Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta:A vërtet kohë ndryshimesh kjo ?

Shko poshtë

Xun Çetta:A vërtet kohë ndryshimesh kjo ? Empty Xun Çetta:A vërtet kohë ndryshimesh kjo ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 17, 2010 11:21 am

A vërtet kohë ndryshimesh kjo ?



Shkruan; Xun çetta

Xun26@hotmail.com

www.info-cetta.blogspot.com

Xun Çetta:A vërtet kohë ndryshimesh kjo ? 20278_103262983027174_100000304171597_81805_7865015_n

Kohë ndryshimesh po,por mjerisht akoma jo hapësirë të ndershmëve të vërtetë,jo hapësirë atyre që kanë dhënë dhe po japin edhe për këto ndryshime të cilat mjerisht akoma po i shfrytëzojnë po ata shfrytëzues politik.
Kjo nuk do të thotë se pres që ata ta largohen vet,ngase në politikë është paksa e vështirë apo e pamundur të shpresosh në moral të pa moralshmëve politik ,por edhe nuk pajtohem nëse ata po na detyrojnë që edhe ne ti përvjelim mëngët dhe forcojmë bërrylat përball tyre. Jo,jo këtë nuk e duam ngase e di se nuk mundemi,është zanat i tyre ky dhe kjo përleshje pastaj na shtynë në ndarje hesapesh ndryshe...

Nuk po dua të jem diplomat demagog,por dua ta paralajmëroj të keqen të cilën po e thërrasin po demagogët politik. Po e bëjnë këtë ata duke barazuar gjithë çka dhe në gjitha kohërat,vetëm e vetëm për votën e qytetarëve në emër të gjoja ,,unitetit” i cili jo rrallë ka dëshmuar se si i tillë ka qenë,është dhe po mbetet jo unitet por e keqja më e madhe e vendit tonë.

Deri kur ky barazim viktimash më xhelatin,deri kur ky barazim i të ndershmëve më llumin e pa ndashmërisë së njerëzve në politikë,deri kur të mos dihet se kush cilës nga këto kategori i përket ? Më në fund deri kur ky barazim edhe kështu deklarativ e i rrejshëm ku avancohet,pasurohet dhe lulëzon lule thera mbi lulet e pranverave tona në shekuj,lulëzon llumi i shoqërisë në kurriz të ndershmit,veprimtarit,luftëtarit dhe më në fund në kurriz të çlirimit të vendit tonë ?.

Këto janë pyetje që dalin nga intervistat dhe debatet e pushtetarëve tonë në prag të zgjedhjeve si dhe në prag të krizave të planifikuar dhe improvizuar mirë ato,si fasadë për ti mbuluar krizat reale në të cilat po e fundosin vendin tonë.

Ku janë dhe nga na dolën gjithë këta djathtist të cilët vendin e zhbën për kapitalin e tyre politik,material dhe karrierë politike?. Qytetari para se të votoj do duhet ta bën dallimin në mes këtij djathtizmi çoroditës dal nga gëzhoja e komunizmit ish Jugosllav për dallim nga djathtizmi ideal i NDSH-së e cila si organizatë me gjithë shtrirjen qe pati,ajo shkriu pasurinë e vet për çështjen Kombëtare,u përgjak,u ekzekutua dhe më në fund pas kaq vitesh në liri, përsekutoret e sajë nen perde dhe me bijtë e tyre po qeverisin vendin !!! madje më nderime po varrosin njëri tjetrin.

Si demagog politik për hir te votës,ta barazosh viktimën me xhelatin për më keq edhe sot në liri viktimat dje të mbesin viktima sot,mendoj se kjo matematikë politike ka një barazim të tmerrshëm,e besoj se mësuesit tuaj politik e din mirë këtë,andaj duhet gjurmuar prapaskena dhe jo ju të dukshmit e turpit publik.

Për deri sot vazhdoj të jem i pa parti për të i dhënë vetes të drejt që të gjykoj drejt,pa anshëm dhe vetëm në të mirën e vendit. Të mira këto që shumë ngadalë,më mund e sakrifica po i arrijmë,por e keqja është se gjithherë mundi,sakrifica,përgjakja,vuajtje dhe varfërimi deri në thyerje shpirtërore,kanë qenë dhe mjerisht vazhdojnë të jenë meritë por edhe fatkeqësi e popullit tonë. Kuptohet meritë,fat dhe fatkeqësi e secilit prej nesh në pozitat e veta dhe kaçikun qe kemi,pra jo të barabartë si individ për të u barazuar realisht dhe natyrshëm si komb,kjo është filozofia reale,morale dhe pa dyshim e suksesshme e jo diplomacia prej demagogëve më të ushtruar në politik. Rëndësinë e të pavarurve nga partia më së miri keni pas rastin ta kuptoni daljen e z.Tali nga AKR dhe z. Rrustemi nga PDK-ja për ta treguar suksesin të cilin partia do e frenonte më infuzionet e marrëveshjeve në biznese të pista.

Tani dal tek pyetje : A vërtet kohë ndryshimesh kjo ?. Do thosha po,por jo më bazament moral në politikën e gjithë këtyre demagogëve politik.

Sinjalet më dridhje ethesh politike në LDK janë faktorë ndryshimesh por nuk po mund të garantoj se do jenë të dëgjueshmit e së mirës se vendit në këto ndryshime. Dalja e Isa Mustafës me kandidaturë për ballë Sejdiut dhe Bukoshit ! dihet se kush është sponsor i këtyre politikave. Dalja e Sejdiut përballë Bukoshit pa dallim sa e sa gabimeve politike që kanë përcjellur Sejdiun dhe gjithë kësaj zhurmës se fundit për shkelje flagrante kushtetuese,prapë Sejdiu do del fitimtar i lodhur por jo me parti të fortë çfarë propagandojnë ata të dy. Dalja e Isa Mustafës dhe terhjekja e Sejdiut nga kandidatura gjithë herë them me marrëveshje e jo më përplasje interesash politike dhe biznesesh,jo se mendoj por jam i sigurt se ky subjekt në këto zgjedhje nuk do të ndahet keq.

AAK sa më parë do duhej ta shqyrton pozitën mundësisht sa më reale të liderit të tyre Haradinaj dhe jo qe më frikë në bark ta heshtin dhimbjen nëse vërtet ekziston ajo. Pra AAK ka nevojë për njerëz të guximshëm të cilët pa prapaskena dhe servilizëm çfarë jo pak i kanë luajtur Ramushit apo ky i fundit i donte servilët,pra këta njerëz të jenë zëvendës të denjë të mungesës se liderit të tyre.

Në këtë subjekt do kisha shtuar dhe sugjeruar edhe shumë gjëra,por jo tani ku nuk po premton hapësira në këtë artikull.

Vetëvendosja për hir të ndryshimeve do duhej ta ketë ndihmën e gjitha subjekteve politike që z. Kurti në këto zgjedhje të lirohet nga kërcënimet për ndalesë kandidimi.

Unë jam i shqetësuar skajshmërisht pse ky subjekt i ri nuk ka mund me afruar emra të natyrës çfarë do duhej ti ketë vetëvendosja. E them këtë si brengë pa dashur ti minimizoj apo nenvlehtësojë sa e sa emra në këtë subjekt. Nëse fajtor kryesor për mos afrim të sa e sa emrave është vetë z. Kurti,jo pak emra këta që kanë dhen sinjale afrimi,po edhe personalisht z. Kurti i kam sugjeruar emra me peshë,madje duke u frikësuar se mos ndonjërin nga shokët tonë të deshpruar më kohë po e venë në dispozicion ndonjë subjekt nga partitë në pushtet. Atëherë z. Kurti ka rastin të ballafaqohet edhe më një pjekje politike e cila mund të i ketë munguar,e them këtë nëse vërtet ai nuk ka sëmurjen e sa e sa liderëve të cilët për shkak frikës së konkurrencës gjeneruan kaq keq.

Liderin politik qoftë edhe tutkun,jo rrallë e parapërgaditin shërbimet e fshehta dhe më kalimin e kohës pjekën ata pa ju bërë vonë atyre në prapaskenë. Albini të paktën nuk është një tutkun i tillë të cilit i duhen dekada për të i ardhur era politikan,ky veç është politikan i suksesshëm pa dallim fitoj apo jo,kuptohet në mungesë të diplomacisë demagogjike,aftësi kjo të cilën nuk ja dëshiroj.

Partia Socialiste e Kosovës PSK,si parti e majtë dhe sa dukët kam konstatuar drejtë se është e majtë e mirëfilltë,ka nevojë ta ketë një hulumtim të subjekteve që po afërsisht kanë programe të majta dhe gradualisht në bashkëpunim,pa lakuar emra dhe as subjekte ngase po bëhem monoton. Ato mund ta ngritin një të majtë të mirëfilltë kaq të kërkuar në Kosovë ku krizat sociale,plaçkitja e pasurive të shtetit dhe hidhja e punëtorëve në rrugë kaq pa mëshirë edhe mund ta përplasin vendin në revolta agresive të cilat nuk do mund ti kontrollon askush. Një e majtë e mirëfillte dhe me njerëz të sinqertë edhe mund ta ndihmon klasën punëtore,vendin dhe kështu ta shpëton vendin nga katastrofa të cilën po e gjeneron politika për kaq vite.

PDK-së i kam sugjeruar para ardhjes në pushtet se për të mbetur fitues moral dhe për të i rezistuar kohës mos vrapo drejt marrjes së pushtetit më çdokush me dhe pa parim,jo pushtetin tani ngase ka edhe shumë punë e procese,jo tani ngase nuk mundeni me mbajt dhe do mbeteni jashtë finales

Tentativa qe të përvetësohen meritat në gjitha proceset për më keq jo si parti por se fundit edhe si individ,garantoj se do kenë çmimin e hidhur. Në të mirë të vendit qofsha gabim nëse jam shprehur tepër konsekuent.

LDD,AKR,ADK,PSDK,FDBK,Lëvizja për bashkim dhe subjekte tjera le të më falin pse nuk premton koha të jap vlerësimet e mia mbi këto subjekte të cilat për asnjë moment nuk mund të thuhet se i injorova.



Luzern 15.10.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi