Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:HAPE DEREN

Shko poshtë

Viktoria Xhako:HAPE DEREN Empty Viktoria Xhako:HAPE DEREN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 13, 2010 11:30 pm

Viktoria Xhako:HAPE DEREN 33453_159290127431841_100000525636701_456897_6175865_n
Viktoria Xhako:HAPE DEREN

- Hape derën, - i thashë kohës,
Do të vijnë shoqet e mia,
Me trupin fidan të drejtë,
Në flokë nuk u shkëlqejne thinja.

- Hape derën, - i thashë kohës,
Po vijnë shoqet e mia,
Janë të lodhura nga rrug` e gjatë,
Vijnë nga të largëta linja.

- Hape derën, - i thashë kohës,
Se erdhën shoqet e mia,
Me trupin jo fidan të drejtë,
Në flokë u shkëlqekan thinja.

Ngarkuar janë ato me çanta,
Mbushur me ëndrrat e jetës plot.
Dikush të rëndë e ka peshën,
Me ëndrrat që s`realizoi dot.

- Hape derën, - i thashë kohës,
Shikoji shoqet e mia,
Kaq të bukura janë ato,
Në sy u shkëlqen lumturia.

Dy pika lot rrjedhin prej syve te mi!
Me dashurine dhe mallin tim!

Përshëndes të gjitha shoqet dhe bashkëmoshataret e mia të maturës “C” të vitit 1968, të shkollës “Gjergj Kastrioti” DURRES!
Motra ime e mrekullueshme, Shqipe, me dashurine e saj, me fisnikerine e saj hyri ne zemren dhe ne mendjen time dhe vendosi poshte poezise ato fjale qe une i mendova, po nuk i shkruajta. Po i shkruaj tani: gjithashtu me kete poezi pershendes te gjitha motrat dhe mikeshat e mia, pershendes te gjitha bashkemoshataret, me te vjetrat dhe me te rejat, brenda Shqiperise dhe kudo ne bote, pershendes te gjitha ato qe e gjejne veten ne keto vargje dhe qe deshirojne ta gjejne veten aty.
Te falenderoj nga zemra, motra ime Shqipe, qe bashkepunove me mua per poezine. Mendimi yt ka vleren e arit! Po nuk eshte hera e pare qe ne te dyja bashkepunojme!

E marte, 9 mars 2010 ora 19:00

Viktoria Xhako
(Zhorzh Sand)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi