Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafë Rugova: Prishja e koalicionit

Shko poshtë

Mustafë Rugova: Prishja e koalicionit Empty Mustafë Rugova: Prishja e koalicionit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 17, 2010 11:09 pm

PRISHJA e KOALICIONIT

Nga Mustafë RUGOVA
LDK qe per nje kohe te gjate e kishte sfiduar pushtetin e atehershem te Serbise; partia qe brenda subjektit te saj kishte tubuar atdhetare te deshmuar per njezet vjet rresht; parti kjo qe deri sa ishte gjalle prisi i saj Ibrahim Rugova ishte flamurtare e te gjitha proceseve politike, kishte vendosur me ne fund te beje koalicion me partine e Hashim Thaçit; me njeriun qe kishte luftuar pa meshire dhe panderprere subjektin LDK. Me kete vendim, kjo parti jo vetem qe kishte humbur respektin te antaresia dhe simpatizantet e vet, por edhe me keq ajo, me nenshkrimin e kontrates me partine e Thaçit , kishte nenshkruar kapitullimin e saj politik dhe moral.
Berja e ketij koalicioni, edhepse qysh ne fillim dihej nga te gjithe, e dinin edhe fushat e malet, madje edhe zogjte në to, se ishte koalicioni me i panatyrshem, megjithate edhe mund te arsyetohej deri dikund, dhe ate vetem per nje fakt: ruajtja e unitetit nacional. Por, gjate ketij rrugetimi te perbashket, jo vetem qe nuk po ndertohej uniteti ne te mire te shtetit te Kosoves, por edhe ajo shtetesi e brishte, po behej edhe me e brishte!
Thaçi, si stalinist i thekur qe eshte, nuk e kishte qellimin te kultivoje raporte te mira me subjekte te tjera, aq me pak me LDK-ne por edhe nese kishte ndonje tendece te tille, ai keto i bente sa per sy e faqe. Qellimi i tij ishte krejt transparent (e kemi pare mbreme sa shume fliste per privatizimin e PTK-se, ka me dhene shpirt me merakun qe nuk ka mundur te vjele edhe disa dhjetra milion euro nga kjo kompani), qe te perfitoj sa me shume, pra ta rris bugjetin e tij privat.
Gjate kesaj qeverisjeje, pra gjat ketij mandati, bashkefajtore jane padyshim edhe ministrat e nominuar nga LDK. Me kete qeverisje Thaqi e kishte shfrytezuar ne maksimum inferioritetin e partnerit te koalicionit.
Fundi i ketij koalicioni nuk eshte fundi i botes ; nuk ka ndodhe hataja pse jane ndare dy subjekte, te cilat qe ne zanafillen e tyre kane qene te ndare. Tash shtrohet pyetja jetike: si do te duket harta politike pas zgjedhjeve te cialat jane te pashmangshme? Mendja ma thote se perderisa nuk vjen gjenerata e re per ta nderruar kete gjenerate politike, ndryshime serioze nuk do te kete, pra nuk do ti shohim ato ndryshime te cilat i deshiron secili qytetar i Kosoves.
Demi me i madh i prishjes se ketij koalicioni eshte se ne menyre krejt dinake po pengohet kthjellja e ujit te turbullt ne LDK, pra, ne interesin e Kosoves do te ishte, që se pari te mbahen zgjedhjet normale brenda LDK-se, te formohen strukturat e reja me njerez te rinj e te paperlyer dhe pastaj nga ky pozicion te mbahen zgjedhjet nacionale. Ne kete rast LDK, padyshim, do t’i fitonte zgjedhjet.
Sidoqofte, ditet ne vazhdim kane me qene me te mira se ato qe i kemi lene pas.
Dhashte Zoti qe Qeveri me Hashim Thaçin mos te kemi me kurre!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi