AJET NURO.Vizitë në Vlorën nacionaliste
Faqja 1 e 1
AJET NURO.Vizitë në Vlorën nacionaliste
Vizitë në Vlorën nacionaliste
Nga Ajet Nuro
anuro@albemigrant.com
Shkoni këtu për të parë foto nga vizita
Para një muaji e ca u kam dhënë përshtypjet e mia për librin "Sekreti i varrit të vetmuar" të shkrimtarit Reshat Kripa , libër që u promovua në Vlorë më 17 korrik 2010 dhe ku unë pata fatin të jem i pranishëm. Nuk mund të mungoja në një ngjarje të tillë për respektin që kam ndaj autorit por edhe për respekt të atyre që do të ishin të pranishëm. Kur më ftoi zoti Kripa në datën 8 korrik mora vesh se edhe shumë vlonjatë të tjerë me të cilët njihesha vetëm në mënyrë vuirtuale do të ishin të pranishëm. Mes tyre po përmend z. Luan Çipi, z. Petraq J. Pali dhe znj. Vilhelme Vranari-Haxhiraj. Por aty do të takoja edhe emra të tjerë që i kisha dëgjuar e lexuar ose me të cilët shkëmbenim mesazhe.
Vëllai im që u mor me përgatitjen e pushimeve të mia në Shqipëri, sa i thash se duhet të shkoj në Vlorë, më tha se ai do ishte « shoferi » im. Ndonëse delegacioni ishta paraparë më i madh, një udhëtim në Korfuz në datën 16 korrik na bëri të ngelemi veç dy. Por, udhëtimi i 17 korrikut nga Saranda në Vlorë, kthimi por dhe mbrëmja e asaj dite do më ngelen gjatë në kujtesë.
U nisëm pra herët në mëngjes dhe rruga Sarandë-Vlorë ishte shumë e mirë (them shumë e mirë që do të thotë pa gropa...) por kuptohet me kthesa. Me kthesa? Me aq kthesa, sa mund të merret si shembull kur flasim për të tilla. Mandej, duhej treguar kujdes sepse, në atë rrugë qarkullojnë edhe të paduruar që duan të shpejtojnë me çdo kusht dhe që mund të të hipin përsipër. Pra kuptohet që nuk mund të ecnim dhe aq shpejtë. Por "shoferi" im i mori masat që unë të përfitoja nga ky udhëtim duke shijuar bukuri që vetëm Riviera shqiptare ti dhuron. Kështu unë ndaloja aty ku doja dhe aq sa më duhej për të bërë ndonjë foto. Ndonëse kisha udhëtuar njëherë të vetme në vitin 2003, udhëtimi i këtij viti m'u duk si të ishte i pari. Rizbulova Rivierën shqiptare dhe fshatrat që ndodhen në rrugën mes dy qyteteve tona bregdetare, Sarandës dhe Vlorës. Vëllai që e bënë shpesh atë rrugë m'i thoshte emrat e çdo fshati para se të mbrrinim në të. Pasi lamë fshatrat e Sarandës, Piqerasin, Lukovën, biem në perlën tjetër joniane, Himarën me fshatrat e saj. Për Himarën do t'iu flas pak më pas meqë kthimin e bëra me një himariot.
Llogaraja është një nga pikat turistike të njohura prej shqiptarëve që në kohën e diktaturës. Sunduesit e Tiranës kalonin pushimet aty ... pasi lodheshin shumë duke qarë hallet e kllasës atje në Tiranë. Para se të mbrrija në Llogara kisha dëgjuar për kosin që servirnin në një nga lokalet atyshëm dhe sigurisht që nuk mund ta anashkaloja një kënaqësi të tillë, pra të provoja kosin e famshëm të këtij lokali. Një pilaf i shoqëruar me kos ishte një mrekulli në atë ditë të nxehtë korriku aty në Llogara. Kosi ishte "për ta prerë me thikë". Pas Llogarasë, marshimi drejtë Vlorës. Sidoqoftë na u desh të ndiqnim një autokolonë që dukej se ishte një delegacion përderisa shoqërohej para dhe mbrapa me makina policie me xhorofare të ndezuara...
Vlora...
Vlora është një nga qytetet shqiptare që kur e shqipton të kujton historinë. Të paktën për ne jo-vlonjatët. Ngjarja që i ka dhënë famë qytetit bregdetar padyshim është ngritja e flamurit nga plaku diplomat Ismail Vlora. Nuk e di, se çfarë vendi do ti jepte historia kombëtare Vlorës nëse nuk do ishte vendi i shpalljes së pavarësisë... Sidoqoftë, Vlora kujtohet edhe për luftën që mban e emrin e saj. Lufta e Vlorës e 1920 tregon se ngritja e flamurit aty nuk ishte rastësi. Sidoqoftë, Vlora për mua është një qytet dhe një rreth nacionalist. Ndoshta komunistëve për afro 50-vjetë iu desh t'ia përkëdhelnin sedrën Vlorës duke i bërë elozhe e duke e quajtur bastion komunist por kjo është gjysëm e vërtetë. Them gjysmë e vërtetë sepse gjysma tjetër, Vlora nacionaliste nuk kishte zë. Madje ideja se Vlora i përketë partisë do të dukej edhe gjatë ditëve të vështira të shkurtit 1991 kur Tirana hodhi poshtë monumentin e diktatorit Hoxha. Për të rifituar besimin, komunistët e organizuar në të famëkeqen, organizatën "Vullnetarët e Enverit" donin ta ndanin Shqipërinë në dy ku një Shqipëri enveriste dhe e kuqe të kishte si kryeqytet Vlorën. Këto thirrje i kam dëgjuar vet në Gjirokastër në mitingjet që pasuan rënien e monumentit të diktatorit. Sigurisht, mendjelënët nuk ia dolën edhe për faktin se Vlora dhe Shqipëria e Jugut pavarësisht propagandës nuk janë edhe aq "bastione" komuniste. E vërteta është se Vlora, Tepelena, Skrapari apo edhe ndonjë rreth tjetër kanë qenë më shumë nën ndikimin e komunizmit por në asnjë nga këto rrethe nuk ka munguar nacionalizmi. Familjet e mëdha apo aristokracia e këtyre trevave që kishin mbajtur peshën ngjarjeve të mëdha historike dhe që kishin ndikuar në ngjarjet e mëdha si pavarësia dhe ruajtja e tërësisë territoriale edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin të parat që u ngritën në luftë kundër okupatorëve të huaj. Shumica e familjeve të mëdha të Jugut ashtu si në gjithë Shqipërinë u rreshtuan në repartet nacionaliste e legaliste por shumë prej tyre u rreshtuan në brigadat partizane. Pavarësisht se ku ata u rreshtuan, përfundimi i tyre ishte i njëjtë ose pothuajse. Me hedhjen poshtë të marrveshjes së Mukjes që nacionalistët e nisën për të realizuar atë që nuk realizoi shpallja e pavarësisë e vitit 1912, pra bashkimin kombëtar, edhe vetë egsiztenca e tyre u vu në pikëpyetje. Kështu, vëllavrasja e shpallur nga komunistët gjatë luftës ishte preludi i atij kalvari që do të shoqëronte nacionalistët shqiptarë e mes tyre edhe ata vlonjatë. Dhe Vlora pati shumë syresh. Vizita ime në Vlorë ishte një respekt për këtë pjesë të Vlorës që sot është e lirë dhe shprehet por që ende nuk njihet sa duhet...
Në Vlorë mbrritëm rreth gjysmë ore para fillimit të aktivitetit. Aty u pritëm nga organizatori i promovimit, zoti Kripa. Në orën e caktuar, salla u mbush plotë e përplotë. Ndihesha i nderuar që merrja pjesë jo vetëm në promovimin e një libri por edhe në një ngjarje historike. Mbase për vlonjatët si ata që takova është një ngjarje e zakonshme por jo për mua. Në fillim diskutimet rreth librit ishin protokollare por pastaj njerëzit sidomos pas një vrejtje që iu bë autorit, të pranishmit filluan të diskutojnë lirshëm. E ndjeva se ata diskutonin për një libër që çdonjëri prej tyre e kishte jetuar ose e kishte ndier përgjatë diktaturës.
Ndonëse e kisha lexuar librin, nuk isha përgatitur për ta analizuar atë. Për më tepër që parafolësit nuk lanë edhe shumë gjëra pa prekur. Por, unë vija nga larg dhe nja dy fjalë duheshin thënë. Për më tepër vrejtja që iu bë librit më nxiti të flas dhe të them edhe unë se si e kisha parë unë atë fakt që u kritikua në libër. Nuk dua të përsëris sepse kam shkruar diku diçka për librin. Por ajo që dua të theksoj edhe njëherë është fakti se z. kripa shkruan diçka të jetuar. E megjithatë ai u jep atë që u takon të gjitha palëve. Merita më madhe e tij është tema e zgjedhur që për ne që e kemi jetuar është domethënëse por nesër do ketë edhe më shumë vlerë shkrimi i kësaj periudhe të errët të historisë së popullit shqiptar.
Pas promovimit, takimi me miq e të njohur. Me z. Luan Çipi, me z. Petraq Janko Pali, me z. Pandeli Koçi, me zonjën Vilhelme Vranari (Haxhiraj) dhe me të shoqin e saj që erdhi enkas për të më takuar, z. Fitim. Ky i fundit ishte një nga tipat më me humor që kam takuar ndonjëherë. Kur themi humor, flasim për humor spontan dhe me bejte, karakteristik e asaj treve. Takime dhe foto pra me miq të vjetër por edhe me miq të rinjë që i njoha aty. Kisha shkëmbyer mesazhe me një farë Sazan Goliku por ashtu si ndodh rëndom ky emër më erdhi në mend kur ma përmendi mbajtësi i tij. Në fakt emri i tij është Pandeli Koçi dhe sikur mos të kisha qenë atë ditë në Vlorë do jetoja me idenë se njihja një farë Sazan Goliku dhe Pandeli Koçin, kryetarin e lidhjes së shkrimtarëve të Shqipërisë. I pari është një emër letrar apo një pseudonim...Ndërsa z. Shaban Xhyheri kishte dashur prej kohësh të dinte më shumë për mua. "Nga ç'familje rrjedh ai djalë?", kishte pyetur zonjën Vranari. Dukej që ai ishte një burr fisnik dhe ja pra ku u takova dhe me të. "Është ai që më ka pyetur për ty..." më presantoi znj. Vranari. Ndërsa zotin Izet Shehu e kisha lexuar shpesh por nuk kishim korrespondencë. Aty e takova dhe gjetëm pika të përbashkëta. Ai ishte mik i ngusht i z. Sadik Bejko, profesorit dhe bashkëfshatarit tim. Një nga analizat që më bëri përshtypje për origjinalitetin dhe sidomos pasionin e shprehur, ishte analiza e pedagogut të Universitetit të Vlorës, zotit Alber Abazi. Në përurim ndodheshin edhe disa pjestarë të familjes Shaska. I zënë me takime dhe bisedime të ndryshme e mora vesh një gjë të tillë me vonesë. Sa për njohuri për ata që nuk e dinë, pinjoll i familjes së famshme Shaska është rektori i Universitetit të Vlorës, i suksesshmi e vetmohuesi Tanush Shaska.
Pas përurimit më ftuan për një kafe; një kafe vlonjate. Në një lokal në Ujë të Ftohtë, nuk mund të gjeje vend më të përshtatshëm. Deti, poshtë këmbëve tona, blu e i qetë dhe Karaburuni përballë të shkaktojnë një kënaqësi të paparë. Kisha dëgjuar për mikpritjen dhe traditat vlonjate por ta përjetosh një gjë të tillë është fat. Mjafton t'u them se bisedat, dollitë, e gjithshka shoqëron një pritje vlonjate janë klasë më vehte. Ata që e njohin labërinë e dinë se pritjet labe ashtu si dasmat, vajet e ngjarje të tilla kanë procedurat e tyre. Duhet të jesh i vëmendshëm për të kapur kodin e të folurit mes pjesëmarrësve. Nuk mungon humori por edhe të folurit figurativ aq i lezetçëm dhe tërheqës. Bisedat rreth librit të sapopëruruar riktheheshin herë mbas here. Sigurisht, ishte libri i gjithësecilit prej pjesëmarrësve. Ata flisnin për personazhet e librit pa i ndarë nga personazhet që e përjetuara. Një saktësim, një nga pjesëmarrësit në përurim dhe në drekën e shtruar, ishte edhe ai që ndihmoi ekonomikisht në daljen në dritë të librit të zotit Kripa. Bëhet fjalë për zotin mikun e zorit Reshat Kripa zotin Feriat Mëhilli. Ai është me origjinë nga Dukati, fshat viktimë i vëllavrasjes. E pra, jo më kot i thonë gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi. Aty dëgjova edhe historinë e Altin Kaloshit, një djalë fjalëpak, i pranishëm në drekë. Aty më treguan historinë se si ai kishte ngritur flamurin pa yll në nëntorin e 1991 në Vlorë. (Lexoni më shumë)U kënaqëm pra, për më shumë se dy orë. Pastaj na duhej të niseshim për në Sarandë. Disa miq të mij, të ardhur enkas nga nga Athina për të më takuar, më prisnin me padurim. I thamë Vlorës lamtumirë pra për tu nisur për në Sarandë. Për të kuptuar se sa më pëlqeu ky udhëtim po ju them se edhe kthimin për në Tiranë e vendosa ta bëja nga Vlora... Rrugës për në Sarandë. një pjesë të rrugës e bëmë me një himariot...Himara përbënë një histori më vehte...
Ajet Nuro
Montreal, Kanada, shtator-tetor 2010
Lexoni gjithashtu Sekreti i "Sekreti i varrit të vetmuar"
Së shpejti do të lexoni një varg shkrimesh me titull "Si tu duk Shqipëria?"
Ky shkrim mund të publikohet duke mos u cënuar dhe duke përmendur autorin dhe burimin(TribunaShqiptare.com)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi