Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:S h k u n d j a e n ë n t o r ë v e

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:S h k u n d j a   e   n ë n t o r ë v e Empty Sabit Rrustemi:S h k u n d j a e n ë n t o r ë v e

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 14, 2010 7:51 pm

Sabit Rrustemi:S h k u n d j a   e   n ë n t o r ë v e 5045_1058681598280_1563102666_30137244_6248616_n
Sabit Rrustemi:S h k u n d j a e n ë n t o r ë v e

(rrëfimi i parë)

l.
Ju mirë më njihni

Nëntori i parë i shqiptarisë jam
Në vetë juve lëshova farë
Në vetë juve mbina
Bëra shtat e u rrita
Për t’ju parë në sy si diellin
Në mesjetë të vitit 1443

Ishte po kjo ditë
Ishte po kjo datë
Kur hodha poshtë flamurin e barbarisë
Dhe ngrita lartë shqiponjën e lirisë

2.
Lirinë –
Këtu e gjeta midis jush
Unë biri i juaj me emrin Gjergj
- këtë emër që ju ma vutë
e m’ pagëzuat në emër të atit
si bir i shenjtë

3.
Edhe pse m’u vunë
Të tjerë emra nuk pranoj
Jashtë lëkurës m’i mbështillnin
Emrat lecka s’ më hutonin

Një ditë i hoqa qafësh me zemërim
Se m’u përftuan udhët e at-dheut
Plagët që kullonin zi
Nën thundra kujash aziatë
Ngase vajin e parë si foshnjë
E pata bërë këtu
Dhe kërthizën ma patën prerë këtu
Dhe hapat e parë në tokën mëmëm
I pata bërë po këtu



4.
Naisi ish pikënisja
Naisi ish hisja e vend-lindjes sime
Që s’e ka fundin në Krujë

Kruja është mesi
Dhe qëllimisht u ndala aty
Për t’i shtrirë krahët
Për t’i prekë dy cepet e Ilirisë
- Jugun që njelmoset në det
Veriun që ngrin në alpe
Pa e harruar Bardharin
Pa e lënë pas shpine Dyrrahun

5.
Dhe ish po kjo ditë
Dhe ish po kjo datë
Kur dritësonin gurët e kalasë
Sinjale shkepnin dynjasë:
“biri ynë i shenjtë
Shën Gjergji ynë
Iu bë roje Shqipërisë
Duke i a thyer dhëmbët aziatisë
Me gurë e shpatë
Me shpatë e gurë
Me besën lidhur për flamur
Që dëfton udhët e lirisë
Me nëntorin e parë të shqiptarisë”

Nëpër pesë shekuj udhë
Udhëve të zëna me luftë
Luftërave që rrëmbenin njerëz
Njerëz që s’kursyen gjak
Ai gjak s’u derdh pak
E s’humbi si ujët nën urë
Po i rimblodh e u shkri n’këtë flamur


(Rrëfimi I dytë)

6.
Duhej një ditë që të vija dhe unë
Nëntori i dytë i shqiptarisë
I rilindur në një shtëpi të thjeshtë të Prizrenit
në një fund pranvere

tri vite rresht më ndoq mortja luftë
për t’më gëlltitur

rilindja ime kish emrin kryengritje
për vdekje godiste atë luftë
dhe lirinë grishte kah unë

7.
E dita kur erdha
S’mund të ishte tjetër ditë
As tjetër datë
Se s’do kish uratë

8.
Shekulli ish i ri
Paralajmëronte epokë të re
Nën qiellin e ngrysur
Nën qiellin përplot re
Në nëntorin editës së 28-të
Të vitit 1912-të
9,
Përsëri nuk isha i tëri
Se hasmi prita më bëri
Ai hasëm që më ndiqte këmba këmbës
She i ngryste jetën nënës

10.
Isha – jo lis
Po trup
Se më ishte prerë Kosova
E më ishte gëlltitur Çamëria

Krejt ajo që mund të bëja
Që e përthekova
Ish gjysma e vets sime
Që nuk u ran ë dorë

11.
Ktheva në Vlorë

Për të dytën herë dola sheshit
E i thashë botës
Jam këtu
Unë shtëpia e parë e Ballkanit
Që s’duroj strofuj kaukazi
As hile junani
E ju mbani mbledhje
Konferenca
E nxirrni vegëza
Se qebesa
Ju zë ngatërresa
Me kopilin te dera

12.
Tash kisha një emër orienti
Po në ballë kuvendi
Përsëri ish Gjergji
Ai i pari përballë flamurit
Me lirinë midis nesh

13.
Sall Vlora s’do ish Vlorë
Dita e njëzetetetë
s’do bëhej njëzetetenëntë
pa ardhjen e Isës

ora shqiptare zu të rrahë më shlirë
Shqipërisë iu kthye përsëri ai nur
Kur Isa vuri buzët në flamur

Ia pashë në lotët e ngrirë
Kosovën martire
Kosovën e varur nëpër degë lisashe huj gardhiqesh
Kosovën që s’ shkilte mbi flamur
Kosovën e bërë mur
Kosovën fli
Për një Shqipëri

14.
Rrodhi e ç’nuk rrodhi n’këtë Ballkan pastaj
Nëpër udhët nyje
E trupat myje
Sa demoni e satrapi
Punët i bënë lesh arapi

15.
Po unë mbeta në këtë faqe t’dheut
Duke ruajtur imazhin e hershëm
Si n’luftën e parë
E n’vitet njëzetë
E n’vitet tridhjetë
Ashtu e përgjysmuar
Gjysmëfytyrë
Nëpër katrahura e mënxyra
Isha trup e jo lis
E mbaja plis
Edhe n’luftën e dytë
Me gisht në tytë
Mërthyer sytë
Sall atje ku ish i ligu
U shfaq rreziku
Prej pas shpinës


(Rrëfimi i tretë)

16.
Tashti u shkundëm
Prej gëzhojës dolëm
A Çamëria
A Kosova

Tej rrethojës me gjemba
Të qeta s’i lë brenga
Thotë një zë
Futi brenda
Në një ditë si kjo ditë
Që do t’vijë hiç pa pritë

17.
Në prag të një tjetër shekulli
Na përpushi
Thjeshtë
Atdheu
Që thërret
Mal me mal e det më det

Shprushë në Krujë
E shprushë në Vlorë
Kah Kosova shtrinë një dorë
Tjetrën dorë për Çamëri
T’i bëj bashkë në një Nëntor të ri


( të shkruara dhe të përpunuara mes viteve 1978 – 1991)“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi