Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Zana PIRA

Shko poshtë

Poezi nga Zana PIRA Empty Poezi nga Zana PIRA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 09, 2010 2:15 am

Poezi nga Zana PIRA 62781_154973567869854_100000716346990_316305_1121462_n
Poezi nga Zana PIRA

LEGJENDA PER ANKIZIN

C’fare thote legjenda per Ankizin?
legjenda thote keshtu dhe ashtu per Ankizin
prijes trojan qe e dashuroi Aferditen
me te cilen e linden nje djale
e pagezuan, Ene

Kohe pas kohe Troja u shkaterrua

Ankizi dhe Aferdita i shpetuna vdekjes

ne saje te dashurise prej te birit- Eneut
kurse Virgjili tregoi se Ankizi vdiq ne Sicili
para se i biri te nisej per ne Kartagjen
se fundi legjenda u shnderrua ne legjende te tmerrshme

zjarri qe shpertheu nga goja e kucedres
anijen e Eneut dogji rrembeu -Aferditen
shkaterroi Kartagjenen
kurse e perhitura Zane
i kornizoi ne poezi…

VALLEZIMI ME GJARPERIN

Sonte eshte mbremja e pare
e vallezimit me gjarperin
ne ket hapesire jashte hapesires sime
te ngushte, ne shtratin tim te mendafsht
vallezoj me gjarperin e uritur
por pa koke
me syte e zgurdulluar
me dhembet e mprehta
c’do gjymtyre te trupit tim te lakuriquar
analizon….

DREJTPESHIMI

Ne laboratorin ‘iks’ shkurtova
kembet e gjarperit
ne trekendshin e [ypsilonit] mbeta

Nje drejtpeshim me pluhur ne trajten e kofshes se, derrit,
gjinjte e Ujkonjes thith
konsullton ushqimin e kafsheve te ngordhura
Nje vizion se c’rreshqet neper bardhesi letre
udhekryqet e rrugeve pagezohen
ne nje ishull te panjohur

Numrat e [ypsilonit] lindin epilepsine
ne harten e lekures se peshkut

Ne laboratorin e ‘iksit’
perzihen rete e zeza ne qiell
kalojne neper kufijte e neurozes
per programin e politikes
ne [shifra] pa medyshje

Neper shishen e detit pa uje peshohet
trupi i peshkut
ne trekendshin e drejtpeshimit…

HIPOTEZA E MONEDHES

Leverdises, deformues i painformuar
harron kembet e dhembet
metropoleve decentralizuese
te akrilikes
deshiron dialektin e rezolutes
per ta mbaruar nje debat
dekonspirues
ne hipotezen e monedhes
jashte dekretimit
degradon procesin e deklasionit
brenda arrogances i vdesin iluzionet e krijuara
sa cel e mbyll syte

Ne variantin e dyte
ndonese i deshtuar i kthehet parimeve ditore
me versionin e mekateve
ne kembim te nje asgjeje
kishte harruar pa i mbeshtjellur
dhembet e porcelanit
brenda ne hipoteze

C”rendesi ka e sotmja
nga e nesermja
sikur vet lindja nga vdekja
tha dikush i dermuar
prapa grilave…

FRAGMENT ME AROME ALKOOLI

Jetova nene strehen
e dritherimes se trupit
me dyshimin e brejtur
te ndarjes
ne mes, romances

ne mungesen e gotes se thyer
pa uje
mornicat e lekures
s’me shkrihen dot
ne vizionin e plastikes

sepse disi nata ketu ne leter
eshte e gjat, shume e gjat
si ne ejkuliber
kur perpiqem ta shfletoj ditarin e kohes
qe e pertypin dhembjen metamorfizike

nuk e di as vet se si e humba
adrezen e udhe pershkrimeve
gjat, ikjes nga ujku
apo thjesht a isha une
ajo apokaliptika e asaj kohe
hyjnore
qe gjithnje e mbaja penge
goten e thyer me uje apo pa uje
sidoqofte…

KUDO QE TE KERKOVA
[F..M...]


Te kerkova brenda vetes
nuk te gjeta
te kerkova po edhe pran, valeve te detit
perseri nuk te gjeta
ika po edhe nga vet jeta
nuk te gjeta
idashur
sepse matane udhes me pret
e panjohura qe i mungon kuptimi i dashurise

Kudo qe te kerkova
ne syrin tim shihej pikellimi e trishtimi
e fytyren nuk ta pash kurre kurre…

NE VAPEN E VERES

Sa shume te prita ne kete vap te veres
i dashur
te mbylla ne aromen e kristalte te lules,

Kalova une Ofelia tre dete pa uje
per ta gjetur fshehtesine tende te shpirtit
t’i lava djerset e ballit me shamine time te lagur

Ne parakalimin tjeter
e hetova fytyren tende hyjnore
per cudi si u ndesh me syrin tim te shiut

Me the shikohu ne hijen tende
derisa te me njohesh
shperlaj mekatet, edhe ne tre dete

Atehere kurre me nuk do mund te me kthehesh
per asnje pellembe te dites per asnje nate
ne pranine time te lojes
e dashura ‘Ofeli’ me tha Hamleti

BUZEQESHJA

Ne syte e tu enderrimtare
dredhej nje mejegull e purpurt
afrohesha si e dehur
me fluturimin e mjellmes
dhe ngjyeja puplat e endrres
me purpurin e shikimit tend
zgjohesha pastaj
nga kjo enderr kaq e embel
dhe shikoja fotografine tende
varur ne mur
si aq me embelsi me veshtron

ENDERRIM

U mbylla ne vetvete
dhe celesin e hodha ne pus
dicka qelqore
si nje fanar i amshimit
rrugen ma ndricon
deri te ti.

DRITHERIM BRENDA PASQYRES

C’eshte kjo dritherim
e pa prezentuar
ne imagjinaten time
mi ngacmon ndjenjat e trupit
c’mendurisht

mi ze, penge kembet e lagura
nga shiu
disi perballem me klithmen e dashurise, tmerresisht
c’uditerisht
kjo dritherime e paprezentuar
pa leternjoftimin e kohes
alarmon ardhjen e ‘Adonisit’
brenda mbreterise
se pasqyres…

BERTHAMA E POEZISE
[Dritero Agollit]


Gershetohen fjalet e pathena
ne urelidhsen e letres
per tu flijuar nje varge me shume
brenda ‘Kulles”

Ate, qe do e qendisesh per neser
sipas mnyres
apo te jesh, vet parashikuesi i gjuhes
ti do mbetesh rrenjesisht
ne brenderine e kohes,

lum, miku …
sepse aq me afer purpurise, poetike
sa do qe te jete, e rendesishme
po kjo kolorit e derdhur ne leter
ti je e tere berthama e poezise
ne ndodhine e ngjarjes
pak me pak, se vdekja
pak, me shume se fjala…

NEPER TE PUTHURAT E MIJA TI NOTON’

Ti e dine fare mire
qe une isha ajo ‘princesha’
e lules se blert
me kuroren kristalore
ven, mbi koke,
kur te shpetova nga vdekja e ‘shigjetes
o Princ,
perderisa pena ime zhvishet deri ne gjunje
c’uditerisht,
e tere, ‘Antika mbreterore u semur nga shuplaka ime

per nje c’ast
Me beri ftese, perrallore
Odiseo per ne Itak’
ah. sa e lodhun mbeta, e lodhun, ne gjysme te udhes
derisa ti ishe i roberuar ne pasqyre,
dhe vazhdoje udhetimin tend te hidhur me gjak’ftohtesi
duke me kerkuar i orvajtur, neper te puthurat e mija
noton ti o princ, noton
dhe ma fshin, lotin me gjuhe….

ÇUDITRISHT

Me del para nje hije qe ma humb
drejtimin
disi anash me rri ore trishtimi
teresisht me kthen ne kroniken
e mbetur peng,

Gjithcka qe ma djeg damarin e ballit
me ben te haperoj nga e para e fjales
se shurdher
heshtjen per ta sunduar

i ve perde te errte hijes
qe me prek
dhe me ngjitet rreth qafe

ndersa une marrezisht
iki nga kjo hije ogurzeze
e mbeshtillem ne shtize…

SONTE RIGON SHI

Sonte rigon shi
i dashur
ne fytyren tende solemne
m’i zbertheve pullat e bluzes
per lojen tende te perkryer
tash me shtrengon ne rrethin lakuriq
diku na harkun e unazes
per nje pellembe, te nostalgjise
shenon pergedheljen e paprekur
ne deget e drurit,

Na hyri ne mes nje lindje e trete
deri ne aktin e mbremjes
u deshem te pangopur
ndjenje krejt e thjeshte
ne figuren engjell te Hamletit’
ngushellon perden e syrit magjik
buzeqeshjen time konservon

sonte rigon shi, shi, perseri, i dashur
ne fytyren tende solemne
kete here te thash jo
sepse e hetova doren tende te padukshme
mbi buzen time…

KORNIZE

Ne horizontin e kornizuar. te pasqyres,
u linda e vdekur
e krijova boten poetike
jo me ngjyra
por me gjakun tim te perjetshem
te derdhur ne altar…


MEKATARE

Ndaj, teje nuk jam mekatare
i dashur
edhe pse ta kam pire gjakun
ta kam ngrene mishin
ne porten e vdekjes sime
te akordova si statuje,
ne horizontin e pasqyres
ta fsheha fytyren si pelhure
t’i putha kembet, per here te fundit
ne parajsen engjellore te shpura
i dashur…
ndaj teje nuk jam mekatare


SIPER TRYEZES

Flejne e endrrojne
takimet per neser

aq lehte arrijne ngrohtesine
e trupit ne kepucen e shqyer

sipas deshirave shperngulen njerezit
neper qytete te botes,

percjellin koncerte muzikore
i vdekuri ekzekuton ‘simfonine’
e Betovenit,

lozin ballo konteshat me barinj,
adhuruesit e ‘simfonise’
thurrin procka anekdota
homazhe per t’i bere
kompozitorit te ndjere

keshtu fatet arnohen
neper relacione boterore

ssiper tryezes drite me ben
llampa me vaj guri…

NE TE NJEJTEN RRUGE

te njejten rruge
u takuam rastesisht
i dashur…

mijera net rruge
legjenda e dashurise
lindi ne perralle,

gjithqka mes heshtjes ne udhekryq
nata iluzionon
ne shpirtin tim te dehur

ne horizont dic, shfaqet figurativisht
ne thellesi te pafundshme
kerkoj boten qe nuk ekziston,
puthme, shtrengon, lakuriq
si ne perralle
i dashur
se nga zjarri e uji ne perleshje
u lind ‘Prometheu”

I ARRATISURI NGA ANTIKA

Isha une, ajo Zana nga perralla
kur, te arratisa nga Antika
i dashur,,
ashtu siq ishe me kemishen e leskosur
ne shtratin tim te mendafsht, te shpura fshehurazi,
studjova ne tersi trupin tend, te lakuriqzuar
nga malli

per c’udi
qe te dy te mbetem te ngujuar
brenda aktit te sapombaruar
nga melankolia
ah, sa mall, mall, mall,,
i arratisuni im nga Antika…

”VALLJA E SHIUT”

Larg kane ikur djajte nga perendite
koha prehet ne gjume prapa kohe
pas, historise

Me thoni
mund t’i kurorezojme te vdekurit
ne kryqezimin e hijeve pas vdekjes
sepse ata lindin dhe vdesin per nate
si ne enigme
nga ankthet e mekateve
trishtimi mbyllet ne pasqyre

Gure varrezash metamorfizojne
kufomat e djegura ne ashtin e gurit
Imzot
une e shoh vdekjen
dhe nuk vdes
ndonese vdekja ime ka nje formule. gjaku
qe quhet perjetesi
sepse pikat e shiut vallezojne
ne erresire
si per mua -si per ty


RITMI

Asnje kenge nuk e thurra
per jeten time
asnje varg nuk krijova per ritmin e kenges
qendroj mes kendit te dashurise se vertetes e ritmit
ritmoj ate qe eshte e vertete
qe mund ta mroj
dhe asnjehere te mos i kendoj
te vertetes e ritmit…

RITI I DHEMBJES

Prej kihes pagane
gjer ne kohen pa kohe
riti i ringjalljes
mes jetes e vdekjes
si ta tejkalojme valle.

CILI ESHTE

Cili eshte ai njeri
qe luan me gjilpere
ne paralelen e cudise
ne eshtrat e thyer
gjilperon mishin tim
mes mishit e gjakut
ne legjenden e gjarperit
ngjyros gurin e lashte
cili eshte ai njeri??

APOKALIPSI

Ne fundin e ‘apokalipsit
u ringjall’ Dinosauri’
e njeriu nuk vdiq kurr, kurr !

HAMLETI

Mbeshtillet Hamleti
neper trupin e Ofelise
si gjarperi ne qafen e Kulshedres…


SPEKTATORET E FAMSHEM

Kaosi suprem shfaq pikturat e spektatoreve
kryqezon kornizen e thyer me atribure mbreterore
kreshperon leshin e Demit te pispillosur
zgjedh optiken e nje pushteti te kurdisur
ne lojrat e murtajes lakuriqe

Krimbi i mykur krijon imazhin e vet komik
per spektatoret e famshem
neuropsikiatrine e gjellerave alergjike
turmat e krimbuara bejne atentat
ne nofullen e Krokodillit

Ndodhi e c’nuk ndodhi

Kaosi suprem, flijua per nofullat e Krokodillit
zagaret e kushtrimit ndjekin spektatoret e famshem.

PARADOKSHI EPIDEMIK

Ne mijera rruge te botes
kerkojne dhuraten e vdekjes se Orfeut’
perandore te dashuruar flasin nga kembana, epidemike

gjakun e virusit te helmuar derdhin

Neper rruget e botes vrasin gjarperinj
dhurate e vdekjes se ‘Orfeut’
c’jerrin masken e papagallit pa pupla
ushqehen perandoret e dashuruar
ne kerthizen e virusit te ngordhur

Nje lindje memece paradiks epidemik
proverb e trupit te shkaperderdhur
vret e opret ne kasollen e alarmuar
per nje lindje te persosur memece

Pallme gomari lidhur per bisht hamshori
neper rruget e botes
turbullojne masakren e perandoreve te dashuruar
pas vdekjes se ‘Orfeut”

Pushteti eshte si kenga e dreqit
i zbraz ter fysheket
ne lojerat e marrezise
e ujqit ne mal
hedhin vallen e cmendise.

QENI I ARMIKUT

Ate qe kerkon armiku
ne pupullin tim
e gjen te qeni i tij besnik
kurse ate qe qeni kerkon
e gjen te armiku i terbuar….

NGA E LASHTA

Koken qe ia keput armikut
per t’ia dhuruar mikut te armikut
shtrengoja mire, kembet
qe t’ia nxjerresh dhembet….

AUTOGRAF

Ne gjimnazin e Shkodres
Fishta, Homeri i shqiptareve
me autograf
ne shenjen e legjendes
ma dhuroi Lahuten e Malesise…


KKRIJESË E PAFTUAR

Nje krijese e posalindur
me kthetrat femerore
erdhi ne kete jete
e paftuar dhe e padeshiruar
e flaku dashurine
e [Austa- Saulilia]

MRERKULLI

Eshte e mrekullueshme
dhe e jashtezakonshme
te jeshe hyjneshe e bukur
por e padukshme


UNE,OFELIA.

Bredha neper bote
une Ofelia
kerkoj fytyren engjellore te Hamletit
diku jashte jetes se persosur
nga epshet e djegura
u perqafova me emrin dhe mbiemrin e aritmetikes
ku krijova trupin tim te padukshem
per njeqind vjet
per nje qind vjet
me duhet te kerkoj ate fytyre te humbur
engjellore
ne monolugun e drames
per njeqind vjet
ne fuqine time te fjales
asnje loje e humbur ne prologun e dashurise
nuk e thithi lengun.e, lisit te uritur
per fytyren e humbur engjellore te Hamlet
jashte jetes se persosur…

MOS U ÇUDITNI

Mos u c’uditni
nese ne poezine time
nuk ka kode te kodeve
as fjale kronike
qe kendohen
ne instrumentin e djallit

Mos u c’uditni nese ne poezine time
pertypet goje e ujkut
me endrren e xhelatit….

ANTIBIOGRAFI

Autobiografi ne hijet qe ikin
neteve neper vallen e krimbit

Nga lakuriqet me kthetra
u mbyll goje e Krokodillit…

GOTA E THYER

M’u shkrine ngjyrat e syrit
ne nje gote te thyer ne enigme
nej lot ma dogji qepallen
pikat e shiut rigojne
udhekryqeve pa fund
e mua me pret nje lindje
dhe nje vdekje e papersosur……

KOHA

Ec koha neper frymemarrjen time
prek eshtrat e vdekur
mes flakes e hirit
e uji me zjarrin perleshet

Koha ec edhe udhes se gjarperit
me trupin lakuriq te shtriges
koha ec me c’do kohe pa kohe
avullon e shkrin
ajrin e kaosit……….

LOTI IM I SHENJTE

Diç ma kafshon trupin
buzen e fsheh ne ere
loti im i shenjte udheton matana molles
dashuri hyjnish kryqezon

ne prologun e shiut
gjumi me ze me zogun e qiellit
kurore fati bart me vete

loti im i shenjte
valle
a s’do lozesh ne vallen e platonise
perseri mua me ze gjumi
e ti diqka vizaton ne endren time


NE KLINIKEN E MBYLLUR

Ne kliniken e mbyllur te Klinikes
Kaloresi i apokalipses
vazhdon operacionin
e bishes se eger
operon me modesti
gishterinjte e macjes
pa pranine e gjilperes
ne lojen e kurdisur
ne pjestim llogarit zbritjen e [ypsilonit]-ne ixs
pjeston varret e hapura
pa kufome njeriu

ne kliniken e pushtuar
nje apokalips e tymosur
ahahhahhahahhahahh
kerkon lufte sprematozoike
nga dhembet e ujkut….
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi