Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO:DEANA

Shko poshtë

VIKTORIA  XHAKO:DEANA Empty VIKTORIA XHAKO:DEANA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 10, 2010 9:47 am

VIKTORIA  XHAKO:DEANA 33453_159290127431841_100000525636701_456897_6175865_n
VIKTORIA XHAKO:DEANA

Ajo tashme ishte ne fluturim kur babai u kthye nga sherbimi. Kishte ecur shpejt. Mora çanten nga makina. Kerkova kameren.
- Eshte brenda ne çante.
Me dha çelesin e makines. Per here te pare. Perse ka patur gjithnje frike? U ngjit lart. E pashe kur vuri doren ne zemer. Nuk eshte ankuar kurre prej saj. U ul ne kolltukun e punes. Kafene e pime te dy. Nje lloj padurimi. Nuk e mbaroi filxhanin.
- Baba! Te dielen do te vije tek ne Ergi. A mund te kthehesh me shpejt nga xhiroja?
E dyta here qe e shoh kaq te hutuar. Ashtu si nje dite para ardhjes se saj. I mungoi fryma. Balli iu djersit. Vuri doren….Per ta fshire, apo per t i fshehur pasfasaden syve te mi?
- Eshte ne fluturim tani, baba. Ka lene per ty bllokun gri, qe ia kerkove.
E nxora nga sirtari i tavolines se punes dhe ia lashe perpara. E preku, e lemoi pak. Nuk i kish kerkuar bllok.
- Po shtrihem pak, - tha, - ti ha vetem. Ndihem disi i lodhur nga rruga, - iu pergjigj shikimit tim te shqetesuar.
Doli duke marre bllokun. Deren e dhomes se gjumit e terhoqi pas vetes. Donte te rrinte vetem. Vetem me bllokun gri qe nuk e kish kerkuar. Vetem me bllokun dhe me “ate”. Me ze te ulet kerkova ne telefon mikun e tij te femijerise, mjek. Do te vije pas dy oresh. Arriti bashke me muzgun. Vonese e zakonshme. Nje urgjence.
Nga dhoma e babait, heshtje.
Presim.
Muzgu po ia le vendin nates.Nje drite e pjerret neoni hyn vjedhurazi nga dritarja.
Trokas lehte.
- Baba! -
Babai dremit. Mbi gjoks – blloku gri i hapur. Ne fleten e fundit…………
“Me duhet t`i nenshtrohem nje operacioni. Shanset jane te mira, po megjithate…..”
Hapi syte.
- Paskam fjetur!
Pashe bllokun. Pa bllokun. E mbylli. E futi ne sirtarin e komodines.
Vizita e mikut mjek zgjati pak.
- Jam vetem i lodhur, - tha babai.
Nuk deshi te beje xhiron e paradarkes.
- Jam pak i lodhur, - perseriti.
Pas darke, te cilen pothuaj nuk e vuri ne goje, zuri vend gjysme shtrire ne divan. Mori telekomanden. Ndezi TV. Nguli shikimin ne ekran. Hapa goje deren e ballkonit. Babai me pa me çudi. U ngrit ndenjur. Mbylli TV.
- Ergi, do te vije te dielen? –
U ula ne krah te tij, ne kolltukun e madh dyvendesh.
- Duhej te shkonte, baba. Ishte e domosdoshme. -
Babai u tkurr. U drejtua. Zbertheu kopsen e kemishes. Iu afrua deres se hapur goje te ballkonit. E hapi fare. Thithi ajrin e fresket me gjithe mushkerite.
- Ma bej ate goten e ujit me limon. -
E shqetesuar nga situata, e kisha harruar.
- Deshi te shkonte ne varreza.............-
Babai tundi koken.
- Me futi krahun. Iu ngjitem ngadale atyre shkalleve te rrepirta. Nje lendine e vogel. Nje peme perkund gjethet mbi kater varre. Ne mes, prinderit e saj. Ne krah te te dyve, nenat e tyre. Prane fotos ne varrin e nenes se nenes ishte fotoja e nje vajze te re, me nje gershet te gjate , te verdhe, hedhur mbi gjoks. Ishte tezja e saj. Vdiq nuse e panuseruar. Ishte vetem njezet e nje vjeçe. Nena e saj, atehere nuk ishte e martuar, keshtu qe ajo nuk e kish pare kurre ate teze. Por i mbante emrin. E preku foton me gishterinj. Levizi ngadale drejt gjyshes tjeter. Nga fotoja na shihte nje fytyre e embel, me buze te plota ne gaz. Kjo gjyshe e kish dashur shume, po pasi kish ardhur ne jete. Ajo ia kish zgjedhur emrin, sipas nje kenge qe kendohej ne anet e saj. Ngjasonte me emrin e tezes, po emri perkedheles eshte i njejte, prandaj edhe e ema e kish pelqyer. Kjo gjyshe i kish rritur edhe djalin, po vajzen nuk arriti. Fliste ngadale, baba, mendohej. Atje ishte qetesi. Vetem gjethet e pemes mbi varre shushuritnin lehte. Deget e nje trendafili te eger ishin hedhur mbi varre. Qendroi ne fund te varreve te prinderve. Ishin shume te bukur. Nga nje cigare te ndezur ua la te dyve mbi mermer. Babai nuk kish rrojtur as dy vjet pas vdekjes se nenes. Gershetoi deget e trendafilit te eger mbi dy varret. Ishin shume te lodhur. Tani prehen te qete. Nuk e ngriti asnjehere koken te me shihte, baba. Vetem me mendimet e saj. Dy cigaret e ndezura u kthyen ne hi. Ngriti koken drejt meje.
- Po, - i thashe, - ikim.
Para se te zbriste shkallet e rrepirta, ktheu edhe nje here koken. Ngriti me veshtiresi doren e djathte: - Nuk duhet te dine per aksidentin. Pikellohen. -
Nuk e ndiente veten te lodhur. Deshi te dije a mund te drekonim bashke ne restorantin e hotelit. Pothuaj nuk vuri gje ne goje. Iu lut kamerierit qe te na sillte dy kafe ne holl. Edhe per nje gote uje te ftohte me limon...............
- Po, baba, uje te ftohte me limon. -
I miri babai im. Fytyra po i ndryshonte ngjyre.
- Kafene e pime ne heshtje. Heshtja zgjati. U mata ta pyes sa do te rrinte, po foli para meje:
- Keta sy te kalter, te bukur.........
I thashe qe nena ime ishte me sy te kalter. Vinte nga vendi i mjegulles. Tri vjet jetoi ketu. Emrin tim e ndertoi me dashurine e saj e te babait, Dearti dhe Anabela.Ajo me ka pare vetem disa ore. Me kishin vene mbi nje jastek mbi barkun e saj. Nuk mund te me mbante. E mbushi shikimin e saj me mua, pastaj u tret mjegull, per t`u bashkuar me mjegullen e vendit te vet. Une e shoh çdo dite me syte e babait. Pardje i çuam zambaket. Tek kafeneja atje ne qoshe, babai me flet per ´te. Para nje viti, si pardje, ia nderpreva ritualin babait. E pyeta per konferencen atje..........
Babai u ngrit. Pa oren e madhe ne korridor.
- Dalim pak, - tha.
Ecem perkrahu gjate bulevardit. Era pranverore na ferskon fytyren, zemren, mendimet. Tek – tuk ndonje kalimtar.
- Nuk kam gjume, baba, ecim.-
Fytyra e babait me duket e tjetersuar. E shoh e nuk e njoh. Eshte faji i neoneve, me siguri....
- Po rri pak ne studio, - tha babai.
- Nuk kam gjume, baba, rrime bashke.
U ul ne kolltukun e tij, para kompjuterit. Preku tavolinen. U ngrit. U afrua tek librat. Zgjati doren dhe preku lehte kurrizet e tyre. Klasiket, romantiket.........
- Kur i fola per fundin e nenes, - thashe, - ajo ma terhoqi koken dhe me puthi floket. Ia kerkova shikimin me lutje. E perballoi.
- Mire, - tha, - shkojme.
Kur taksia mori kthesen ne qoshe te pallatit, i tregova dritaret dhe ballkonin tone.
- Zambaket i kujdeske shume, - tha.
U ul ne kolltukun tend. Qendroi perpara ekranit te zi te kompjuterit, zgjati doren e majte dhe qeshi lehte.
- Akoma nuk e perdor dot mausin.-
U ngrit. U afrua tek librat. I preku lehte kurrizet e tyre................
- Mjaft! – Ishte urdher? Lutje? Dhimbje?
U mbusha me fryme.
- Do te marresh nje valeriane, baba, pa tjeter..........
Te dielen ne mengjes babai u ngrit me heret.
- Po ta sjell kafene, baba.-
Hapa deren. Babai nuk pati kohe ta mbyllte ne komodine bllokun gri.
- Do te kthehem shpejt. Do ta pres ketu Ergin.-
Zgjati koken nga ballkoni. Mora gersheret dhe preva dy zambaket e bardhe.
- Merri, baba, jane te fundit.
Gjithnje jemi kuptuar, po kete here babai u çarmatos. Ma mori koken ne gjoks, me nuhati floket, ma puthi ballin e larte si te tijin, ne anen e majte.
- Do te kthehem shpejt.-
Ergi kish kohe qe kish ardhur, kur u kthye babai. U prezantuan.
- Jam piktor.-
Dreka kaloi qete. Fare pak pyetje. Lehte – lehte biseda kalonte nga njera teme ne tjetren. I fola Ergit per romanin e fundit te babait, qe po behet gati per botim. Deshi te dinte per frymezimin e liqenit.
- Paska frymezuar kompozitorin e madh per muziken e baletit......? Nuk e dija, - tha Ergi, - po kam lexuar per balerinin e pare. Ne turneun e pare ne perendim kish planifikuar te arratisej. Ne çastin e fundit nderroi mendim. Ishte i survejuar. E dinte. Ne turneun e dyte e gjeti rastin e nuk u kthye me. Ka qene balerin i paarritshem. Sa keq qe pati ate fund! -
- Kafene do ta pime ne studio, - thashe dhe i hodha syte nga Ergi. Babai nuk pa gje. Mora tavolinezen e vogel me takemin e kafese, Ergi pas babait. Babai hapi deren e studios. Nuk i rezistoi dot pamjes qe i doli perpara. Vuri doren ne zemer dhe u terhoq pas. Ergi i futi krahun.Nje karton foto, sa nje boje njeriu e priste atje. Ergi e ndihmoi te ulej ne kolltuk.
- E ka stampuar Ergi, i pelqen te stampoje foto ne dimensione reale. Ne laboratorin fotografik mungonte kartoni i ketij formati. Jane dy foto, baba. Tjetra eshte mbrapa. - E terhoqa. Doli fotoja e dyte, njelloj si e para. Babai shihte ne heshtje. Ktheu syte nga takemi i kafese. Vura xhezven ne furnellen e vogel te gazit. Ia lashe ne dore Ergit.
- Erdha, - i thashe.
Nxitova ne kuzhine. Perseri kisha harruar goten me uje e me limon. Babai njomi buzet e thara. Mori filxhanin.
- Nuk e ngriti koken nga fotoja e nenes, - thashe. I solla kafene dhe goten e ujit me limon. Fliste ngadale sikur lexonte ne nje liber te padukshem. Permendi pishinen dhe garen e humbur. Po kish humbur edhe diçka..................qe e gjeti pas shume vjetesh. Kish ardhur vetem per dy dite. Pas infarktit duhej t`i nenshtrohej nje operacioni. Ishte i planifikuar. Nuk priti pas operacionit, por sapo u ndje me mire,erdhi. Here pas here pinte nje gllenjke te vogel uje, sikur zbuste ate qe tregonte. Ia rrotullova me kujdes kolltukun me kurriz nga fotoja e nenes. Fiksova aparatin ne tripod. Rregullova objektivin. E futa brenda tij bashke me foton e nenes atje lart. Lashe per vete vendin ne krah te saj. Ajo ulur ne kolltuk, une ne kembe ne krahun e saj te majte, lart mbi kokat tona, fotoja e nenes. Pastaj ia tregova foton ne objektiv. E pa gjate. Ajo e ulur ne kolltuk, me doren e majte rreth belit tim, une ne kembe, doren hedhur mbi supet e saj, lart, mbi kokat tona, fotoja e nenes. E la lotin t`i rrjedhe gjer ne qoshe te buzes. Gjer tek nje nishan i vogel, pothuaj i padukshem. -
Babai po qendronte me frymen pezull.
- Une ia fshiva lotin, ajo me puthi ballin, atje ku me puth ti, baba, ne anen e majte. -
Babai nxori frymen. Piu ujin e ftohte me limon. La goten mbi tavolinezen e vogel. Zgjati doren, ia vuri Ergit mbi zemer: - Falemnderit, bir, per keto foto! -
- Ajo do te vije, baba, babai im. Ndofta pas nje muaji. Do te te telefonoje, sapo te ngrihet nga shtrati. Deshiron ta shohe kete foto. Pastaj ne do te bejme nje foto te re, ku te jesh edhe ti, baba. -

E hene 27 shtator 2010 ora 00:40
VIKTORIA XHAKO
( ZHORZH SAND )
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi