Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sarandë: Tabelat e rrugëve edhe në greqisht

2 posters

Shko poshtë

Sarandë: Tabelat e rrugëve edhe në greqisht Empty Sarandë: Tabelat e rrugëve edhe në greqisht

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 18, 2010 4:15 pm

Sarandë: Tabelat e rrugëve edhe në greqisht
Në rrugën kombëtare Sarandë-Konispol janë vendosur tabela orientuese dygjuhëshe, në shqip dhe greqisht.
E përditshmja në Shqipëri, Gazeta Shqiptare bënë të ditur se tabelat ndodhen jo vetëm në hyrje të fshatrave minoritare të zonës por edhe në ato që banohen nga popullsi shqiptare, kryesisht çame, si në Shkallë, Mursi, Sopik, Dobra etj.
Tabelë dygjuhëshe është vendosur edhe në hyrje të qytetit të Sarandës, që gjithashtu banohet në shumicë dërrmuese nga shqiptarë. Autorësia e personave që kanë marrë përsipër vendosjen e tyre në rrugën nacionale është e paqartë.
Me tej e përditshmja kujton se rruga kombëtare Sarandë-Konispol, ndodhet nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme e Rrugëve, që është edhe enti pronar i saj. Në bazë të nenit 23, pika 4 dhe 5 e Kodit Rrugor, sanksionohet mes të tjerash se “Për vendosjen e tabelave duhet autorizimi i entit pronar të rrugës”.
Por, ndërtimi i rrugës kombëtare Sarandë-Konispol, që ka një gjatësi prej 41 km, është mundësuar nga një grant i qeverisë greke me vlerë 858.6 mln lekë (32.3 milionë euro). Ky financim është në kuadrin e ndihmës me një fond të veçantë, që qeveria greke ka parashikuar për vendet e Ballkanit, nga të cilat, përfituesi kryesor në këtë kontekst bëhet edhe Shqipëria.
Çështja e tabelave sjellë në mend episodin me kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. 6 muaj burg, një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja dhe heqjen e së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për tre vjet. Ky ka qenë vendimi i dhënë rreth një viti më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Vlorës, në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.
Ai ishte shpallur fajtor me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi urdhëroi në mënyrë të kundërligjshme heqjen e tabelave orientuese në gjuhën shqipe përgjatë aksit rrugor Qeparo-Qafë Llogara duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 21 milion lekësh. Tabelat në gjuhën shqipe u zëvendësuan me të tjera në gjuhën greke, me pretendimin se zona i përket minoritetit etnik grek.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sarandë: Tabelat e rrugëve edhe në greqisht Empty Re: Sarandë: Tabelat e rrugëve edhe në greqisht

Mesazh nga beni Sat Sep 18, 2010 5:08 pm

Kjo edhe pritej dita dites sepse ne Sarande ka me shume grek sesa shqiptar kete e kam vertetuar vete sivjet isha aty ne pushime shum tragjike

beni

Numri i postimeve : 2
Registration date : 16/09/2010

http://www.peja1.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi