Gjykata e Apelit të Shkodrës shpalli të pafajshëm ish-famullitarin e Velipojës Don Marjan Ukaj
Faqja 1 e 1
Gjykata e Apelit të Shkodrës shpalli të pafajshëm ish-famullitarin e Velipojës Don Marjan Ukaj
Gjykata e Apelit të Shkodrës shpalli të pafajshëm ish-famullitarin e Velipojës Don Marjan Ukaj
Gjykata e Apelit në Shkodër, e shpalli të pafajshëm Don Marjan Ukaj-n, ish-famullitarin e Velipojës, duke e liruar atë nga të gjitha akuzat e pabaza dhe shpifjet denigruese, të cilat ishin bërë një kohe të gjatë në drejtim të tij nga Arqipeshkëvi i Shkodrës Mons. Angello Massafra. Ky akt i vendosjes së drejtësisë në vend, është një moment i rëndësishëm reflektimi, edhe pse me vonesë, për të kuptuar faktin e pakontestueshëm, se drejtësia, megjithatë, triumfon kundruall shpifjeve dhe manipulimeve të ndryshme që i janë mvesh pa asnjë bazë atij dhe veprimtarisë së tij shumëdimensionale në Shqipëri.
Fushata kundër don Marjanit ishte bërë vetëm me qëllim të diskreditohej puna dhe veprimtaria e tij e bujshme 15 vjeçare në shërbim të Zotit dhe Kombit në Shqipëri, pikërisht në kohën, kur ajo më së shumti kishte nevojë për mëkëmbje shpirtërore dhe edukative, për infrastrukturë dhe fe, për të cilat segmente Don Marjani ka punuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe me suksese evidente në çdo pore, madje, të vlerësuara lart nga vendor e ndërkombëtar. Shpallja e pafajshme e Don Marjanit dëshmon, gjithashtu se drejtësia shqiptare, megjithatë është në rrugë të mbarë dhe para se gjithash vendos në favor të së drejtës, duke mbrojt meshtarin, drejtësinë dhe të vërtetën, përpara shpifjeve dhe mashtrimeve të çfarëdo natyre qofshin dhe nga kushdo që vinë.
Ky rast, është një tregues shumë shpresëdhënës se shteti tanimë po mbron meshtarin dhe po e vë drejtësinë para individit kushdo qoftë ai. Në këtë moment, kur drejtësia ka thënë përfundimisht fjalën e vet lidhur me çështjen e përfolur në media të priftit të Velipojës, Don Marjan Ukaj-t, një falënderim duhet të ju shkoj gjithë atyre që mbështeten punën dhe aktivitetin e pashembullt të tij në Shqipëri, i cili, me të drejtë është thënë se ishte dhe mbeti modeli më i veçantë, tipik i Bariut të mirë, që e transformoi gjithë Velipojën, me punën e tij gjigante dhe të admiruar nga çdo kush që e ka parë dhe përjetuar atë. Njëherësh, duke qenë shembulli i denjë për t‘u ndjek se si duhet Bariu të jetë në shërbim të Atdheut e Fesë, kundruall trysnive të shumta.Prandaj, me këtë rast e përgëzoj popullin e Velipojës që ishte i lidhur aq shpirtërisht me Don Marjanin dhe nuk kurseu asgjë për ta kundërshtuar deri edhe me grevë urie gjestin antifetar dhe antishqiptar të Arqipeshkëvit Massafra, për ta mbrojtur dinjitetin e tij nga qëllimet e tija të ulëta. Largimi i tij nga Shqipëria, i bërë me qëllime nacionaliste për epilog të vet e pati padinë penale, akt ky i paprecedent për Kishën Katolike në trojet shqiptare. Me vendimin e Gjyqit të Apelit Shkodër don Marjani hynë në histori si meshtari i parë pas 120 sosh që mori pafajsinë nga gjyqi penal i shtetit shqiptar. Kur ta kemi parasysh ngritjen e kësaj aktpadie nga një Prelat i lartë i Kishës, të shpresojmë se edhe gjykata e lartë e Kishës, e cila tash një vit po e trajton problemin në fjalë, se shpejti do ta japin një vendim të tillë dhe ta kthejnë Don Marjanin prapë në mes të grigjës së vet të shumë të dashur.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi