Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Shala: Shpërputhjet e mëdha kohore

Shko poshtë

Skënder Shala: Shpërputhjet e mëdha kohore Empty Skënder Shala: Shpërputhjet e mëdha kohore

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 09, 2010 1:15 am

Skënder Shala: Shpërputhjet e mëdha kohore U1_SkenderShala
SHPËRPUTHJET E MËDHA KOHORE
Koha e horave
Nga Skender Shala
Shpërputhjen më të madhe nga zhvillimi i mirëfillt kombtar, e shkaktoi sindromi i kuq për 50 vitë me radhë, i cili tjetërsojë dhunshëm karaktërin, psiqiken, sjelljen, moralin dhe çdo gjë tjetër të vlerave njërzore e kombetare.– Me këtë fatkëqësi ju bë atentat çështjes kombtare, kursë në anën tjetër ju lëshue hapsirë e mjaftushmë, gjitha të këqijave të sojit prisht për qevërisje dhe pushtët të pandërgjëgjeshëm deri në pafundësi. Këtë denim të mallkuar më së shumti e ka pëguar ajka kombtare, e cila u vra, u burgos, u interrnua familjarisht.- Mungesa e sajë është vrejtur nëper kohë duke hendikeposur kulturen dhe traditën tonë të lashtë duke lanë defekte e shpraztira në të gjitha fushat e rrjedhave të mirfillta zhvillimore kombtare.
-Pasojat kanë mbetur me produktivitët të hidhur, që po e vrejmë edhe sot e kesajë ditë.
Drojë së ky rrezik do të na përcjellë edhe për një kohë siq po shifet sot me luften e klasave. Lufta për mbetjen ose marrjen me çdo kusht pushtëtin, sëpse nxënësit çendrojnë besnik idealevë të larta partiake idollogjike që favorizojnë ,,proletariatin ndërkomtar“.
- Vetëm këtu është qellimi kryesor, prandej bëjnë përpjekje të vazhdueshmë për pushtët. Dhe neqoftse punohet diqka bëhet në formë të fryer, si fushatë politike propoganduesë, ,,si merita qeveritare, si ne qeveria jonë kemi bërë këtë-atë“ etj. etj
-Demagogji të kulluara që sot për fat të mirë pak kush po e beson.
Tani shtrohet pyetja; ky komb a e meriton këte qevërisje nga këto grupacione me intëresa individuale e klanore?!
- Apo është shuar shpirti i patriotizmit kombtar dhe shtëtformues?
-Ose është lodhur ky komb nga vuajtjet e gjata shekullore, dhe është mësuar me zgjat qafen?!
-Apo me vetëdijen tonë dojmë të shkatrrohemi dita-ditës, sëpse kështu është porosija dhe deshira e tjerve, që ne të tjetërsohëmi?!-Po po edhe kjo ka mundësi, madje këtu e vras mendjen shumë, sëpsë po shifen përpjekjet, ka filluar me shumë të këqija nga të katëranët.
Kjo është e qartë për ne. Të gjithë po e dijmë së shumica e popullit është e zhgenjyar, e demotivuar nga shumë të këqija të përditshme. Pjesa e intelektualve, akademikve tanë letrak
( nëqoftësë kanë mbetur pa u fut në vehab apo dikund tjetër) janë fare të paintëresuar?! Mandej një numër jo i vogel po manipolohet me të holla për mes fesë nga armiqet shekullor, që po u shkojnë punët mirë pa ju fut therrë në këmbë!
– Këtë pakujdesi pa dyshim së do ta paguajmë edhe me lekurë këtë vetëvrasje, dhe jo larg.
Shtrohet pyetja pse kjo shpërputhje me realitëtin?
- Nga vetë fakti së ky popull është ndrydh e shtrydhë në vazdimësi deri sa është dalë nga vetëvetja, ndoshta deri në iritim të një pakuptimësije i të qenit krenar! -Sëpsë i është vrarë dhe i vritët krenarija për çdo ditë! Kur dihet së është ushtruar një përdhunim çnjërzor gjysëm shekulli dhe ndoshta disa janë zhgenjyar krejtësisht, janë tjetërsuar nga udhëheqësit e pampërgjegjeshëm. Sot mbeturinat e këtyre grupacioneve mafish, janë futur nepër parti politike që edhe në të ardhmen të vazhdojnë ritëmin e ati avazi të vjetër!
-Jo po nuk ka si të shpjegohet ndryshe?
- Pasuria e Kosovës u shit për intëresa individuale, kjo dihet nga të gjithë, por nuk dihet si u shitën, kush i bleu, ku janë të hollat, mandej sa qeveritar e ministra akuzohen për pasuri të paligjshme, sa akuzohen për krime të rënda etj etj?! – Dhe askush nuk jap llogari, askush nuk burgoset?!- Si ka munësi të ndodhë kjo në Europë, kur ata janë aty?!
- Drojë së, të gjitha këto marifetëllëqë e kanë bishtin mbrapa dhe një ditë do të dalim para aktit të kryar, si të pa pjekur për pamvarësi, e me të panjohura tjera ku su dihet fundi!
-Shife pozitën dhe opozitën sot në Shqipëri, me akuzat dhe kundërakuzat për krime, korrupcion nga kreu i qevërisë, ministra, kryetar partish, krytar bashkije me pasuri marramendëse deri 100 mil. euro, ku thuhet për çdo ditë disa hërë gjatë lajmevë ditorë dhe për çudinë e madhe askush nuk arrestohet?!- Mandej parlamenti në një luftë gjelash deri në marrëzi, e shumë e shumë tjera!. Mandej hekja e vizavë nuk është kurrfar suksësi, kjo do thot shpërngulje dhe shpenzime të kota për popullaten.
-Jo po kjo është krejtësisht e pabesushme, sikur të ndodhtë kjo në Afrikë, apo far turkemenistani, së në Europë menjëhëre burgoset dhe i merret pasurija e paligjshmë.
- Por kujdesë, së kjo i shërben dikuj, ndoshta këtu janë derdhë miljona si në 1997, dhe (këta miljona, i ka kërkuar një delegat sërb para pak vitesh sme kujtohet emri në parlamentin e Beogradit)! –Tani loja mekufirin në detin Jon, jo Himara e shumë tjera?!
Kur bëhët tjetërsimi:
-Një fenomen i jashtzakonshem na ka ndodhë të imponimi apo lakmija e tjetërsimit?!
Nuk dua të shkrujë për asimilimet tepër të dhimbshme që kanë ndodhur gjatë historisë në Gadishullin tonë Ilirik, të tretur në të katër anët që ti formojnë grumbullimin e popujve si në formë kombesh që nuk ekzistojnë shekuj më radhë!
-Meseleja është këtu; Kombi ynë krenar nepër shekuj i përbërë që nga parahistoria, është tjetërsuar për rreth trojeve etnike duke formuar hibritizimin e tjerëve si kombe fantazmë! Shumë e dhimbshme, shume tragjike, por kjo ka ndodhe në rrethana historike. Sot me ndodhë kjo është e pafalshme! – Por po ndodhë!
- Kush e detyron këtë tjetërsim sot?
- Janë dy faktor: qeveritë e ç`veshura nga morali kombtar, që injorojnë popullin e vetë duke lanë vendin e pa zhvilluar, me papunësi të madhë, me papërgjegjësit dhe keqëpërdorimet e shumta institucionale në çdo pore të jetës administrative, korrupcioni, kriminalitëti e shumë të këqija tjera mbi çdo popull shkakton paknaqësi deri në vetëmohim, siq po ndodhë me Himaren e vende tjera, që dalin nga drini disi e shkojnë e mbyten në pus të trubullt!-Parja thonë e kthen ujt përjetë.
Në Kosovë e kemi të njëtin fenomen me ,,turqit“e paguar mirë me pensione pa moshë!
-Tani ka filluar për së mbari vehabia, nesër ku me ditë çfar habiash tjera na pjellin?
-Por mjafton që ne të tjetërsohemi dhe tjertë kanë për çfar të na akuzojnë.
-Merre me mend ne i kemi 7-10 miljon shqiptar në Turqi pa të drejta elementare, të asimiluar, madje edhe emrat e mbiemrat e ndryshuar. E njejta gjë është edhe në vendin e quajtur Greqi, këta dy popuj hibrid që nuk ekzistojnë, na përdhosin deri në pafundësi neve që i bëmë shtët!- Pse ndodhë me kombin tonë kështu?
-Diagnoztifikimi i këtyre qudirave, janë qeverit dhe institucionet e dobta shtëtrore.
-Jam ardhur deri të ky mendim shumë i dhimbshëm që nga viti 1987 kur kam filluar për pushime për 10-vitë rrjesht në Shqipëri, me ka bërë përshtypje iritimi përtej çdo mase e popullit; çdo gjë e huajë i pelqente, duke dale nga vetëvetja, sëpsë edhe tamlin e nanës ja kishin nxjerr për hunde!–Aiih çfar trgjedije thash me veti, kështu është bër tretja dhe tjetërsimi! Të huajt kur të asimilojnë dihet së është tjetër arsye. Por tjetërsimi nga veprimet e pandërgjegjëshëm nga përdhonuesit tuaj fodull, është tepër e rëndë dhe e pafalshmë!
-U binda padashur edhe nga emërtimet e huaja të gjeneratave të reja, me emra nga më të ndryshmit vetëm shqiptar jo, madje edhe sot vazhdojnë me këtë tjetërsim!
-Këtë dukuri të panatyrshme të tjetërsimit e kemi në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Kosven Lindore, tani ka filluar edhe mergata!
- A është kjo shpërputhje kohore me natyrshmërinë?
Drojë shum së ky sindrom po na përcjellë hap-mbas-hapi që na rrezikon të ardhen tonë.
-Që edhe një shëmbull, në Kosovë me çfar logjike apo strategjije shitët pasuria e një shtëti?
-Mundin dhe ndjersën e puntorve shumëvjeqarë, të cilet kanë mbetur në lëmoshë dhe në mshiren e kohës, kurse t`hollat nxirren në bankat jasht shtëti? -Kur dihet së nuk ka kurfar zhvillimi ekonomik mbrenda shtëtit?
- Me papunësinë dhe moshën më të re e më të madhe në Europë, me rroga të vogla, me varfëri të tejskajshmë.
Kursë në anën tjetër një grup i vogel janë bërë mrenda natë miljoner ose multimilioner!
-Apo me çfar logjike investohen sot në këtë gjëndje 700 miljon eu për atostraden nga Prizreni deri në Mërdar, kujt i shërben kjo?! Nëqoftëse thuhet me të drejt rruga e Kombit Durrës- Prizren as topi së luan, ashtu është, edhe hekurudha do t`ishtë e nevojshme, por autostrada Prizreni - Merdar është e panevojshmë edhe për 10-15 vitë që vijnë dhe për hallin tonë sot! Eshtë gabimisht kur dihet së kjo autostradë do ti shërbejë më shumë Sërbisë së sa Kosovës, dhe do të këtë shumë pasoja në të ardhmen për ne.
Kosova nuk ka më shumë se 2 mil. banor, 1 mil. jemi jasht, dhe për t`udhtuar deri në Prizren, mjaftojnë 4 rrugë që janë sot për hapsiren tonë kosovare, për një kohë deri sa të forcohet ekonomia e jonë.
Po këtu çendron enigma e jonë copë-copë shumë e mjerë institucionale!
A e pat si u mbushë Peja me popa dhe çfar thirrje lëshojë popi nga kisha jonë e vjetër?:
-Citati;,,nga ky vend i shenjtë apelojmë të faktori ndërkombëtar, në duart e të cilit është fati i Kosovës, me lutjet e Zotit, që të mos e prishin shpirtin e tyre, duke sjellë vendime lidhur me çështjen e statusit të kësaj ‘krahine jugore të Serbisë’, në të cilën populli serb ka të drejtë në vatrat e tyre, shtëpitë e tyre, varret e të parëve dhe të shenjtit e tyre“!!!
-Pse jo, luft për teritore të pambrojtura e të pa zot!- Kështu e kanë shumfishuar shumadin e vet. Tani duke e marë edhe Bosnjen do të bëhët shtëti më i madhë në mbi gadishullin Ilirik. Kursë për boshnjaket mjafton që të kanë mundësi ti luten askujt si ne, nepër xhamija dëri një përiudhë të caktuar, pastaj humbasin si ujt e holle.
-Popi nuk e filloj si Tërnava me ,, bismilahe rrrrahmanerrahim, të gjithë besimtart që e besojnë Muhametin alejselam do të kenë mëshiren e Zotit“! Lutje abstrakte! Pa e përmend askund Dhuraten e Zotit, Token Tonë të Shënjët! Shumë dallim nga popi! – Popi token e hujë e kërkon nga zoti e më shumë nga ndërkombtart!
-Shpërputhje e madhe a?
-Po, popi tjetër ma zi së futa në Shqipëri, merrne me mend çfar infektimi ka bërë për dy dekada? Kur dihet së gati para një shekulli Noli në një kohë shumë të veshtirë kishtë bërë mrekullin e pamvarsisë-kishtare-ortodokse.
[size=16]Shembull tipik dhe i çudtshëm është ndarja e shqiptarve![/size]
Para një kohë lëshova një artikull si ftesë për organizimin e Lobit Shqiptar në Europë, si mundësi e potncial për zhvillimin e gjithmbarshëm kombtar! Për çudi askush su përgjegj!
-Sikur kemi alërgji ndaj bashkimit! Po po ska si thuhet ndryshe, së mosbashkimi i duhet tjerve që të jemi të dobët. Ata edhe tjerët e din së bashkimi jonë është një potencial si faktor shumë me rëndësi jo vetëm në rajon por edhe në Europ.-Vetëm ne nuk e dijmë as për vetën tonë, prandaj na organizojnë tjerët me kut të vetin simbas intëresave dhe tekave të veta, qysh u qohet ,,ishtahi thot populli“.
Mandej fitohet përshtypja sikur u duhet kjo gjëndje disa kalemxhive si pikë e zezë që të kenë matërjale për të shkruar!
Ende me kumbojnë vargjet e Rilindasit tonë; o shqiptar të mjerë, ç`u ka marë koka erë!
Zvicër, 01 10. 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi