Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:VENDLINDJES SIME.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:VENDLINDJES SIME. Empty Kujtim Stojku:VENDLINDJES SIME.

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 18, 2010 8:12 pm

Kujtim Stojku:VENDLINDJES SIME. 66495_1413916711573_1342220805_997618_5527591_n

Kujtim Stojku:VENDLINDJES SIME. 45994_1357738907163_1342220805_878143_1249582_n
Kujtim Stojku:VENDLINDJES SIME.

Ja këtu m’ka rënë kryet, ku malet me krenari mbajn kryet përpjet’
Dhe unë tej për tej heq diametrin imagjinar zgripal
Poshtë maleve shtrihen fushat,lumenjtë e malet puthin retë
Dhe Drini i moçëm rrjedh furishëm me ujët si Kristal.

Sëbashku me ushtimën e Drinit që përzihet me britmat
E egra të luftëtarëve, ku ata nuk vdiqën të vetmuar
Ja ku dëgjohet dhe troku i kalit t’bardhë të Gjergjit
Duke ecur revan nga Drini,kalatë e zajet
Duke sjellë deri tek unë t’freskët rropamën historike.

Dhe këtë rropamë ma heq nga mendja kënga e bukur
E trishtilit,që rastësisht këndon n’mes betejash të egra
Dhe kjo këngë është e pa dukshme askush se ka kënduar
Drini i përgjakur, dhe të plagosurit në të etjen duke shuar.

Kthej kokën drejt qiellit shoh yjet me t’bukurin ndriçim
Atje n’mes planetesh është ngjyer pena ime mistike
Përkrenaren me kokë dhie ma sollën në vegim
Erdhi përmes shekujve,amanet perëndie.

Zhibroj n’mes labirinteve dhe skutave t’errta të historisë
Troku i kuajve, klithmat nëpër beteja më ndjekin pas
Ja ku janë fortesat dhe sot shkëlqejnë prej lavdisë
Dhe troku i kalit të Gjergjit, dhe tani ndihet nga larg.

Fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi