Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:Cikël poetik

Shko poshtë

Vullnet Mato:Cikël poetik Empty Vullnet Mato:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 08, 2010 11:21 pm

Vullnet Mato:Cikël poetik 12441_1128505624011_1568334934_30278870_4797141_n
Vullnet Mato:Cikël poetik 39591_1370963005294_1568334934_30745320_4436233_n

Vullnet Mato:Cikël poetik

KUR TË KAM PRANË
Kur të kam pranë,
bëhem çoban me kërrabë të madhe.
Më bëhen në sy
lëndina me luledele.
Rudinat gufojnë gjinjtë e bardhë
me qumësht trëndelinash,
nën diell vere.

Mjel cicat e rrumbullta
me thithkat manaferra
dhe lëngu diellor më rrjedh
mes gishtave të fortë.
Shuaj etjen,
e më kullojnë në mjekër rrëkera,
derisa mbushet kova e gjoksit
me shkumën e ngrohtë.

Ledhatoj manarin tënd
me qime të ndritura
dhe jetoj çaste magjike
më të lumtura se në përrallë.
E mëkoj me flladin e vakët
te buzët e uritura,
dhe kap me kërrabë në qiell
yje të gjallë.

Kur eksitimi magjik shuhet
nga kapja e një ylli
dhe kërraba e çobanit
kthehet në llastik,
më duket vetja
kozmonaut i zbritur nga qielli
dhe ti anije e përsosur
për fluturim kozmik.

Për të kapur sërish yje
me kërrabën e çobanit,
për të fluturuar sërish
në qiellin paanë.
Kur të kam pranë...

Vullnet Mato:Cikël poetik 33874_1368973195550_1568334934_30741883_2178734_n

KUR JETOJ PASIONIN

Kur jetoj
fare pa qëllim,
kam stres,
kam trishtim.
Dita s’ka kuptim,
nata s’ka gjumë.
Java, muaji
dimërojnë shumë.
Vështrimi vyshket
për një pikë gëzim,
gjaku ndryshket,
lëviz me përtim.
Vuajtjet shtohen
pa numërim.
Trupi bëhet
plagë pa shërim.


Kur jetoj i zhytur
në pasionin tim
lundroj në qejf,
notoj në argëtim.
Lexoj shkrime,
rendis vargje,
shpalos ngjarje,
mbush faqe,
dikush i lexon,
dikush kthjellohet.
Dita s’mjafton,
nata shkurtohet.
Flas me shpirtin,
me të sotmen,
me të shkuarën,
prek lëvizjen,
afroj të vonuarën.
Vullnet Mato:Cikël poetik 44908_1366590055973_1568334934_30737692_96382_n

TROJANI PLAK

NË BETEJAT E FUNDIT


Trojani plak përleshet
me Atridët infektues,
që e sulmojnë
qysh nga koha e vjetër,
për t’i zaptuar egërsisht
Trojën e trupit,
për t’i rrëmbyer pabesisht
Helenë - jetën.

Akili i kancerit i sillet
rreth mureve fizike,
me patërshanën tumbake,
të shtrenjtën bisturi.
Agamemnoni i ushtrisë
së madhe mikrobike,
ndërsen nga çdo anë
akejtë e viruseve të tij.

Disa herë është shtrirë
në kazermën shëruese,
nga plagët e shigjetave
të ardhura fluturim,
përmes bedenave të rëna
të kamares bluese,
goditur me shashkat
e diaresë në shpërthim.

Kalitet në ecje e pajiset
me mburoja gripale.
Gatitet të përballojë sulmet
me vaksina paraprake.
Dhe shënon festa fitorje
në fletët kalendare,
ditët që e gjejnë
në gatishmëri luftarake,

Përqark fortifikimeve të tij,
Helenat e reja,
gazmojnë nga imuniteti
mbrojtës prej natyre.
Atij i bën zemra trak!
që jeta i shkoi në beteja,
pa marrë sa duhet
eliksirin jetëdhënës të tyre...

Vullnet Mato:Cikël poetik 60211_1363475858120_1568334934_30731775_6297937_n

PUTHJA E SINQERTË


Te puthja e sinqertë,
ku lidhin zemrat të rinjtë,
është hareja dasmore
me kumbim të afërt.
Janë dy unazat
me vezullim të florinjtë,
që u bashkojnë gjakun
dy fiseve të largët.

Te puthja e sinqertë
është varka me dantella,
ku çifti lundron
në liqenin e dashurisë.
Janë çarçafët e bardhë
nderur mbi tela,
që i tregojnë diellit
njollat e lara të virgjërisë...

Te puthja e sinqertë
janë rrezet e mëngjeseve,
tek zgjojnë beben
me erën kulloshtër.
Janë petalet
e buzëqeshjeve të njerëzve,
nga belbëzimet
dhe hapat e para të foshnjës.

Te puthja e sinqertë
janë zërat e familjes së nesërme,
që do popullojnë apartamentin
e vazhdimësisë fisnore.
Është gjerdani me përqafimet
e breznive të përjetshme,
që përcjellin dy buzë
në thithjen e dashurisë njerëzore.

Te puthja e sinqertë,
ku dehen të rinjtë nga gjinia,
dehet dhe rima çapkëne e vargjeve të mia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi