Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bastiset Sami Lushtaku

Shko poshtë

Bastiset Sami Lushtaku Empty Bastiset Sami Lushtaku

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 29, 2010 2:09 am

Bastiset Sami Lushtaku

(E plotësuar) - Sot në Skenderaj, Policia e Kosovës, dhe Task Forca Anti-Korrupsion nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), janë duke kryer bastisje në katër shtëpi private në komunën e Skenderajt në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale, bën të ditur përmes një komunikate për media Kristiina Herodes, zëshënëse e EULEX-it.
PSRK është duke i udhëhequr hetimet. Akuzat kanë të bëjnë me: Keqpërdorim të detyrës zyrtare, Mashtrim në detyrë dhe Ushtrim i ndikimit. Të dyshuarë janë tetë persona duke e përfshirë edhe kryetarin e komunës së Skenderajt dhe anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave sociale në Komunën e Skenderajt, Sami Lushtaku.
Një ekip i SPRK-së, përfshirë edhe një prokuror të EULEX-it, si dhe zyrtarin e EULEX-it për ndërlidhje me PSRK, kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të bërë mbikëqyrjen, për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale dhe për tu dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave të pranishëm aty.
Policia e Kosovës ka bastisur Komunën e Skënderajt dhe shtëpinë e kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku. Bastisjet në shtëpinë e Sami Lushtakut kanë nisur në orën 5 të mëngjesit të sotëm, ndërsa objekti komunal po mbahet i bllokuar nga ora 8, njofton ndërkohë KTV. Një ekip i Prokurorisë Speciale të Kosovës, përfshirë edhe një prokuror të EULEX-it, si dhe zyrtarin e EULEX-it për ndërlidhje me Prokurorinë Speciale, janë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të bërë mbikëqyrjen, për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale dhe për t’u dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave të pranishëm, thuhet në komunikatën e EULEX-it. Ndërkaq, punonjësit e Komunës së Skenderajt kanë njoftuar se policia po mban të bllokuar komunën dhe kjo masë kontrolli do të zgjasë deri në orën 13.
Kryetari Lushtaku nuk është parë gjatë tërë paraditës. Nuk është lajmëruar as në telefonin e tij. Ndërkaq, pas orës 13 ai para komunës ka mbajtur një konferencë shtypi.
Lushtaku: Isha në Prishtinë kur është kryer bastisja, pasi kisha një nip të sëmurë.
Pas orës 9 më kanë lajmëruar se EULEX-i ka bastisur shtëpinë dhe komunën. Këtë nuk e kam marrë shumë serioze, sepse jam mësuar tash që çdo vit të më bëhen kontrollime të tilla. Unë nuk kam hyrë ende në Komunë, mirëpo nga komunikimi me zëvendëskryetarin kam mësuar se, sipas ELUEX-it, nuk ka qenë diçka në rregull lidhur me ndarjen e atyre banesave sociale. Komisioni komunal për ndarjen e banesave është emëruar nga Asambleja Komunal dhe ai e ka bërë punën e vet. Deri tani nuk jam kontaktuar nga
askush sa i përket bastisjeve.
Aq sa kam informata sjellja e policisë ka qenë korrekte.
I pyetur nëse keni ndikuar në ndarjen e banesave, Lushtaku është përgjigjur duke thënë se më mirë është të pyeten kryetari dhe anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave. Megjithatë AAK-ja ka dyshimet e veta, edhe pse më habitë fakti pse gjithmonë merret me Skenderajn, duke u përpjekur të na paraqesë si shembull jo i mirë. Unë absolutisht nuk kam ndikuar në Komisionin komunal. Ai ka qenë i përbërë
nga anëtarët e Asamblesë, shërbyesit civilë dhe shoqërisë. Gjatë punës së Komisionit unë kam pasur takime me anëtarët dhe u kam thënë që banesat t’u ndahen nevojtarëve. Unë e di që me atë numër të vogël të banesave nuk mund të plotësohen të gjitha kërkesat e qytetarëve.
I pyetur për tendenca të EULEX-it, ai tha se është fjala për AAK-në, e cila nuk ka pasur fare nevojë të ndërmarrë këtë aksion, sepse edhe EULEX-i edhe AAK dhe çdo kush i ka dyert e hapura në komunë. Ne jemi mbështetës të ligjit dhe jam dakord që shkelësit e ligjit të ndiqen, por jo për diçka që nuk është serioze dhe të vjen policia e të futet nëpër shtëpi, duke i shqetësuar fëmijët, edhe ashtu të traumatizuar. Mua personalisht nuk më shqetësojnë këto bastisje, sepse jam mësuar me to, dhe ndoshta më keq ndihem kur nuk vijnë.
Fadil Nura, nënkryetar: Kemi të bëjmë me një kërkesë të Agjensionit Antikorrupsion të
Kosovës, me të cilin kemi bashkëpunuar që moti, lidhur me disa dokumente plotësuese
sa i përket rastit të ndarjes së banesave. AAK faktikisht ka bërë një shkelje në procedurë, sepse brenda tre dite ka kërkuar që ne t’i përgjigjemi, gjë që bie në kundërshtim me ligjin, i cili përcakton afatin 15 ditësh. Më 17 të këtij muaji e kemi pranuar shkresën, ndërsa ne jemi përgjigjur më 21 shtator. Krejt këtë ne e kuptojmë si tendencioze, kurse sjellja ka qenë institucionale. Kanë marrë tërë dokumentacionin që kanë kërkuar.
Mahmut Halimi, avokat mbrojtës: Organi i drejtësisë është sjellë në lajthitje të thellë nga neglizhenca ose burokracia e papërgjegjshme e AAK-së. Natyrisht se prej 183 kërkesave për banesa, përfitojnë vetëm 43 familje, do të ketë të pakënaqur dhe fletëparaqitje në AAK. Komuna në afat të arsyeshëm ka dorëzuar tërë dokumentacionin për familjet përfituese dhe ato që nuk kanë përfituar. Më 17 të këtij muaji janë kërkuar të dhëna shtesë, kurse Komuna është përgjigjur më 21, që do të thotë së është brenda afatit 3 ditorë, pasi dita e marrjes së shkresës nuk llogaritet. Ata nuk kanë pritur përgjigjen, por kanë kërkuar nga prokurori special, i cili ka urdhëruar procedurë për bastisje. Bastisja nuk do të thotë së është ngritur ndonjë procedurë
penale, mirëpo me bastisje mund të verifikohen të dhënat e ankuesve. Veprimi i AAK-së jo që është i ngutshëm, por është edhe i papërgjegjshëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi