Në Rahovec plagosen 21 vreshtarë
Në Rahovec plagosen 21 vreshtarë
Në Rahovec plagosen 21 vreshtarë
Mbaroi me 21 të plagosur e pa zgjidhje protesta e vreshtarëve të Rahovecit, që rrezikojnë të humbin 10 milionë euro nga prodhimi i këtij viti. Pa arritjen e ndonjë zgjidhjeje për prodhimet e tyre, vreshtarët e Rahovecit kanë ndërprerë protestën që po e mbanin në qendër të qytetit. Vreshtarët dhe banorët e Rahovecit, të cilët kanë protestuar të premten me orë të tëra kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe kompania “Stone Castle” që t’u krijojnë një vend për grumbullimin e rrushit.
Protesta kishte dalë nga kontrolli dhe si pasojë janë lënduar 21 vreshtarë dhe banorë të Rahovecit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se protesta ka përfunduar dhe situata tani është nën kontroll. Megjithatë, sipas Berishës, një numër i protestuesve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Gjithçka ka përfunduar me marrëveshje, pas ardhjes së drejtorit të policisë rajonale të Prizrenit. Sipas të dhënave që kemi, rreth 21 qytetarë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, ka bërë të ditur Berisha.
Edhe kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve, Labinot Shehu, ka konfirmuar ndërprerjen e protestës, por ka paralajmëruar se nëse nuk do të bëhet një zgjidhje deri të hënën, protestat e vreshtarëve do të fillojnë përsëri dhe ato do të jenë më masive.
“Ne, shoqata, jemi nën presion të këtyre protestuesve dhe mezi kemi arritur të bëjmë një marrëveshje me ta që deri të hënën ta bëjmë një pushim që t’i japim kohë Qeverisë që ta marrë këtë problem më seriozisht. Pas të hënës, çdo gjë është me vonesë. Ky popull do të vijë në Prishtinë dhe do t’i drejtohet Qeverisë dhe çdo gjë do të bllokohet edhe në Prishtinë sikurse këtu sot”, është shprehur Shehu. Në anën tjetër, prodhuesi më i madh i verës ne komunën e Rahovecit, i cili pas privatizimit mori emrin “Stone Castle”, tashmë është deklaruar se sivjet nuk do të marrë asnjë kilogram rrush nga vreshtat e Rahovecit.
“Stone Castle” këtë vendim e kishte arsyetuar me rezervat e mëdha dhe mungesën e vendit për deponim të rrushit, rakisë e verës. Sipas kësaj kompanie, eksporti i verës nga Kosova është goditur rëndë nga bllokada që po e bëjnë vendet përreth, e më së shumti nga ajo e Serbisë që kishte shërbyer si rrugë transiti, por edhe nga Mali i Zi e Maqedonia.
Në komunën e Rahovecit janë diku rreth 3 mijë e 500 hektarë vreshta, ndërkaq humbjet, sipas përfaqësuesve të vreshtarëve, mund të jenë miliona euro.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavilevci, ka thënë se nuk dëshirojnë të interferojnë në relacionet midis prodhuesve dhe përpunuesve, por janë munduar që të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.
“Në bazë të parimeve të ekonomisë së tregut, nuk do të duhej të intervenonim, por ne kemi gjetur një mënyrë se si t’i mbështesim prodhuesit tanë vreshtarë dhe, në anën tjetër shihet se gjithçka graviton nga kjo ndërmarrje, e cila grumbullon më shumë se 10 milionë kg rrush. Prandaj edhe ata duhet parë të gjitha mundësit që t’i hapin bodrumet për të grumbulluar rrushin e vreshtarëve”, ka thënë Stavilevci.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi