Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Xani:EC E MOS U BËJ NERVOZ (I)

Shko poshtë

Halil Xani:EC E MOS U BËJ NERVOZ (I)  Empty Halil Xani:EC E MOS U BËJ NERVOZ (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 18, 2010 1:13 pm

Halil Xani:EC E MOS U BËJ NERVOZ (I)  66217_1658894196308_1355732799_31731899_6516478_n

Halil Xani:EC E MOS U BËJ NERVOZ (I)

(1996)

Ngritesh në mëngjes
Në banjo shkon
Kroi nuk pikon
Ec e mos u bëj nervoz?

Gjen pak ujë të djehit
Vë xhezvenë në shporet
Rryma ndalet mëkot pret.

Shkon për një dokument
Para zyrës në administratë
Rreshti është shumë i gjatë.

Në uniformë të larme
I huaji rendin mban
Shpeshherë edhe shanë.

Të vjen radha hyn brenda
Nëpunës i huaj të pret
Pa marka as nuk të flet.

Del në rrugë me veturë
Nga i huaji dënohesh
Nuk ke ku të ankohesh.

Lëshon televizorin
Në gjuhë të huaj të flet
Kështu qe gjashtë vjet.

Shtrihesh për të fjetur
Vonë cingëron telefoni
Të maltreton dikush i joni.

Pastaj të gjitha bashkë
Në ëndërr të përcjellin
Dhe gjumin ta nxjerrin
Ec e mos u bën nervoz?

Drenicë, 1996
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi