Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dërmaku: E keqja edhe nëse falet, ajo nuk harrohet

Shko poshtë

Ramiz Dërmaku: E keqja edhe nëse falet, ajo nuk harrohet Empty Ramiz Dërmaku: E keqja edhe nëse falet, ajo nuk harrohet

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 14, 2010 1:06 am

Ramiz Dërmaku: E keqja edhe nëse falet, ajo nuk harrohet U1_RamizDermaku
E keqja edhe nëse falet, ajo nuk harrohet
Nga Ramiz Dërmaku
Sa më tepër që po ofrohet koha e zgjedhjeve në skenën politike kosovare në mediat e shkruara si dhe ato elektronike po na paraqiten emra të rinjë të "aktivistëve" të cilët janë të gatshëm ti ndihmojnë ndertimit, forcimit, internacionalizimit dhe demokratizimit dhe ndertimit të shtetit tonë - Kosovës dhe çështjes kombëtare. Si në çdo parti kosovare pra edhe në LDK-ës, po na paraqiten emra të ish. "aktivistëve" të LDK-ës , të cilët deri dje, orvateshin me të gjitha forcat e tyre intelektuale, morale dhe materiale ti pengonin proceset demokratike dhe suksesset e LDK-ës, në krye të të cilës ishte GJENIU i kombit Dr.IBrahim RUGOVA. Sot shtrohet pyetja ? Si nuk u vie turpë këtyre "aktivistëve" të paraqiten para popullit kosovar para simpatizantëve e sidomos para aktivistëve të LDK-ës. Po të ndalemi dhe ti hedhim një vështrim punës që bënë ata në LDK-ës-para dhe pasë lufte, shihet qartë se ata jo që u larguan nga LDK-ës, por bënë përpjekje maksimale për ti penguar aktivitetet e LDK-ës. Po ata që dikur.., orvaateshin ti pengonin aktivitetet e LDK-ës, sot pa fije turpi në mediat e shkruara si dhe ato elektronike deklarojnë se janë themeluesit e LDK-ës, e shkojnë aq largë.., sa shpesh po thonë se ishin bashkëpuntorët më të ngushtë të kryetarit të LDK-së, e më vonë kryetar i Kosovës, Dr. Ibrahim RUGOVA. Ata dikur për shkakë të karierizmit, familjarizmit, korupcionit, si dhe shumë dukurive tjera negative, jo që u larguan nga LDK-ës, por formuan parti të reja gjëja të pa kënaqur me politikën që udhëheqte gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova.
Në momentet më të vështira kur gjindej Kosova dhe LDK-ës këta, „bashkëpuntorë“ bredhnin metropoleve të Europës me t`hollat e mërgimtarëve tanë dedikuar Kosovës. Bile është e vërtetë se në momentet më të vështira që kalonte Kosova dhe LDK-ës, në kohën kur kërkohej një informim më i mirë për opinjonin ndërkombëtarë me dhunën, presionin, burgosjet, rrahjet ku nuk mungonin asë vrasjet e shqiptarëve.., ish. kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, jo që zhvillonte një fushatë të madhe kundra LDK-ës, por nuk i dërgonte mjetet materiale për kryerjen e obligimeve financiare që kishte ndaj Kosovës. Kur kryetari i LDK-ës e më vonë kryetar i shtetit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, merrte ndonjë aksion, po këta „bashkëpunëtorë“ jo që nuk e ndihmonin aksionet por orvateshin ti pengonin ato. Kur Kosovës regjimi kriminel serbo sllavë ia mbylli të gjitha rrugët kur nuk mungonte as dhuna e asë rrahjet, burgosjet dhe vrasjet, po këta „bashkëpunëtorë“për poste e karrikë rraheshin ne mesin e Tiranës.
Po këta „bashkëpunëtorë“, dikur në diaspor akuzonin politikën e LDK-ës dhe urtësin e menqurinë e Dr. Ibrahim Rugovës, shkonin aq largë.., sa shpesh e quanin edhe trathtarë. Po këta sot pasë vdekjes së Tij, pa fije turpi thirren se ishin gjëja bashkëpunëtorë të Dr.Ibrahim Rugovës. Sot ata janë këthyer në Kosovën e lirë, me miliona e miliona Euro. Formuan parti, por u zhgënjyen, sepse pas tyre nuk shkonte populli. Të etur për pushtet sot ata shkojnë tek varri i Dr. Ibrahim Rugovës, dhe deklarojnë se ne ishim e jemi edhe sot përkrahësit më të mëdhenj të Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-ës. Po ata sot kanë zënë vende në ministri dhe po ata që dikur luftonin me të gjitha forcat ta pengonin LDK-es, dhe vizionin e Dr. Ibrahim Rugovës, sot kërkojnë po nga ajo parti të marrin edhe postin e kryetarit të shtetit. Shtrohet pyetja? Si këta intelektual, harruan se çka punuan dhe si vepruan ndaj LDK-es, proceseve demokratike dhe çështjes kombëtare? ! Por populli e di, se kush ishin bashkëpunëtorë të Politikës së Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-ës. Një fjalë popullit thotë: E keçja edhe nëse falet.., ajo nuk harrohet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi