Ilir Çumani: Revista Integrim, një “strehëz” e ngrohtë, një “Prind” i dashur dhe “avokate” e fortë për jetimët në Shqipëri
Faqja 1 e 1

Ilir Çumani, Botues i Revistës “Integrim” me shkrimtarin dhe Poetin e madh Dritëro Agolli |
Revista Integrim është botim i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
Është e vetmja revistë sociale, informative e kulturore me ngjyra, që trajton problematika të ndryshme sociale dhe bënë publike veprimtarinë e këtij Instituti me jetimët. Botohet me 100 faqe dhe shpërndahet falas në tregun shqiptar.
Një tjetër pemë e re
Nga Dritëro AGOLLI

“Nder i Kombit”, Akademik, Poet, Shkrimtar
Shtypi shqiptar sot është një kopësht me shumë pemë. Këto pemë i kanë mbjellë kopshtarë partish, shoqatash, individësh e me radhë.
Në këtë pyll njerëzit e ndjejnë veten më freskët dhe më mirë sesa në një pllajë me dy – tri gorica.
Dhe freskinë që vjen nga ky pyll do ta pasurojë edhe një pemë tjetër me emrin “Integrim”, tribunë e jetimëve shqiptarë, të cilët, ç’është e vërteta, nuk janë jetimë, përderisa jeton nëna jonë dhe e tyre Shqipëria.
Edhe tribuna e tyre “Integrim”, do të punojë dhe luftojë, që jetimët të mos e ndjejnë veten jetimë, por luftëtarë për të mos patur jetimë

Adelina Mamaqi |
“Foshnja” që hedh hapin e parë…
]Nga Adelina MAMAQI
Shkrimtare për fëmijë
Lexuesve shqiptarë, ju është bërë një dhuratë e re; revista “Integrim”, Organ i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
Kjo revistë nuk vjen te ne si një mjet pasqyrimi e propagande partiake. Në ansamblin e shtypit shqiptar, ajo do të vibrojë si një zë i ri që buron nga zemra të mbushura me dashuri për jetën, për botën, për njerëzit.
Është zëri i atyre krijesave njerëzore që u rritën e po rriten të etur për kujdes, ngrohtësi e dashuri, të cilën dinë ta japin me një humanizëm të thellë.
Është një botë e madhe, e veçantë, polihedrike të cilën kemi nevojë ta njohim e ta ndihmojmë për t’u bërë edhe ne vetë më të mirë, më njerëzorë; për t’u fisnikëruar.
Le ta dëgjojmë këtë zë të ri! Le t’i hapim dyert e zemrave dhe të shtëpive tona! Le ta përshëndesim dhe t’i urojmë mirëserdhjen dhe suksese foshnjëzës që sapo hodhi hapin e parë; revistës “Integrim”.
Ilir Çumani, Botues i Revistës “Integrim” me shkrimtarin dhe Akademikun Bedri Dedja |
Himn mendjes krijuese
Nga Prof.Dr. Bedri DEDJA
Akademik, Shkrimtar për fëmijë, Studiues në fushën e Psikologjisë
Kur u takova ditët e fundit me Ilir Çumanin, drejtorin e përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, duke kundruar sytë e tij të qeshur dhe entuziastë, për një çast m’u duk vetja se ndodhesha para një zbuluesi të ri, që çan në rrugë të reja. Instituti që ai drejton dhe vetë Iliri, për mua, që tani janë një zbulim i ri në rrugën e ardhshme të intelektit dhe moralit tonë kombëtar, një element krejt i ri i psikologjisë shoqërore të njerëzve tanë.
Unë e përfytyroj Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptar, jo vetëm si fondacion dhe institucion bamirësie për të kualifikuar pa shpërblim personat jetimë, për t’i mbrojtur ata me ndihmën e shtetit, për t’i integruar sa më mirë në shoqërinë shqiptare dhe për t’i mbrojtur nga cenet e plagët e sotme sociale, që këtë shtresë të brezit të ri mund ta vrasin edhe më rëndë.
Jo. Kam besim që ky institut do të bëhet më shumë, dhe patjetër do të bëhet. Kjo duket qartë edhe nga programi i tij, i cili i ngjet një plani të madh objektivash, synimesh dhe prespektivash.
Në këtë mes, thelbësorja për mua është që më ndihmën e sa më shumë personaliteteve të shquara të vendit tonë, njerëzve pasionantë, që nuk kursejnë asgjë për jetimët, për këtë shtresë që duhet të na ngjajë me qerpikët e syve të shoqërisë, - Instituti të kthehet shkallë – shkallë edhe në qendër shkencore, kërkimore për objektivin që ka.
E detyrat në këtë fushë janë të shumta:
a) – jo vetëm trajtimi psikologjik e social i jetimëve, po edhe diagnostikimi i aftësive dhe prirjeve të tyre për jetën, edukimi i talenteve, që janë aq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit,
b) – krijimi i departamentit specifik mjekësor,
c)- veç revistës “Integrim”, edhe krijimi i bibliotekës së literaturës psikologjike e pedagogjike, që i kushtohet këtij problemi, po për të cilin është e interesuar e gjithë shoqëria jonë.
Përshëndes iniciativën e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë për 20 Majin, si “Ditën Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve!”
Ky është një flamur tjetër midis flamurëve të festave tona.[/size]

Mimoza Ahmeti |
Nga Mimoza AHMETI
Poete, Publiciste, Piktore
Fëmijët pa mbështetje familjare si dhe ata të braktisur, janë ajo pjesë e komunitetit që përballen në mënyrën më të ashpër dhe sistematike me fatin e mjedisit.
Për ta lehtësuar këtë përballje, një revistë, sado e thjeshtë në dukje, është një element reflektimi për problemet, edukimin dhe mbrojtjen e kësaj shtrese që zë vend të përfillshëm si madhësi.
Përvojat individuale të fëmijëve të mbetur pa familje dhe atyre të braktisur, janë jo vetëm të dhimbshme, por njëkohësisht mjaft zbuluese dhe denigruese për realitetin. Ato e depërtojnë dhe e masin deri në fund atë. Për individin që e heq, do të ishte një pasuri e vërtetë njohjeje por njëkohësisht edhe vetmi e dhimbjeje.
Lehtësimi i këtij raporti është jo vetëm çështje e dhimbsurisë, por edhe çështje morale për familjet dhe institucionet e shoqërisë, të cilat kanë si tregues të shkallës së lirisë së tyre, ndër të tjera, pikërisht edhe faktin se në çfarë gjendje i kanë krijesat e tyre të pambrojtura.
Prandaj mund të themi se në një shoqëri, ajo që bëhet për jetimët shfaqet si çështje e dinjitetit dhe e shëndetit të saj. Sigurisht, në përpjekjen shqiptare për të dalë nga tranzicioni dhe në atë për integrim evropian, vëmendja ndaj kësaj shtrese vjen në rritje nëse përpiqemi sado pak. Ndryshimi i marëdhënieve ekonomike jep mundësi për burime financiare e organizative të reja ndaj këtij kontigjenti, ndërkohë që në mënyrë paradoksale fenomenet e prostitucionit, dhunës etj, përzihen me këtë shtresë. Sidoqoftë, lufta për humanizëm, si pjesë e demokracisë, nuk ka sesi të mos zgjerojë prespektivën e këtij grupi dhe të mos hapë dritare të reja në këtë horizont të vështirë. Prandaj e përshëndes këtë revistë, e cila sado pak po përpiqet të ndihmojë këtë front që është tërësisht skenë e dukshme e masës së vleravë njerëzore.[/size]

Evanthi Ciko |
]Nga Evanthi CIKO
Ish-Drejtore e Shtëpisë së Fëmijës, Tiranë, “Mësuese e Merituar”
Një telefonatë e vonë në mbrëmje përmes zërit të ngrohtë të Ilirit, më kthehu mbrapa në vite dhe më gjallëroi shpresat njëherësh.
“Drejtoreshë, do të çelim revistën tonë…”
Ç’farë gëzimi dhe punë e mençur! E rrethuar çdo mëngjes nga tituj të shumtë gazetash, siç është krahas anës informative të domsdoshme, por jo radhë dhe spekulative i mbushur plot realiteti ynë, më kot shpresoja mos në ndonjë cep do më kapte syri ndonjë titull a rresht për problemet e familjes sonë të madhe. Shumë pak apo aspak. Përveçse ndonjë përvjetor apo vizitë simbolike bamirësie, asnjë artikull problemor, asnjë shembull përgjithësues apo protestë gazetareske për ndonjë situatë të vështirë. Kontaktet e mia të pandërprera me ‘fëmijët”, tani burra apo gra të integruar në jetën e përditshme, më mbajnë përherë të lidhur me ecurinë e tyre në jetë, me sukseset, vështirësitë dhe zhvillimet e të gjitha llojeve. Përsëri, këshilla, sugjerime, bisedime si me fëmijët e mi të përhershëm por, ç’bëhet me të tjerët, ata qindra pjesëtarë që ndërsa u mungon familja e vogël, janë bij të ligjshëm të familjes së madhe. Duhen ekspozuar problemet, rrugët e çarjes së jetës, u duhet dhënë kurajo e shpesh drejtim për hapat që do të hedhin. Ku më mirë se në rubrikat e bashkëbisedimit në revistën e tyre? Ajo me siguri do të shpërndajë zërin e nënës, këshillat e mësueses, orientimin e të drejtës ligjore, rruga që duhet zgjedhur për të korrigjuar gabimet, etj.
Me siguri stafit të përkushtuar të iniciatorëve, do t’i shtohen
bashkëpunëtorët kompetentë nga fushat e pedagogji-psikologjisë, drejtësisë, administrimit të shoqërisë, organizmat joqeveritarë që kanë objekt fëmijët tanë, etj.
Në një kompjuter, me siguri do të jenë të rregjistruar pjesëtarët e familjes tonë të madhe, adresat dhe të dhëna të tjera informuese për sejcilin prej tyre, si dhe të rinjtë e tjerë që shtohen. Këshillat e “nënës” përmes një letërkëmbi të ngrohtë, me siguri do të zënë një rubrikë të përherëshme, orientuese dhe mbështetëse për raste të veçanta, apo të tjerë që meritojnë të përgjithësohen.
“Fëmijët e mbarë të familjes tonë”, tani familjarë shembullorë e profesionistë të dalluar, me siguri do të kenë në revistë portretet e tyre, ashtu si me siguri do të ketë vend dhe tradita e mirë e shtëpive tona në të kaluarën, edukatorët dhe drejtuesit e shquar, etj, etj.
Duke propaganduar veprimtari të ndryshme që shpesh zhvillohen, por pak njihen dhe u bëhet jehonë, do të rritet kontributi i shoqërisë dhe i organizatave tona, lidhjet mes individësh apo specialistësh të fushës.
Pra, inisiativa e mrekullueshme që ka ndërmarrë Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe personalisht drejtuesi i këtij instituti Ilir Çumani për botimin e kësaj reviste, do të ketë një rezonancë dhe fushë tepër të gjerë veprimi. Gazetarisë shqiptare do t’i shtohet pesha njerëzore; ajo do të theksojë atë dimension që sa më shumë ta kultivojë, aq më tepër do ta lartësojë në sytë dhe mëndjen e lexuesve të shumtë që do të ketë.
Një këshillë të vogël dhe të vetme:
Mos u tërhiqni para çdo vështirësie që s’do të mungojë t’ju dalë; jepini jetë dhe mbajeni të gjallë këtë “foshnje” të bukur të shtypit shqiptar që ju i dhatë emrin domethënës “Integrim”. Unë mezi po pres të kem në dorë numrin e parë dhe në vazhdim t’ju lexoj. Zoti do t’ju bekojë. Dhe ne të gjithë do t’ju ndihmojmë. Pra, punë të mbarë revistës “Integrim”![/size]

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi