ky album eshte nje risi. Edhe ne kenge kam dashur te shpreh pikerisht kete.
Ne klipin e pare kenga flet per ty dhe ne te dytin je ti qe flet po per veten…
Kjo ka lidhje me natyren e muzikes. Nuk ka te beje fare me natyren time.
Ke pasur frike se mos te keqkuptonin?
Ne fillim po, pastaj mendova se ia vlente te riprovoja. Kjo eshte nje muzike qe te lejon te provosh dicka ndryshe dhe une mendoj se ia kam arritur.
Ku eshte realizuar klipi i kenges “Mames”?
Ne Kosove, me te njejtet bashkepunetore si edhe ne klipin e kaluar.
Kush eshte kujdesur per imazhin tend?
Per sa u perket veshjeve, kam zgjedhur nje stil sportive-ushtarak sipas shijes sime dhe markave me te mira ne dyqanin TAXI MAPO. Kurse floket dhe grimi jane realizuar nga dy profesioniste ne Kosove.
Stili yt i te veshurit eshte i njejti qe kemi pare ne te dy klipet?
Pak a shume. Me pelqen ai lloj stili. Nuk pershtatem dot me veshjet klasike dhe takat.
Me ke ke bashkepunuar per realizimin e albumit?
Rreth nentedhjete per qind te kengeve jane te Flor Mumajesit, por ka edhe te Getoarit. Kemi rreth nje vit e gjysme qe po punojme me Florin per krijimin dhe me pas seleksionimin e 11 kengeve te albumit.
Pse ky bashkepunim kaq i gjate me Florin?
Sepse eshte i vetmi qe me pershtatet, cdo kenge e tij me ben menjehere per vete. Per mua, Flori eshte nje nga artistet me te mire.
Fakti qe je duke bashkepunuar me me te kerkuarit e tregut te sotem muzikor, Florin dhe Getoarin, te ben te mendosh se mund te kesh shkaktuar pak xhelozi tek koleget e tua?
Jo, aspak. Mendoj se nuk ka vend per te tilla ndjesi. Kush te doje eshte e lire te bashkepunoje me ta. Eshte dicka qe nuk me perket mua. Une ndoshta ne nje te ardhme do te kem te tjera bashkepunime me Getoaritn, kurse me Florin do te punoj gjithmone. Sepse pa te, shume gjera do te ishin ndryshe.
Te ka kushtezuar pergatitja e albumit nga aktivitetet e tjera?
Me ka lodhur vertet shume. Me eshte dashur te alternoj mire kohen qe me duhet t’ia kushtoja punes me albumin dhe kohes qe me duhet sidomos per shkollen.
Pse ke zgjedhur regjisuren?
Sepse jam e prirur per rrugen e artit. Sepse gjithmone me ka pelqyer teatri.
Ke fike se me vone mund te braktisesh muziken per regjine?
Jo. Kjo s’ka per te ndodhur. Do perpiqem t’i nderthur te dyja. Muzika eshte shume e rendesishme per mua.
Po nje album sa i rendesishem eshte per nje kengetar?
Eshte thelbesor. Sepse ai qe e pelqen muziken tende kerkon te kete edhe mundesine per te te degjuar.
Pervec suksesit, kjo eshte edhe menyra me e mire per te fituar pavaresi ekonomike?
Patjeter,
Si te ben te ndihesh fakti qe moshataret e tua nuk e kane kete mundesi?
Une nuk kam ambicie te theksuar per para. Por fakti qe kam te ardhurat e mia, qe i fitoj vete, sigurisht qe me fal kenaqesi. Por ajo qe me ben te ndihem me mire eshte qe kam mundesi te ndihmoj familjen time.
Meqe jemi tek familja. Shume nga kengetaret e reja kane preferuar qe te kene si menaxhere nje pjesetare te familjes, mamin ose motren ne disa raste. Kjo ndodh edhe me ty?
Jam shume e lumtur qe nuk e kam ndjekur kete mode. Menaxheri im eshte Flori.
Jane te pranishem prinderit e tu neper te gjitha skenat ku ti kendon?
Jo. Kjo ndodh shume rralle. Nder te gjitha ato koncerte ne Kosove, babi im ka ardhur vetem njehere. Nuk jane nga ata qe te ndodhen neper te gjitha skenat e mundshme ku une kendoj.
Cilat jane mikeshat me te ngushta, me te cilat te lidh muzika?
Julka, Jonida Maliqi dhe Soni. Ka edhe shume te tjera, me te cilat kam marredhenie shume te mira.
Cfare te pelqen te besh ne kohen kur nuk je e impenjuar me aktivitetet e muzikes?
Te gatuaj. Te shtunen dhe te dielen ne shtepi merrem une me gatimin, sidomos me embelsirat.
Ndihesh e sulmuar nga thashethemet e gazetave?
Ka nje mase te caktuar per thashethemet. Shumica e gazetareve i sajojne dhe prej tyre kam ngelur shpesh shume e zhgenjyer.
Cili ka qene thashethemi i fundit?
Qe jam lidhur me Getoarin dhe qe jam e fejuar.
Ka ndopak te vertete ne keto thashetheme? Thone ku ka ze nuk eshte pa gje…
Nuk ka asgje te vertete ne keto thashetheme. Mua nuk me pelqen te flas per jeten private. Edhe nese do te kem nje lidhje, kjo nuk do te behet kurre publike.
Edhe pse tashme je shume e njohur nga te gjithe, nuk te pelqen te jesh e lakuar?
Jo per gjera te trilluara.
Po fakti qe ne klasen tende ke hyre si nje personazh ekrani, te ka perkedhelur ne seder?
Eshte nje shkolle arti, me pedagoge te njohur te skenes dhe ekranit. Te jesh i njohur aty, kjo eshte gjeja me normale, qe nuk cudit askend. Shoket dhe shoqet e klases sime nuk rrine me mua sepse jam kengetare. Une aty jam Elvana dhe kaq.
Planet e veres?
Me NRG Summer Tour, me koncerte neper te gjitha qytetet bregdetare te Shqiperise. Keshtu do te kem mundesi te promovoj edhe albumin tim.
Kjo nenkupton edhe pushimet?
Nese do kem kohe, keto dite do te jene edhe pushimet e mia. Por ne plan te pare ngelet albumi.
E arrin gjithmone ate qe do?
Perpiqem, por nuk mund te them se jam e ashper ne ambicien time.
Koha Jone
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi