Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Revista Obelisk Fotos dhe reagimi i Mentor Thaqit

Shko poshtë

Revista Obelisk Fotos dhe reagimi i Mentor Thaqit Empty Revista Obelisk Fotos dhe reagimi i Mentor Thaqit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 10, 2010 11:51 pm

Revista Obelisk Fotos dhe reagimi i Mentor Thaqit 33711_153634564675814_143307189041885_248056_7088775_n


„Sihariqi i bukur i javës, OBELISK-u, freskues shpirti dhe mendjeje! Roland e Vullnet, po ju thëm kosovarçe-dukagjinçe: Paçi faqen e bardhë,
për gëzimet dhe kënaqësinë që dhuroni, zoti ju dhuroftë gëzim e
kënaqësi gjithmonë!......Ky numër për mua është disi i jashtëzakonshëm
ngase nderon dhe rikujton të Madhin Aristidh Kola, Tribuni ynë Atbëror
që mbajti gjallë shpresat dhe ndjenjat e Arbërorëve Autokton në
Greqi. Kosova e njeh mirë për Avokaturën vëllëzërore kundër çarçeve
shoveniste greke në përkrahje të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë dhe në përkrahje të hapur para TV Grek të Pavarësisë së
Kosovës! ZOTI i MADH e ka bekuar të MADHIN ARISTIDH KOLA!


Unë në shenjë nderimi në pjesë komenti po e plasoj një poezi timen kushtuar Kolosit Aristidh Kola.



JU FLAS ME GJUHËN E ARGUMENTIT

( Aristidh Kolës )
( Shkoçitje mono-dialogu përkushtimor )


Kokë e pafjetur, netëve të zymta,
shpirtëligësia, helmin derdhë,
e, bota e ç´mëndur
as hamendjes, rendin s´ja di!
Ah, ju të paditur,
shpirtëngushtë në trupat tuaj!
Pse më mallkoni Gjuhën e Zotit,
e me të edhe themelet tuaja?!
Ju, pjellë jona ishit,
por, lakmia dhe ligësia,
në vetëdjallëzim ju shpuri!
Unë, kompleks vetes nuk i njoh,
e ju, më thoni vetëm një,
por, jo nga ato tuajat!
Çuditërisht,por e vërteta e mbyllur
brënda nuk rri,
kështu e vendosi Zotynë dhe juaji!
E unë, vetëm një predikues
i asaj që ju e dini, jam,
dhe, ua thëm sot,
që ju nesër vesh ta merrni,
me apo pa mua, ndërgjegjen e mugët,
kthjelltësia, do jua vret!
Veten, apo të tjerët në qafë,
ndoshta, të dya bashk,
vetëngarkesë joeduhur!
Të ardhmen e pashkruar,
që tani mund ta ndryshoni,
e të shkuarën, vetëm si ishte,
mund edhe të mos e doni!
Unë, i qetë jam, për fjalën time,
se borgjli, vetëm tokës sime i jam,
e helmësia, dhëmbët le ti zgërdhi!
Gjuha ime do të rrojë, si e para,
qebesa, edhe në gojët tuaja,
ashtu si e ligjëroi Homeri,
Pirrua e Marko Boçari!
Emri im, Aristidh Kola, arbëror-epirotas,
me rrënjë e trung në Tokën time,
që nga pellazgjikja ime sublime!!!

Mentor Thaqi Rohrbach, 06.09.2010“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi