Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:MONOLOGU I NJERIUT TË LETRAVE

Shko poshtë

Vullnet Mato:MONOLOGU I NJERIUT TË LETRAVE Empty Vullnet Mato:MONOLOGU I NJERIUT TË LETRAVE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 15, 2010 9:45 pm

Vullnet Mato:MONOLOGU I NJERIUT TË LETRAVE 68906_1380550884985_1568334934_30760708_6477543_n




Vullnet Mato:MONOLOGU I NJERIUT TË LETRAVE 69864_1377547529903_1568334934_30756707_4013425_n
Vullnet Mato
MONOLOGU I NJERIUT TË LETRAVE
Me letra sikur të mbuloj edhe detin,
nuk pres të më shtohet dikur pasuria,
por jam pronar i ligjshëm i talentit,
që më ka dhuruar bujarisht perëndia.

Frymëzimi më rrëmben të gjitha ditët,
dhe më mban nga dielli disi të larguar,
por kam një diell tjetër më të ndritshëm,
pasionin e përhershëm për të shkruar.

Nga këndi i heshtur ku kam tryezën,
vërtit një galaktikë të tërë fantastike,
por kam edhe dy ufo të largët vëllezër,
që më ndihmojnë me energji kozmike.

Duket sikur po hedh verbërisht hapa
nëpër shtigjet e errët të imagjinatës,
por kësisoj jam duke montuar llamba,
për të ndriçuar edhe sytë e zinj të natës.

Shpesh mbetem i veçuar nga shoqëria,
dhe bëj monologun deklamues me veten,
por te miqtë e shumtë të letrave të mia,
kam edhe polin e akullt të eskimezëve.

Argëtimet thonë se më mban në burg
biruca e trurit, që të zbulohen krijimet,
por dollinë e shëndetit ma ngre me fund,
kushdo që pi gotat e artit te shkrimet.

Ndoshta s’kam vëmendje të përpikta,
kur shkoj ndanë rrugëve i menduar,
por jam duke folur shpesh me librat,
që më japin emër nderi të respektuar.

Logjikës së cekët të ndonjë politikani,
mund t’i dukem kritik tepër i rreptë,
por jam kurdoherë gati të fitoj debatin
me secilin nga të mandatuarit deputet.

Duke marrë nga gjumi disa orë hua,
mbase nxitoj të shkoj te fundi i jetës,
por farëzat që mbjell pena kur shkruaj
më blerojnë lastarë edhe pas vdekjes.

Vërtetë s’kam sa duhet kohë e kurajë,
për të joshur sytë e lakmuar të bukurisë,
por më shfleton te shtrati i ëmbël i saj,
edhe ajo që nesër mund të shpallet miss.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi