Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Mokenët - Pellazgët" testamenti që emancipon shkencën historike

Shko poshtë

"Mokenët - Pellazgët" testamenti që emancipon shkencën historike Empty "Mokenët - Pellazgët" testamenti që emancipon shkencën historike

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 12, 2010 4:18 pm

"Mokenët - Pellazgët" testamenti që emancipon shkencën historike

Një nga figurat më të medha si strateg dhe burrë shteti, të Francës por edhe të historisë europiane, Napoleon Bonaparti ka thënë "E vërteta historike sigurisht nuk do të jetë ajo që ka ndodhur në vend, por vetëm ajo që do të tregohet".
"Mokenët - Pellazgët" testamenti që emancipon shkencën historike 67088_10150297343790354_135633570353_15314583_5541542_n

Në foto Dardanët



Simbas përcaktimit të Ëikipedias (Enciklopedisë elektronike) Historia, përbën shkencën që merret me atë që është e shkruar dhe historiani duhet të punojë me arkivat.

Në rast se historia e shkruar ndër kohë, nuk është ajo që ka ndodhur në të vërtetë, a mund ta quajme atë "shkencë" dhe mund t'i atribojmë asaj rolin e "mësuesit" për të tashmen dhe të ardhmen ? Sa qëndron ky pohim i Napoleon Bonapartit dhe a mund të zbulojme "të vërtetën historike" për periudha shumë të largëta nga koha që po jetojmë?

Njeriu (shkruesi), që është dëshimtar i një ngjarjeje, do ta pasqyrojë atë, në varesi të njohurive që ka për të, të bindjeve politike, të "diktatit" për ta pasquruar në atë menyrë apo nevojave të çastit, të formimit të tij kulturor dhe shume arësyjeve të tjera. Ky është një fakt që sot pranohet nga të gjithë. Ja përse strategu francez kishte të drejtë për shkruesit dhe komentuesit e ngjarjeve, veprat e të cilëve sot mbushin Arkivat.

Një shembull i diteve tona të shkrimit "të ndikuar" të Historisë, është pasqyrimi i luftës së popullit shqiptar kundër okupatorit italian gjatë viteve 1939-41. Nga historija jonë është emërtuar si një luftë e pergjakshme antifashiste (fakt i dëshmuar katërcipërisht), ndërkohë nga ana e historianeve grekë është emërtuar si një bashkëpunim me fashizmin italian.
Për rrjedhoje sot kemi "peshqesh" Ligjin e Luftës. Por, ne Ëikipedia tek kapitulli mbi Historië lexojme kete perkufizim: "Historia e vërtetë nuk i përket asnjë kohe dhe asnjë vendi" që përcakton saktë se "ajo mund të rishikohet në çdo kohë dhe nga studiues të çdo vendi".
Pra nevojën e përhershme të historianëve për të shfrytëzuar jo "vetëm arkivat" (metod tashmë e vjetëruar) por edhe shumë shkenca dhe metoda të tjera që "të ndajnë shapin nga sheqeri" në pasqyrimin e ngjarjeve në dokumentet e shkruara, dhe domosdoshmërine e debatit për të garantuar asnjanësinë dhe vërtetesinë e studimeve të tyre. Pikërisht këtë detyrë ka marrë përsipër historiani Arif Mati në veprën e dytë madhore "Mikenët = Pellazgët" që ka dalë në tregun e botimeve shqiptare.
"Mokenët - Pellazgët" testamenti që emancipon shkencën historike 68768_10150297343600354_135633570353_15314580_1032999_n



E gjithë vepra ndërtohet pikërisht mbi bazën e debatit me atë që na ka ardhur e shkruar mbi lashtësine ballkanike dhe më gjërë, ku vënd qëndror zë gjuha dhe populli shqiptar që jeton brënda dhe jashtë kufijve shtetëror.

Problemet e debatit të trajtuara në liber, për historinë e lashtë të rajonit ballkano-egjeas, janë të shumta. Në mënyrë figurative mund t'i krahasojmë me efektin domino d.m.th. Për shkak të një përcaktimi të hamëndsuar të kohës së zhvillimit të Luftës së Trojës, (Herodotit e vendos më 1250 p.k. dhe Eratoteni më1193-1083p.k.) "ka patur një vijëmesi gabimesh, çoroditjesh dhe pistash të gabuara . Sepse e gjithë bota është bazuar në ekzistencën reale të kësaj lufte?
Kësisoj historia e Greqisë, në mënyrë artificiale, është ngjitur sa më lart që ka qenë e mundur" (f.553A.M.)

Si dokument i parë historik njihet pikerisht shkrimi i poemave të Homerit "Zëmrimi i Akilit" i mbiquajtur në shk.VIII p.k."Iliada" dhe më vonë, "Udhëtimi i Uliksit" apo "Odisea". Logografet, poetët epike, rapsodet, për të kënaqur dëgjuesit e tyre bashkohor në vendin që më vonë u quajt Greqi, risajuan legjendat e lashtësisë duke futur perëndi dhe ngjarje, kështu "do të shpikin të kaluaren e tyre lokale. Pak nga pak, historija e lashtë filloj pak a shumë të shtrëmbërohej nën ndikimin e paragjykimeve politike" (f.554 A.M.)

Vetë thënia e Tuqididit (historiani i shk.V p.k..) "kush nuk interesohet për politikën nuk konsiderohet si një njeri paqësor, por një qenje e padobishme?" dëshmon ndikimin e politikës mbi te, në trajtimin e ngjarjeve historike. (f.10 Albumi "Monumentet e mëdha. Greqija" 1974 A. D'Agostino, G.Seferis)

Dukurija "e riformimit" të lashtësisë për qëllime politike, u pasqyrua edhe në ndërfutjen e figurave të perëndive të mëvonshme tek skulpturat e perëndive të lashta, në objektet e kultit dhe ndërtimet e shk;VIII p.k. e më vonë (Greqi dhe kolonitë e saj).

Në studimin e tij, historiani Arif Mati zbulon fakte të pohuara nga autorët antikë, por të papërmëndura nga historiografija e sotme, si p.sh. se Homeri nuk i përmend dhe as i njeh Helenët, Jonianët dhe Dorianët (të konsideruar paraardhësit e grekëve) . Për rrjedhojë lufta e përshkruar prej tij nuk mund të qe luftë greko-trojane, por lufte midis fiseve "të një gjinie" pellazge, me të njejtën gjuhë dhe zakone.

Hekate i Miletit, Herodoti, Helanikos i Mitilenit apo Tuqiditi kanë pohuar se banorët e parë të asaj që më vonë u quajt Greqi, përpara mbritjes së grekeve, ishin Pellazgët. Pra nuk bëhet fjalë për popullsi helene apo greke autoktone por - të ardhur. E gjithe Greqija quhej Pellazgji.
"Mokenët - Pellazgët" testamenti që emancipon shkencën historike 71880_10150297343150354_135633570353_15314572_2329020_n



Në libër shtrohet pyetja se: Nga erdhen ata që më vonë u emërtuan helenë (grek-nga romaket)?

Sipas Herodotit dhe autoreve të tjerë antik, por edhe sipas "një teksti biblik (I Makabe 12/19-23), prijësit dorianë ishin me zanafillë egjiptiane. Ata janë zanafilla e Helenëve të vërtetë" (f.557 A.M.) Në Bibël është saktësuar përkatesija e mbretërve dorianë (Spartanë) ndaj etnise së Hebrejve (f.570 po aty) Vetë prijësit Dorianë ,shprehehin për veten e tyre, se ishin me zanafillë semito-egjyptjane.

Këta prijës të huaj, ishin një pakicë që sunduan shumicën e popullsisë pellazge vëndese. Mbreti Agis IV (nga sunduesit e parë të huaj të Spartës) pohonte se në Spartë kishte tre Perekë (popull i trungut ilir) për një Spartan !

Në liber dëshmohet se, kolonite e para në Ballkan dhe pellgun e Mesdheut, qenë ato fenikase, një popull i shquar në lashtësi për detari dhe tregëti.

Për hir të mbulimit të këtyre fakteve historike, "u varrosën" pararendësit e qytetrimit europian, Pellazgët, popullsia më e madhe në numër mbas indjanëve, sipas Herodotit.

Në këtë vepër që meriton të quhet "Enciklopedija e popullsive të lashta Ballkano-Egjease e me gjerë", krahas popullsisë së mirfillët pellazge si Thrako-Ilirët, Frigjanet, Etruskët, Filistinët, etj., autori trajton edhe popuj të të njejtit trung si Iberët, Hititet, Keltët, Galët, Gjermanët .

Nuk kanë mbetur jashtë objektit të studimit edhe popuj jo pellazgë, por historija e të cilëve u lidh ngusht me ta nëpërmjet pushtimeve, lidhjve apo ndikimeve të ndryshme si p.sh. Fenikasit etj.

Në dallim nga vepra e parë e historianit Arif Matit "Shqipërija, Odisea e një populli parahelen", në veprën e dytë, në qendër të studimit është historija e popujve të të gjithë hapësirës Egjeo-Ballkanase. Megjithatë, popullsia shqiptare dhe gjuha e saj, përbëjnë boshtin e referimit në shtjellimin e shumë " sekreteve " të lashtësise. Arsyeja është, se shqiptarët janë pasardhësit direkt dhe trashëgimtarë të gjuhës së Pellazgëve, banorëve të parë të këtyre trevave, që historiografija e sotme njëzëri i ka quajtur "të zhdukur".

Shqiptarët, që përdorin gjuhën shqipe, në thelb të pandryshuar të stërgjyshërve të tyre, jetojnë që prej kohërave "që s'mbahen mend" në trevat e të pareve .

Gjuha shqipe, kjo pasuri botërore, "arrin të shpjegojë një numër të madh fjalësh etruske, greke, latine, baske, armene, kelte, rumune etj." (f.559 A.M.)
"Mokenët - Pellazgët" testamenti që emancipon shkencën historike 36184_10150297343440354_135633570353_15314577_7813947_a



Po falë gjuhës shqipe shpjegohen emrat e mitollogjisë, emërtimet gjeografike të lashtësise dhe në ditët tona etj.

Mosnjohja dhe mos studimi i historisë dhe gjuhës së shqiptarëve, është arsyeja kryesore e problemeve të pazgjidhura dhe ngecjeve të shkencës së historisë së lashtë dhe gjuhësisë europiane dhe asaj botërore.

"E gjithe Europa, për dy qytetrimet e saj më të shquara, i detyrohet popujve të trungut pellazg: qytetrimi grek nëpërmjet Pellazgëve dhe qytetrimi romak nëpërmjet Etruskëve, një popull tjetër që ka dalë nga i njëjti trung etnik.
Historini çifut (Flavius Jozefi, bashkëkohës i epokës së Jezus Krishtit),në librin e tij "Kunder Apionit" duke folur për kulturën helene, thoshte: gjithshka te grekët është e vonë dhe mbi te gjitha shkrimi ." (f.562, f.575 A.M.)
Trevat shqiptare ku banonin thrako-ilirët që historiografija e sotme i quan popullsi të prapambetura në krahasim me "qytetrimin greko-romak", me anën e mbetjeve arkeologjike, paleolitike, neolitike, parahistorike dhe antike, zbulojnë një nivel të lartë zhvillimi të krahasuesheme me atë të epokës së mbiquajtur mikene. Dëshmi të shumta të këtij zhvillimi i gjejmë të pasqyruara në librin "Mikenët = Pellazgët".

Historiani i lashtësisë, Herodoti (shk.e V p.k.) shkruante: "Helenët mësuan nga pellazgët artin e punimit të bronxit, ndërtimin e qyteteve dhe fortifikimit " (f.340 DH P)

Krahas sjelljes së fakteve të panjohura mbi historinë e lashtë ballkanike dhe popullsive pellazgo-thrako-ilire dhe rolit të tyre dhe të shumë popullsive të tjera të lashtësisë, libri i historianit Arif Mati ka vlerë edhe për gjuhën e kuptueshme për lexuesin, me të cilën është shkruar. Me gjithë trajtimin e një materiali të madh historik, shpesh në disa variante (legjenda dhe autorë të ndryshëm për të njejtin problem), thjeshtesija bindëse e shprehjes, përsëritjet e pohimeve të provuara më parë, qendrimi jo kurrizulur përpara " shkencës botërore", të udhëheqin për të kuptuar " të vertetën historike".

Duke treguar mangësite kronollogjike (vijushmërisë kohre) në historinë parahelene (janë fshirë shekuj të tërë), si dhe rrugën e gabuar të ndjekur nga ana e historianëve në pasqyrimin e ngjarjeve (nuk është parë lidhja midis popujve dhe nuk është marr parasysh gjuha shqipe-gjuha e vetme pellazge në ditët tona), autori na pais, me një "metodë vlerësimi" për çdo libër tjetër historik të lashtësisë të autorëve të ndryshëm.

Prologu, Parathënia, Epilogu dhe Përfundime-t ndihmojnë në nënvizimin e problemeve të shtruara nga autori dhe përfundimeve të aritura, duke lehtësuar për lexuesin "përtypjen" e një studimi mbi periudha të gjata kohore e me mangësi të mëdha të të dhënave. Librin e shoqëron edhe një sqarues të fjalëve "të lashtësisë" si dhe lista e autorëve të shfrytëzuar, që e bëjne këtë vepër, një studim me vlera të mirfillta shkencore.

Një nga mësimet e rëndësishme, që lexuesi përfiton nga libri " Mikenët = Pellazgët " është qëndrimi që duhet të kemi në jetë: si njerëz dhe si profesionist

Koha e gjatë e kaluar në izolim, në periudhen "enveriane", ka mbjelle ndjenjën e inferioritetit dhe pranimit të çdo pohimi të "shkencës historike perëndimore".

A duhet të pranojmë symbyllur çdo pohim të "studiuesve të huaj" qofshin edhe nga shtete të mëdha apo autorëve të lashtësisë, pa debatuar dhe pa dhënë edhe ne argumentet tona? A nuk është vetë shkenca historike botërore që ka pohuar mbi manipulimet dhe qëndrimet e ndikuara të historianëve ? Dihet se që në shekullin 17, ka lindur "Kritika Historike".

Historikisht një nga vleresimet kryesore për shqiptarët, të bëra nga të huajt, ka qenë qëndrimi i tyre i pavarur, besimi dhe kembengulja për të mbrojtur "të vërtetën e tyre ".

Rilindasit, pavarsisht se trevat shqiptare ishin prej pesëqind vjetësh të pushtuara nga okupatorët osman, pavarsisht mjerimit, analfabetizmit dhe prapambetjes që sundonte në vënd, pavarësisht se ishim vëndi më i panjohur në Europe dhe në Botë, në shkrimet, studimet dhe fjalët e tyre, kanë pohuar bindshëm për origjinën pellazge dhe vlerën e gjuhës "më të lashtë" shqipe të popullit tonë.

Ata ishin krenarë për historinë e lavdishme të të parëve dhe të ndërgjegjshëm për rolin e rëndësishëm që kishte luajtur populli shqiptar në historinë dhe kulturën ballkanike, atë europiane e më gjërë. Megjithëse të rinjtë e sotëm e njohin periudhen "socialiste"vetëm nga tregimet, atyre vazhdohet t'iu ngulitet në ndërgjegje dhe karakter, qëndrimi "inferior" ndaj gjithshkaje që na vjen nga "të huajt"e sidomos kur janë përfshire edhe interesat politike të tyre.

Në tekstet tona historike Zeusi dodonas dhe pellazg, Athinaja, Artemisi dhe shumë perëndi pellazge, jepen si greke "të cilëve Ilirët ju veshën atribute vëndese", se "gjuha shqipe nuk ka lidhje me asnjë gjuhë tjetër" dhe ku nuk guxohet as të përmëndet origjina e saj pellazge dhe roli i saj në shkencën e gjuhësisë.

Në librat e historisë të shkollave tona nuk do të gjejmë jo vetëm "të vertetat historike" mbi ngjarjet, të pohuara nga studiues shqiptarë e të huaj, po as ato që kanë pohuar edhe historianët e lashtë, se Ballkani popullohej nga popullsi autoktone pellazge të përbëra nga fise të shumta dhe se grekët, që mbërritën shumë më vonë , përftuan nga kjo popullsi në fe, kulturë, gjuhë, ndertim etj. dhe formuan atë që sot quhet Greqi.

Kush është shkaku i kësaj dukurie të pazakontë për çdo shtet europian ?
Nuk është vështirë të vërehet, se shkaku i vetëm që në tekstet tona historike mohoen "të vërtetat historike", është diktati politik, që në periudhën demokratike më shumë se kurrë, ushtron trysninë e tij mbi formimin e brezit të ri. Ky diktat, ndihet jo vetëm në tekstet e historisë së shkollave, por edhe në ato të Institucioneve studimore historike, arkeologjike dhe gjuhësore dhe Akademisë sonë. Në materialin që i kushtohet Historisë, si nje shkencë studimore, në Enciklopedinë Ëikipedia gjejmë një përcaktim të tillë:

" Përfundimet e studimeve historiografike janë në zanafille të ndryshimeve metodike".

Le të shpresojmë se libri "Mikenët = Pellazgët" i historianit Arif Mati, në vazhdën e botimeve të mëparshme të tij dhe autorëve të tjerë shqiptarë si: Dh. Pilika, N. Vlora-Falaski, Xh. Katapano, Z. Majani, N. Stillo, A. Kola, E. Kocaqi, P.Zhei, S.Rizaj etj dhe të shumë studiuesve të huaj, do të ndikojnë në ndryshimin e metodologjisë së studimeve historike dhe gjuhesore të "shkencës zyrtare" shqiptare dhe të shkëputjes nga "inferioriteti" dhe "nënshtrimi" ndaj "asaj të pranuar nga të gjithë" dhe diktatit të interesave politike të ditës.
"Mokenët - Pellazgët" testamenti që emancipon shkencën historike 69042_10150297343770354_135633570353_15314582_2065945_a



A.M. - Arif Mati " Mikenet = Pellazget" Dh.P.- Dhimiter Pilika "Pellazget, Origjina e jone e mohuar"
Fatbardha Demi, G. Ndryshe
https://www.facebook.com/#!/note.php?note_id=439786261299&id=135633570353
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi