Nysret Ismajli: Infarkti i PDK-së
Faqja 1 e 1
Nysret Ismajli: Infarkti i PDK-së
Jepni dorëheqje se e prish imazhin e Kosovës
I n f a r k t i i P D K-s ë
Nga Nysret Ismajli
Kreu e PDK-së njëherësh kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi jo zyrtarisht kishte filluar fushatën elektorale, por fushata i mbeti në fyt me vendimin e LDK-së për prishje të koalicionit. Që nga dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga pozita e Presidentit të vendit, koalicioni PDK-LDK po bëhej gjithnjë e më me pak kuptim. Dorëheqja e Presidentit Sjdiu ndodhi në momentin që Gjykata Kushtetuese doli me qëndrimin e saj se Presidenti paska bërë shkelje Kushtetuese me mbajtjen e dy posteve, njërin prej të cilëve nuk e ushtroi që nga zgjedhja e tij në krye të shtetit. Veprimi i Presidentit Sejdiu u vlerësua shumë, sidomos nga ana e analistëve politik vendor e të huaj. Veprimi i Gjykatës Kushtetuese u mendua si i ngutshëm, ngase, ardhja e tij në krye të shtetit u bë në koordinim me zyrtarë vendor e ndërkombëtar.
A thua kush është shkelësi më i madh i Kushtetutës së Kosovës?
Ishte Kryeministri Thaçi që me të dy këmbët e shkeli këtë Kushtetutë për të disatën herë.
Të gjithë opinioni e di shumë mirë se Kryetari i Rahovecit z. Qazim Qeska kishte dhënë dorëheqje. Lideri i PDK-së njëherësh Kryeministër z. Hashim Thaçi e kishte detyruar që të kthehet në detyrë atë, madje në një prononcim të përbashkët para gazetarëve ishte kapur duke i pëshpëritur në vesh se çfarë duhet të fletë z. Qeska para gazetarëve. Në atë prononcim publik z. Qazim Qeska në fytyrën e tij dukej aq i trishtuar e shumë kujt ia kujton ndonjë film me personazhe të trishtuara nën kërcënimin e armës.
Ai si lider i PDK-së dhe Kryeministër, shumë herë ka ndikuar në keqfunksionimin e Kuvendit të Kosovës, kjo u dëshmua edhe në seancën e fundit kur ai u mundua që vjedhurazi të kalon Strategjinë e Qeverisë për Privatizimin e PTK-së. Në këtë seancë disa herë kërkoi nga deputetët ta votojnë këtë strategji duke u shfaqur në foltoren e Kuvendit. Deputetët tjerë ani pse kërkuan fjalën nuk e patën mundësin të dalin në foltore sepse këtë ua mohoi Kryetari i Kuvendit sigurisht ngaqë kishte presion nga lideri i tij. Ai e hodhi në votim këtë strategji edhe pse deputetët kishin filluar ta braktisin seancën. Ai u arsyetua se nuk i kishte parë deputetët që po dilnin nga Kuvendi, mbase për Jakup Krasniqin duken të vegjël deputetët sidomos kur para vetës ka liderin e tij të partisë. Kur ja shtojmë se ai tani është edhe ushtrues i detyrës së Presidentit të Kosovës, kush e di se si mund të ndjehet. Por për ne, vërtet ky nuk ka kapacitet për këto përgjegjësi kaq të larta shtetërore, sidomos kur krahasohet me Dr. Fatmir Sejdiun, të plasë e qeshura. Dr. Fatmir Sejdiu është i dëshmuar për udhëheqje, ndërsa për të kuptuar udhëheqjen e z. Krasniqit mjafton që një natë të vonshme ta shikoni INTERAKTIVIN në KTV duke u përqendruar në pjesën e oooops-it sepse tani është bërë personazh i kësaj rubrike me hutinë e tij.
z. Jakup Krasniqi i cili si u.d i Presidentit të Kosovës kishte shpallur datën e zgjedhjeve të parakohshme edhe pse partive parlamentare u kishte premtuar se do të ketë edhe një konsultim me ta. Sigurisht që ky nuk e kishte pyetur liderin e partisë i cili lë të kuptohet se e detyroi të vendosë për 13.02.2011. por duke e gabuar vitin ngase për të ky vit ka qenë viti i karrierës së tij si u.d i Presidentit por natyrisht duke numëruar ditët dhe duke u fotografuar në kolltukët e zyrës së tij të cilat do t’i mbeten në kujtesë si fotografi që duhet ruajtur në familje.
Kjo sipas mendimit tim ndodhi sepse z. Hashim Thaçi filloi fushatën e parakohshme elektorale duke e (keq)përdorur detyrën e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës. Vetëm pak orë para prishjes së koalicionit kryeministri kishte deklaruar se mësimdhënësve do t’ua rritë pagat për 50 % sikur që në fillim të këtij mandati qeverisës e kishte bërë të njëjtën gjë. Jo vetëm punëtorëve arsimor por ai pati paralajmëruar se të gjithëve do t’ua ngritë pagat pa përjashtime. Këto ishin premtime boshe dhe që mbetën dhe do të mbetën të tilla ngase Qeveria Thaçi e konsumoi këtë mandat, pa pasur një planë qeverisës.
Për Qeverinë Thaçi në diskutimet publike mbi analizat politike u tha se është më e korruptuara nga të gjitha Qeveritë e kaluara, madje këtë gjë e tha edhe raporti i progresit. Kjo Qeveri e shiti Kosovën për më pak se 1 miliard euro. Mbaroj ky mandat i Qeverisë Thaçi se edhe rrugët patën me i fut në privatizim.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi