Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:Sa enigma!

Shko poshtë

Lediana Kapaj:Sa enigma! Empty Lediana Kapaj:Sa enigma!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 18, 2010 8:12 am

Lediana Kapaj:Sa enigma! 66622_162106770485871_118736901489525_474303_887745_n
Lediana Kapaj:Sa enigma! 60404_156177834412098_118736901489525_433108_4340740_n
Lediana Kapaj:Sa enigma!

Se kuptova pse vetë vargu,
kaq lëndueshem u shkrua,
e pranova zemrën time,
kur si skllave u gjunjezua,
gishtat pashë që po më dridheshin,
tek skalisnin jetë në letër,
sytë përlota e përhumbur.
Ndjenja dukej fort e tepërt!

Se kuptova kurrë lëndimin,
as dhe kur ndjenjën më zbehën,
përgojosur dashuria,
të mallkuarit seç e dehën
dhe pse shpirti më ish përflakur,
ngrohjen kthyen në acar,
mëkatare mu duk vetja.
E dënuar në "litar"!

Se kuptova fjalën vuajtje
dhe pse brengat më kish dhënë,
ëndërrova një botë tjetër,
ku me rrisnin babë e nënë,
mike shpresës seç u bëra,
vitet rrodhën dhe më kot!
Ah si qënka jeta mike,
plot enigma,si zgjidh dot!

© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi