Adnan Abrashi:“VETËVENDOSJE”KURRË NUK DO TË ZHGËNJEJ!
Faqja 1 e 1

Pas shumë peripecive të dhembshme dhe shpesh tragjike, lëvizja “VETËVENDOSJE”, gjatë jetëgjatësisë së vetë 5 vjeçar në skenën e trazuar shoqërore – politike kosovare, deri më sot , reshtur ka dëshmuar konsekuencën e vet në drejtim të ruajtjes së pastërtisë së parimeve mbi të cilat ndërtohet. Para syve të armiqve, konkurrentëve politik, skeptikëve të papërmirësueshëm, por edhe dashamirëve të shumtë në këtë rast jo qëllimkeq, ajo tashti po e kalon edhe një sfidë tjetër të sprovës së vetë të madhe morale – politike. Pas formimit të mbi 16 Këshillave për zhvillimin e qendrave të L.V. nëpër qytetet e Kosovës, gati tek asnjë aderim të ri, nuk mund të gjendet ndonjëri që nga e kaluara e vet ka bagazh të dyshimtë moral-politik. Andaj, skepticizmi i dyshuesve kujdestar se, gjatë procesit të ristrukturimit organizativ të kësaj lëvizjeje e cika veç po ndodh, do të jenë të paevitueshme infiltrimet edhe të kuadro që politikisht veç janë të konsumuar, përfundimisht rranë në ujë. E, në anën tjetër, ata skeptikë tërësisht të kujdesshëm dhe qëllimmirë, me të parë këtë realitet, edhe më tepër po e sforcojnë besimin ndaj kësaj lëvizjeje.
Por, edhe pas kësaj sfide të kaluar me sukses nga VV, hamendësimi tjetër qëllimisht i kurdisur në opinion, kinse, “edhe ata posa të vijnë në pushtet shpejtë do të devijojnë nga rruga e gjertanishme e tyre, po vjen dita-ditës duke u rritur. Mendoj se edhe ky shqetësim i ngritur pa bazë është krejtësisht tendencioz dhe, mbi të gjitha, fare nuk mbështetet në njohjen nga brenda, në rend të parë, të karaktereve të vërteta të personaliteteve që e ndërtojnë bërthamën elitare të kësaj lëvizjeje.
Ende pa i njohur nga afër këta vasha dhe djelmosha të VV, që nga ditët e para e daljes së tyre në skenën politike, menjëherë dhe pa kurrfarë hezitimi personalisht i kam i përkrahur moralisht kudo. Më vonë, kur veç pata rastin që me shumicën prej tyre edhe të njoftohem drejtpërdrejt, kjo përkrahje parimore u shndërrua edhe në miqësi dhe respekt të ndërsjellët. Shpejtë u binda se, këta djelmosha dhe vasha inteligjente, sypatrembur dhe të armatosur me ideale të pastra atdhetare, përveç se ishin ashtu, si bazament i fortë në karakterin e çdonjërit prej tyre, qëndronte edukata e shëndosh familjare e ndërtuar mbi kulturën tonë tradicionale, në formë të: krenarisë dinjitoze, sinqeritetit të pastër, respektit ndaj të tjerëve, mbajtjes së fjalës së dhënë….virtyte këto njerëzore që radhë mund t’i hasësh sot si karakteristika pozitive tek ndonjë formë e organizimit kolektiv politik apo jopolitik tek ne. Edhe diçka me rrëndësi çfarë kam vërejtur tek kjo bërthamë organizative rinore: shumica prej tyre ishin bijtë dhe bijat e prindërve me një bagazh të pasur të veprimtarisë atdhetare. Me këtë eksperiencë të arritur, fuqishëm u binda se djemtë dhe vashat e lëvizjes “Vetëvendosje”, janë bijtë dhe bijat më të zgjedhur të popullit tonë. Ky organizëm nuk është vetëm institucionalisht si një lëvizje qytetare e të pakënaqurve me ralitetin e tanishëm shoqëror-politik, por ajo paraqet edhe një UNIVERSITET akademik ku kaliten dhe përgatiten mira e mira atdhetarë të rinj, timonier dhe bartës të ardhshëm të proceseve shoqërore – politike në Kosovë. Pra, ajo është një kult i edukimit masiv ku përgatitet një brez i ri i cili është i panënshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale, që refuzon të përkulet dhe nënshtrohet para sakrificave, nuk është pijatalipise dhe lajkatare, nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja, është gjeneratë që është kalitur t’i gjej shkaktarët në pasoja, të dallon realitetin nga iluzionet, të vlerësoj saktë ç’është patjetër për momentin. Tek ta nuk ka kokëfortësi, por vendosmëri. Ata janë të patjetërsueshëm, sepse në vete ngërthejnë forcën e madhe të realitetit.
Jam i sigurt se këto bindjet e mija personale të shprehura këtu për këtë lëvizje, për shumë kë, mund të janë pak sa të tepruara, megalomane dhe si qëllime tinëzare të bërjes marketing për ta. Por, edhe pse çdo lëvdatë apo kritikë publike që krijon opinion ndikuese tek masat, praktikisht, pashmangshëm është një lloj i marketingut, qëllimi im i vërtetë me këtë rast është kryekëput ç’vishja e shumicës prej nesh nga dyshimet e pabazuara se mu sikur politikanët aktual, edhe këta do të ndryshojnë posa të vijnë në pushtet?! Sinqerisht, posa të bindem për të kundërtën e këtyre qëndrimeve të mija si më lartë, ato shpejtë edhe mund t’i ndryshoj, por, sigurisht ky revidim i padëshiruar nuk do të ngjaj kurrë në mua, sepse, mu këta djelmosha dhe vajza nuk do të më lejojnë ta bëj një gjë të tillë. Sepse, edhe kur të vijnë në pushtet, ata kurrë nuk do t’i ndryshojnë këto virtyte kolektive. Sepse, gjenet janë kodifikime hyjnore dhe tradita do të vazhdoj! Kjo është edhe shkencë, pa dyshim…!
Sfida vërtet shqetësuese për Vetëvendosjen?!
Tanimë të gjithëve na është i njohur fakti se, në mes të shumë metodave të mbajtjes nën kontroll politik të Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, si më perfide është ajo e kushtëzimit të kuadrove vendor. Kjo formë e presionit më së shumti mbështetet në heshtjen e dosjeve kriminale, ose , përmes lejimit të qëllimshëm të joligjshmërisë kontestuese të ndonjë qift -interpretimi ligjor që e përcakton pozitën legale të tyre. Për rrethanën e dytë, ndaj mosnënshtrimit më vonë bindjeve të tyre, gjithmonë si instrument taktik i ekzekutimit ndëshkues, si inkuizitore ne emër të “sundimit të ligjit” është Gjykata Kushtetues e Kosovës.
Pas burgosjes dhe dënimit të fundit të Albin Kurtit, kjo si rrethanë, sipas Ligjit pozitiv për zgjedhje, atij, aktualisht i krijon pengesa formale jo aq të qarta interpretuese të kandidimi në zgjedhje, andaj, ka mundësi që si taktikë, nga ndërkombëtarët dhe disa parti konkurrente vendore, qëllimisht të heshtet dhe më vonë të shndërrohet në kërcënim dhe shantazh për mosbindjen eventuale të tij ndaj politikave të tyre. Edhe në këtë shqetësim timin serioz, si barazhesh relaksuese, dominohem nga njohja e karakterit të fortë të Albinit, dhe urtësisë së treguar të gjertanishme politike të kësaj lëvizjeje.
Adnan Abrashi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi